Trajneri i Kamzës, Ramadan Ndreu, ka folur pas suksesit që skuadra e tij mori në fushën e saj kundër Laçit me rezultatin 3-1.
Ndreu u shpreh se në takimet e fundit ekipi pati eufori, por gjatë fazës përgatitore u punua që diçka e tillë të ndryshonte.
“Kemi marrë një trepikësh të rëndësishëm, që mendoj se do të na krijojë stabilitet në vazhdimësi. Ishte një ndeshje e mirë për ne. Shyqyr që ra gongu dhe na mundësi për rikuperimin e forcave tona gjatë përgatitjeve dimërore.
Që të them të vërtetën, ne ndeshjet e fundit patëm eufori, ku pas rezultateve pozitive erdhi edhe ajo fryrje. Punuam në fazën përgatitore dhe u bëmë të ditur lojtarëve se fitohet vetëm duke luajtur me dëshirë.
Merkatoja e dimrit është e varfër, por kemi marrë një lojtar nga Mali i Zi dhe ardhja e tij do të na ndihmojë shumë për mbrojtjen në vazhdim”, tha Ndreu. (TemA)