Briken Çalja i katërti në Botërorin e peshëngritjes, vetëm një 1 kg e la jashtë podiumit

2 Dhjetor 2017, 11:40Sport TEMA

Briken Çalja nuk ka mundur që të futet në zonën e medaljeve në kampionatin botëror të peshëngritjes që po zhvillohet në SHBA.

Peshëngritësi shqiptar e mbylli në vendin e katërt në dygarësh me 318 kg të ngritura, duke qenë në të njëjtin pozicion në shkëputje me 142 kg të ngritura, ndërkohë që në shtytje u rendit në vendin e pestë me 185 kg të ngritura.

Vetëm një kg e ndanë peshëngritësin shqiptar nga zona e medaljeve, por ai ka bërë një prezantim dinjitoz.

Dje ka garuar edhe Evangjeli Veli, e cila u rendit e 8-a në botë, ndërsa sot pritet të konkurrojnë edhe Krenar Shoraj, Romela Begaj dhe Erkand Qerimaj. Ky i fundit është pretendent për t;u rikthyer me medalje në Shqipëri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje