Vllaznia, Gjoka mbyll merkaton: Jam i kënaqur me afrimet

16 Janar 2018, 16:49Sport TEMA

Merkato e Vllaznisë mund të quhet e mbyllur me katër afrimet e bëra gjatë ditëve të para të janarit.

Tekniku Gjoka dhe drejtuesit e klubit kishin premtuar afrime cilësore dhe një sulmues e tre mbrojtës duket se janë të duhurit.

Një gjë të tillë e ka pohuar edhe vetë tekniku Gjoka, si në daljen e tij para mediave, por edhe në bashkëbisedimin që ka bërë me tifozët.

“Mund të them se kaq janë mundësitë tona dhe falënderoj shumë presidenten Ademi që ka bërë maksimumin për të na afruar lojtarë gjatë merkatos, por nuk është çudi që deri në fund të ketë edhe ndonjë futbollist tjetër. Megjithatë, ne mendojmë që kemi bërë maksimumin.

Mendimi im për të gjithë afrimet e bëra është pozitiv. Me përjashtim deri diku të Berishës, pjesa tjetër e njeh mjaft mirë Superioren, si dhe janë përshtatur mirë. Ky është mendimi im për të gjithë. Jam i kënaqur nga këto afrime”, ka thënë trajneri Gjoka.

Me sa duket, tani pakkush te skuadra shkodrane e ka mendjen te merkatoja. Të gjithë e kanë mendjen tek ajo që ato do të japin për të dalë ky emër sa më shpejt nga kriza.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje