A do të mësojmë ndonjë gjë më shumë për Skënderbeun këtë vit apo do të përsërisim formulimet e përjetshme?

12 Janar 2018, 18:21Blog TEMA

Nga Artan Fuga

Epopeja e Skënderbeut na nderon si komb. Burra të zgjuar ata që e zgjuan nga kujtesa për të ndërtuar një shtet shqiptar e na dhënë identitet duke na quajtur stërnipër të Skënderbeut.

Jo të gjithë jemi stërnipër të tij, por ama një pjesë janë sigurisht. stërnipër të asaj kohe që nxorri Skënderbeun.

Nuk ishte kollaj për një bir feudali të vogël të kishte ndërgjegjen për të ikur nga oborri i Sulltanit në shekullin 15 dhe të vinte në vendlindjen e tij për të kërkuar pushtetin, autoritetin, pronën, reputacionin, legjitimitetin që mendonte se i takonte.

Duhej të kishe një ndërgjegje kombëtare, sado të shtrirë gjografikisht, që ta tërhiqte drejt kësaj aventure heroike sepse po të ishte për pushtet e pasuri në përgjithësi nuk besoj se do të ishte më mirë në Krujë sesa në Stamboll.

Prandaj nuk mendoj se sikurse pretendojnë stalinistët që ndërgjegja kombëtare shqiptare është e shekullit të 19-të. Ajo daton në po atë shekull si edhe në shekujt që sollën ndërgjegjen kombëtare te protestantizmi gjerman gati gjysëm shekulli a më shumë më pas, të epokës të Princit të Makiavelit, më pas te racionalizimit kartezian që Dekarti e shkruan në frëngjisht.

Me Skënderbeun ne kemi të drejtë të jemi poaq ndofta edhe më të hershëm si identitet kolektiv laik.

Pasi themi këtë, nuk mund të mos pranojmë se historia e Skënderbeut ka pësuar sigurisht influencat dogmatike dhe ideologjike staliniane të totalitarizmit. Ka qenë e mbushur edhe me influenca fiksione nga filmi sovjeti, si edhe nga shkrime pa referenca të dokumentuara, apo nga gojëdhëna që nuk dihet nëse i takojnë historiografisë apo folklorit.

Unë nuk jam i sigurt që para sesa të vdiste Skënderbeu u tha shkopinjtë të afërmëve të tij për t’i thyer. Gojëdhanë që do të doja të ishte e vërtetë.

Këtë vit të Skënderbeut a do të dijë historiografia jonë të paraqesi ndonjë prurje të re për këtë figurë legjendare dhe themeluese të ndërgjegjes sonë kombëtare apo do të përsërisë ato që janë stërthënë. Sepse historiografia totalitare e dogmatizoi figurën e Skënderbeut dhe kjo duket në një farë politizimi të jetës dhe veprës së tij, duke e shkëputur atë nga konteksti ku jetonte Shqipëria në atë kohë ose përpara tij.

Unë nuk e di nëse e ka thënë apo jo Skënderbeu shprehjen se lirinë nuk e solla unë atë e gjeta midis jush. Nuk e di. Por, di që këtë na e kanë treguar si modesti të tij. Kurse unë them se nuk është modesti, por është e vërtetë. Liria, pra ndjenja kombëtare duhet të kishte gëluar në atë kohë ose edhe më parë sigurisht më përpara,: ndofta një shekull a dy, mos më parë në kishat shqiptare, në njerëzit e mësuar në vend, në ndërgjegjen dhe krenarinë e fisnikëve të mëdhenj shqiptarë që notonin midis Bizantit dhe shteteve përtej Adriatikut.

Kur Pal Ëngjëlli thërret në arbërishte formulën e pagëzimit, pra e fut në Kishë – kjo nuk është shakà, por tregon se pas kësaj ka një popullsi që ka dëshirë ta dëgjojë fjalën e Zotit në gjuhën e vet. Kush kupton këtë duhet të kuptojë shumë.

Mundet që historianët dinë por ne publiku nuk dimë gjëra veç elementëve politikë që historiografia e politizuar totalitare na ka dhënë, ajo dhe shtrirjet e saj në të sotmen.

Kush e ushqeu Skënderbeun atje larg me dashurinë për vendlindjen e tij. Kishte vallë ndonjë mësues? Në çfarë rrugësh e mori këtë dashuri jeniçeri i famshëm?

Cfarë kulture gjeti në vendlindje dhe rreth e rrotull midis popullsisë, elitave por edhe popullit të gjerë.

Cfarë kuptimi kishte për marrëdhëniet me Zotin, pra si besonte, ku falej, çfarë formimi fetar kishte marrë dhe ku? Sa ishte besimtar dhe sa nuk ishte?

Cfarë kulturash bujqësore dhe artizanale kishin parardhësit tanë në atë kohë dhe në çfarë kuadri prodhonin? Nuk dihet se çfarë bëri ai në lidhjen me kontekstin ekonomik të vendit. Cfarë interesash kishte për të? Ku i prodhonin armët shqiptarët, lëndën që përdornin në beteja, si mjekoheshin, çfarë bestytnish kishin?

Si i mobilizonte, si i strukturonte ushtritë e tij, cilat ishin hierarkitë që përdorte?

Si ishte jeta e përditshme në kështjellën e tij, cfarë hante, si e zinte ditën, me çfarë vishej, cilat ishin ushqimet e tij të preferuara, ku e prodhonte verën që pine, por ai pinte?

Kishte hobi? Dilte për gjah?

Cfarë gjuhe fliste në kështjellë? Po me njerëzit e thjeshtë?

Si çdo fisnik a bënte gjyqe, a jepte drejtësi, bazuar në cilat ligje? Cilat kanune?

Cfarë këngësh këndoheshin për ta zbavitur?

Pa fund, pa fund njohuri.

Dikush mund të thotë:

Cfarë dashke ti, qiqra në hell. Jo, historiografia mesjetare europiane i trajton me shumë përparësi këto fusha. Mbretin, heroin, e sheh të lidhur me kulturën e vendit të tij, sheh në jetën e tij të përditshme jo gjithë ditën majë kalit.

Kurse historiografia totalitare ideologjike, fiksionet e frymëzuara prej saj, por edhe libra që më shumë janë romane sesa histori, gojëdhënat, më shumë japin prijësin që i shkëputur nga koha dhe vendi, si uragan i hypën kalit me 200 petrita dhe hap faqe të re për historinë. Më shumë krijohet imazhi i vetëtimës në qiell sesa i rrjedhës kohore të natyrshme.

Ja pra çfarë pyes veten: Do na japin ndonjë njohuri të re, apo përsëri një prijës betejash, në rrethim, me japmarrje me mbretëritë e vogla përtej Adriatikut dhe me papatin, mbi kalë që pret gjithë kohës koka turqish osmanë?

A do na e japin njeriun, shoqërinë, që ta forcojmë atë që dihet, të pakundërshtueshmen, që Skënderbeu është krenaria e identitetit tonë aq të ligtjshëm?

7 komente në “A do të mësojmë ndonjë gjë më shumë për Skënderbeun këtë vit apo do të përsërisim formulimet e përjetshme?”

  1. Koba says:

    E ndyen Skenderbeun kur flet Ti per TE .Mor legen Llamarine.As nuk je i Fushes se historise po nuk je as i Shqiptarise .Je Kelysh i Darovitur nga Sali Krimineli.Ai te beri Akademik .Po per cfare je Akademik ???

  2. ZANAT-E MALEVE says:

    I Nderuari Artan Fuga:..Po si nuk u “Lodhe” mor Burre i Dheut..dhe na u Ktheve ne nje Tema qe eshte shume e “Dashur” per ANAL-Istin…Lubonja(Luboten) nje Spiune i Ndyre qe Shiti edhe Babane e tije…po si mor Burre i Dheut na “Harrove” edhe “VEPREN -MADHORE” dhe “Historike” te Muc-Mu-Nanos????
    I Nderuar Z.Fuga….ka edhe shume nga ata qe na Behen “Patriote” dhe jane “Patriote” te UDB-se dhe Asfalise Greke qe hane Buken e “Qorrave-Shqipetare”..qe do te VJELLIN HELMIN E RADHES KUNDER SKENDERBEUT TONE…ME MIRE TE THEMI KUNDER GJERGJIT TONE TE MADHE….do te Vjellin aq keq sa do te Ndyjne veten e tyre:TE NDOTUR NGA LIGESIA ;ZILIA..DHE POSHTERSIA….por ne funde te Fundit..perseri nuk DO TEARRIJNE DOTE AS TE “TOPET E KALIT” TE TE MADHIT GJERGJ….
    Meso i Nderuar Artan…:NE GJEMANI NJE TURKE(KOLEG-PUNE) ME THOTE SE SKENDERBEU ISHTE “TRADHETARE I TURQISE….I THASHE::TRADHETARE ESHTE AI QE TRADHETON ATDHEUN E VETE..dhe SEKENDERBEU Nuke kishte per ATDHE TURQINE POR ARBEERIN(Shqipen e sotme)PA KEQKUPTIME ME THOTE TURKU..keshtu e kemi Mesuar ne Shkolle…..RESPEKTOJ Sinqeritetin e Turkut…POR A KANE LANGOT si Lubonja apo Muc Nano Sinqeritet???RESPEKT..per Gjergjin e madhe..DHE FATE I MADHE QE NE SHQIPETARET QE KEMI MBETUR SHQIPETARE..kemi nje Hero te tille::LOL

  3. Skenderi says:

    Jam i kenaqur me shkrimin e sotem.
    Shpesh here je kerkues dhe i deshperuar.
    Me shume kerkohet nga Ju mendim per zgjidhjen e problemeve sesa evidentim i thate i tyre.
    F.l.m

  4. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane identiteti i Turqise ne Shqiperi , Evrope e me gjere..........'' says:

    e mor Gjergj i Madh si erdhi dita,kush e mendonte se sterniperit e dobicave te sulltan Muratit[Xhufa,Fuga,Zike sumqiri,zhaku bithshqyeri apo emigranti lyps ne Athine etj..] do te ”thurrnin” istorine tende,dyshimin mbi ”shqiptarine” tende madje pafytyresia e tyre arrin der aty sa te quajne veten e tyre ”birazer” dhe pasardhes tendin!!!!
    dhe cilet,ata qe de facto jane pasardhes te dobicave te sulltan Muratit………..!

  5. pena says:

    Sakte z Fuga. Te gjithe presim dicka te re e cilesore per Kastriotin/Historianet tani duhet te mos fleneEshte topi ne fushen e tyre.Te heshtin ijnorantet e dallkauket.

  6. betixho says:

    E lexova me shumë ëndje këtë material të profesor Fugës.Më pëlqeu shumë se si ishte futur në endjen aqë shumë të dësheruar të seicilit për ta parë jetën e heroit tonë ashtu natyrshëm,të thjeshtë e të lidhur me faktorët e kohës së tij,popullin,sjelljet,kulturën,zakonet,traditat, besimin,mitet e tyre,herojtë që ata kishin si adhurim e udhërrëfyes.
    Jemi shumë të etur për të parë si në ekran jetën e asaj kohe për ta kuptuar-siç thotë Fuga-shoqërinë e asaj kohe.
    Natyrisht,këjo atmosferë historike e kohës së Skenderbeut dhe para tij,për ne është shumë e dashur,mbasi për fatin tonë të madh,për fatin e madh të popullit e të Shqipërisë,janë ezauruar dhe i disponojmë tërësinë e veprës madhore gjigande të Luftëtarit tonë të lavdishëm Gjergj Kastriotit Skënderbeut,pra gjithë korpusin e veprës së tij të madhe,frut i punës së madhe të historianëve Shqiptarë që nga biografi i tij i madh Marin Barletit e mbrojtja e Frang Bardhit e deri te kurora studimore e heroit nga Aleks Buda,si edhe gjithë studiuesit e tjerë të mëdhenj të huaj e shqiptarë deri te veprat e Thëngjillit,Frashërit,Shmidit,Plasarit,Kules etj.
    Pra,disponojmë veprën e madhe të tij falë biografëve,historianëve dhe studiuesve të tij,pra atë vepër që ka rrezatuar qysh në kohën e tij dhe bën dritë edhe sot me rreth 1200 vepra shkruar për TË që nga Filipinet e deri te Longfellow në Amerikë,prandaj zoti Fuga ka të drejtë të kërkojë edhe më shumë në ato këndvështrime që Ai me shumë inteligjencë i ka trajtuar aty.
    Pa tjetër Profesori i kërkon këto në kuadrin e VITIT TË SKËNDERBEUT,dhe ndoshta me artikullin e tij qaset në formë kritike ndaj Akademisë së Shkencave e cila ndodhet në reformim e sipër.
    Profesor faleminderit,unë po i lexoj për së dyti e së treti tematikat që ju evidentoni.Më ke futur në një meditim shumë të këndshëm.

  7. Pellazgos says:

    Kini degjuar a lexuar ndonje Sulltan me emer Vasil apo Xhorxh?
    Kini degjuar apo lexuar ndonje figure udheheqese te kombit Kinez me emrin Ibrahim?
    Kini degjuar dhe lexuar ndonjehere ne Perandorine Greke te Bizantit Orthodhoks te kete emra Xhorxh,Gjergj,Bill,apo Xhon?
    Epo atehere pse duhet dikush “inteligjent” te besoje qe Iskander Beu te quhej Gjergj?
    Dhe pse duhej te pranonte “kombi shqipetare” te “nderohet” “Heroi i Tyre” me nje titull si Iskander beu ga nje pushtues,vrases,perdhunimesh,marje pengjesh?
    Jam plotesisht i sigurte qe po te qe Kastriotis i gjalle nuk do donte ta quanin Skenderbeu,se akoma degjohen klithmat dhe lotet e nenave qe u mirnin feminte dhe shpirtin e tyre ne Anatoli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje