A njihni ndonjë kopshtar për t’u punësuar në Ambasadën amerikane? Ja ofertat e partive

23 Janar 2018, 19:47Antena TEMA

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka postuar një njoftim, ku thotë se ka nevojë për një kopshtar, dhe paraqet kushtet që duhet të plotësojë.

Për këtë, ka caktuar dhe një ditë për të dëgjuar kandidatët.

Pas njoftimit të Ambasadës së SHBA, kanë reaguar partitë kryesore në vend.

Edi Rama: Qeveria ka ngritur portalin e kopshtarëve dhe aty gjithë kopshtarët që konkurrojnë, duhet të plotësojnë kriteret e përcaktuara me ligj, që janë më të forta se ato të Ambasadës amerikane.

Ndaj mendoj se Ambasada duhet të aplikonte në portalin e qeverisë.

Lulzim Basha: Gjithë konkurset për punësime janë fallco.

I tillë besoj se është dhe ky konkurs, përderisa ambasadori Lu nuk ka folur kundër konkurseve të qeverisë.

Pamvarësisht kësaj, ne do të dërgojmë si kandidat Enon me dy n, pasi mendojmë se i plotëson të gjitha kriteret.

Tit Vasili: Mendoj se publikimi i njoftimit në këto kohë, është një cinizëm i radhës i ambasadorit Lu, ndaj LSI.

Në kohën kur ne po mobilizojmë njerëz për protesta kundër papunësisë në vend, ai tenton të shuajë frymën e protestës, duke hapur vende pune për kopshtarë.

Dhe të mendosh që ne kemi shumicën e kërkesave për vende të tilla pune si parti, kuptohet lehtë se kundër kujt drejtohet ky konkurs.

Sidoqoftë, i bëjmë thirrje presidentit Trump, të monitorojë situatën dhe t’i japë LSI-së kuotën që i takon në punësimet në Ambasadën amerikane, pasi raporti nuk është respektuar.

Shpëtim Idrizi: Në traditën e tyre, çamët janë shquar për biznesmenë dhe tregtarë, dhe jo kopshtarë.

Por tani, meqë jemi të papunë, dhe mund të aplikojmë, pasi çamët e Dibrës dhe çamët e Elbasanit, kanë bërë dhe punë të tilla.

Dash Shehi: Nuk o punë e keqe kjo e kopshtarit, por në Ambasadën amerikane të pëlcet buza, se sa herë të hysh e të dalësh nga bahçja, do kontrollohesh në skaner.

Se ajo punë e ka lezetin që kur lodhesh, ulesh e pi një pikë raki aty buzë trëndafilit, po aty s’të lënë të marrësh as ujë me vete.

Agron Duka: Në fakt, Ambasada duhet t’i drejtohej Partisë Agrare Ambientaliste për një kandidat, pasi ne e mbulojmë atë sektor, por me sa duket ambasadori Lu, mban qëndrim politik, pasi i nxorra sms-të që më kërcënoi kur nuk doja të votoja reformën.

Megjithatë ne do aplikojmë, me kusht që kandidati të mos kalojë në veting, pasi boll po vuajmë ne kryetarët, nuk kanë faj dhe anëtarët.

2 komente në “A njihni ndonjë kopshtar për t’u punësuar në Ambasadën amerikane? Ja ofertat e partive”

  1. Dikur, ne kohen tone, per ndonjerin qe ishte impotent, i thuhej nga shoket e punes, qe te vinte ne pune, ne oren 9.00, mbasi ne te tjeret, nga ora 7.00 deri me 9.00, tallim koqet, ti koqe nuk ke, prandaj tebtakon te vish ne pune ne oren 9.00.Keshtu edhe puna e ketije shkrimi.

    1. Edkari says:

      Ambasada Amerikane ka nevoje vetem per 2 persona
      .njeri te jete ambasador i mirefillte e tjetri duhet peshkatar.
      I iku koha afatit qe dha amerikanoaziatiku Lu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje