Gazetari serb provokon Ramën

24 Janar 2018, 21:45Politika TEMA

Në një intervistë për mediat serbe dhënë gjatë qëndrimit në samitin e Davosit në Zvicër, kryeministri Rama është provokuar nga një gazetar serb, i cili u shpreh se Serbia është më pranë BE-së se Shqipëria.

Rama nuk e ka mohuar këtë, duke e konsideruar një “garë të dobishme”, por ka kujtuar se Beogradi duhet të njohë Kosovën.

“Është një proces i bazuar tek merita dhe ndërsa flasim Serbia është më përpara. Serbia tashmë është duke negociuar dhe ne jemi duke pritur me padurim të nisim negociatat këtë vit. Por është një garë e shëndetshme, le të themi.

Po. Ne duam shumë të kemi një ecuri shumë më të shpejtë, le të themi, dhe pse jo të jemi thjesht në të njëjtën pozitë në të ardhmen dhe pse jo të hyjmë në BE së bashku, me presupozimin që Serbia të njohë Kosovën” , tha Rama.

Rama është pyetur edhe mbi fjalimin që pritet të mbajë presidenti amerikan Donald Tramp në këtë samit.

“Po. Po pres me kuriozitet të dëgjoj Presidentin dhe jam shumë shpresëplotë që, përsëri, ajo çfarë thashë për Europën është e njëjtë për SHBA-në, janë dy aleatët e mëdhenj strategjikë të Shqipërisë, por janë dy faktorë të mëdhenj, unë mendoj, në të gjithë rajonin.

Është shumë e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë të luajnë një rol strategjik në rajonin tonë, si edhe shtetet vetë të ecin drejt një të ardhmeje më të mirë” , tha Rama.(TemA)

8 komente në “Gazetari serb provokon Ramën”

  1. sunitet po bejne ''shtet''...........allah uakbar! says:

    hahahaha,eh mer gjatosh nuk do te te zere gjumi nga ato qe do te thote Trump……………Turkey dhe Albanistani ”miq” te Amerikes,kshq po nuk u pranoi Evropa ,dera amerikone eshte e hapur per ju,merabah cok gyzel!

    1. freee says:

      kur sunitet benin shtet ne Greqi ato greckat perdridheshin tek oborret e jenicerve dhe pollen greket e sotem.

  2. vang says:

    Donte te kruhej gazetari serb dhe te mburret se Serbia eshte para Shqiperise?? Dakort po dardha e ka bishtin prapa.

  3. Serbia ne BE Shqiperia pas Afganistanit says:

    Nuk diskutohet qe gazetari serb ka shume te drejte.Po PASKA QENE budall qe eshte marre me Kapter Ramiun

  4. Kellira says:

    Ai e provokoi por Rama nuk e rruajti fare

  5. shvejku says:

    Ku e shikoni ju provokimin e gazetarit serb?
    Gjykim fshataresk e jo profesional!
    Boll me tituj bombastike qe me pas dalin mashtrues vetem per te fituar klikime sa me shume!

  6. mom says:

    E ku ishte provokimi ketu?! Qe Serbia eshte para nesh, eshte fakt. Deri diku (gjysme-)fakt eshte edhe qe Serbia duhet te njohi Kosoven per tu futur ne BE. Nuk ka pse provokohet njeri!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje