Starova flet para nisjes së fazës përgatitore: Synojmë fitimin e Kupës, pres disa afrime

7 Janar 2018, 13:15Sport TEMA

Sot skuadra e Partizanit do të niset drejt Turqisë për fazën përgatitore që do të zhvillojë aty për pjesën e mbetur të sezonit.

Trajneri i kuq Sulejman Starova ka dhënë një prononcim për mediat duke folur për merkaton dhe lojtarët e mundshëm që do të afrohen në organikën e kuqe.

Faza përgatitore?

“Kemi nisur me kontrollin e testeve fizike dhe na rezulton se lojtarët kanë qenë seriozë në zbatimin e detyrave të lëna. Nesër nisemi për në Antalia ku do zhvillohet faza përgatitore. Presim të vijnë atje edhe lojtarë të tjerë dhe besoj se do të kompletohet skuadra për të përballuar pjesën tjetër të sezonit”.

Lojtarët në provë?

“Kemi një test këtu dhe do t’i shikojmë dhe pastaj do themi se çfarë do të ndodhë me ta, nëse vijnë në Turqi apo jo”.

Afrime të mundshme?

“E thashë që skuadra do pasurohet me lojtarë. Nisemi nesër, presim lojtarë të tjerë. Sigurisht presim edhe Lukasin që duhet të kishte ardhur, pasi ka firmosur kontratën dhe do të vijë. Pas fazës do shihet skuadra.

Po i presim të vijnë lojtarët, nuk thashë që ka mbaruar. I sjellin strukturat e klubit. Ka forma të ndryshme, kur ke kohën ta ndërtosh vetë skuadrën, por ka edhe formë tjetër, kur strukturat e klubit punojnë dhe ne i kemi këto personalitete. Presim lojtarë dhe shpresojmë që në të gjitha pozicionet ku kemi nevojë të vijnë lojtarë.”

Abazaj dhe Bregu?

Abazaj dhe Bregu janë kërkuar në verë, por tanimë i mori Skënderbeu. Starova e pranon që e kishin mundësinë t’i merrnin. E kishim mundësinë më parë dhe nuk e realizuam. Tani mendojmë për lojtarë të tjerë”.

Gjendja e skuadrës?

“Skuadra është kjo që shihni këtu, do vijohet të përforcohet. Do luajmë dy miqësore, me Kasimpasa dhe një tjetër, ndërsa për të tretën do vendosim duke parë dhe gjendjen.

Largimet e shumta?

“E kemi thënë që nuk është gjë e mirë, por është një fakt tani. Janë larguar 10-12 lojtarë. Ta nisësh sezonin me 10 lojtarë dhe të mos rezultojë njeri… Largimet në masë e dinë të gjithë që nuk janë të mira dhe nuk do koment kjo. Tashmë ka ndodhur dhe po mundohemi të bëjmë një skuadër kompetitive për të realizuar objektivat që kemi”.

Shtyrja e kampionatit?

“Duhet të niste, por kur klubet investojnë të shkojnë jashtë, po të niste shpejt nuk mund të bëhej kjo. Gabimin që bënë e korrigjuan, pasi nuk ka shans të fillojë kampionat me 20 kur klubet 5-6-7-8 janar nisen në fazë. Jemi të kënaqur që fillon me 27 janar”.

A rrezikon Partizani Evropën?

“Unë nuk mendoj të keqen. Nuk kam frikë, objektivat i kemi të palëvizshme, luftojmë për të hyrë në Europë, për Kupën e Shqipërisë dhe jemi optimistë”.

Shanset për titull?

“Ambiciet e klubit janë. Në kushtet që do eliminojmë gabimet, do ndodhë që tani. Skuadra ka dy detyra, të fitojë Kupën dhe kampionatin dhe për t’u paraqitur denjësisht në Europë. Këto objektiva nuk i lëvizin kësaj skuadre, mund t’i lëvizin një skuadre tjetër”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje