Pas një fletërrufeje që Kunati u ka bërë deputetëve të vjetër të PD-së, të mbetur në partinë e Lulit, ka ardhur reagimi i Flamurit, që është prekur nga kjo fletërrufe.
Fletërrufeja kritikonte zonjën Tabaku, pse nuk i del në krah Salianjit, dhe Flamurin pse nuk i del në krah Gonit të Lulit nga Vlora.
Flamuri shkruan:
“Ti o zotëri që shkruan për mua dhe zonjën Tabaku, ke një problem të madh.
Po po, ta them unë ty.
E para e punës, ti më ke fyer mua rënd, duke më caktuar detyrën badigard i Gonit të Lulit.
Unë kam qenë ministër Rendi, po s’mund të bëhem badigard i Gonit.
Se nuk është puna se Gonin po e rreh njeri o zotëri.
Gonin po e tallin.
Mua më kanë tallë për vete gjithë kohën.
Ty tani të vjen inat që nuk më tallin më mua, po talllin Gonin.
Unë them shyqyr që ja arritëm kësaj dite, që të sillnit njerëz të rinj, të na zëvendësonin, ti ke hall pse nuk i japim përvojë brezit të ri.
Po ku ka nevojë për përvojë nga unë Goni, mor zotëri!
Ai që në seancën e pare më la në hije, e nuk merret më njeri me mua.
Natyrisht kjo nuk më bën xheloz mua.
Ky është vetëm problemi jot zotëri.
Mua nuk më vjen mirë që tallin Gonin, por natyrisht më vjen mirë që nuk më tallin mua.
Ti budalla me zor, më të madh se Gonin, nuk më bën dot.
Secili ka riskun e vet.
Të njëjtën gjë ke bërë dhe me zonjën Tabaku.
Biles ke fyer dhe zonjën Tabaku, dhe Salianjin, duke i caktuar badigard Salianjit, femrën më të bukur të grupit.
Po pse more zotëri, beson çdo llaf që dëgjon për Salianjin dhe i vendos badigarde femër!
Dhe mirë femër, por dhe më të bukurën që kemi.
Po pse, ça e di zonjën Tabaku ti, dado femrash, t’i marrë në mbrojtje?
Zoti Salianji nuk ka nevojë të mbrohet, pasi atë nuk e prek njeri me dorë, pasi mbrohet jo vetëm nga statusi i deputetit, por dhe për shkak të barazisë gjinore.
Edhe deputeti Ndreu thjeshtë e qortoi si fëmijë.
I tha “t’i këpus veshët, ty lepurush”, por ai e ka problem kur i thua lepurush dhe acarohet.
Me këtë si ke bërë, ke fyer Salianjin, Tabakun dhe atë burrin që ka caktuar zonjën Tabaku.
Salianji po ka bythë, të mbrohet vetë.
Burra pa bythë nuk mund të ketë në Komisionin e Sigurisë, se nuk ta run kush bythën tënde.”