Mbledhje te Kukësi, priten masa të forta nga presidenti Gjici

3 Dhjetor 2017, 10:21Sport TEMA

Humbja e djeshme në fushën e Skënderbeut, patjetër që do të ketë pasoja te Kukësi. Klubi verior mësohet se po zhvillon një mbledhje aktualisht në lidhje me situatën e fundit.

Masat janë të pashmangshme dhe të parët që do ta pësojnë janë futbollistët, të cilët pritet të ndëshkohen financiarisht.

Por mbetet për t’u parë vendimi i presidentit Safet Gjici për trajnerin Milinkoviç.

Pas humbjes me Partizanin, trajneri serb kishte besimin e presidentit, por tani duket se situata ndryshon.

Gjithsesi, duhet pritur për të mësuar se çfarë do të vendosë Gjici në lidhje me çështjen e stolit të Kukësit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje