Ylli i Hollivudit, Angelina Jolie, njëherësh e dërguar speciale e Kombeve të Bashkuara për refugjatë, ka thënë se shfrytëzimi i dhunimit si “mjet lufte” nuk duhet të pranohet dhe ka kërkuar që NATO-ja ta merr udhëheqjen në zmbrapsjen e krimeve kundër grave në zonat e konflikteve.
Aktorja Jolie ka folur së bashku me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, pas bisedimeve të sotme me të në selinë e aleancës perëndimore ushtarake në Bruksel.
“Ne sot kemi folur për rolin potencial të NATO-s në ndihmën e krijimit të përgjegjësisë më të madhe globale dhe zmbrapjes nga krimet kundër femrave në zonat e luftës, për ta shtuar përfaqësimin e grave në ushtritë dhe për ta forcuar stërvitjen dhe doktrinën për ta bërë NATO-n lider global ushtarak në këtë fushë”, tha Angelina Jolie.
“Dhuna kundër grave dhe fëmijëve, veçanërisht dhuna seksuale, është një veçori në rritje e konfliktit dhe epasigurisë në gjithë botën”, tha Jolie dhe ka shtuar se “akoma, përdorimi i dhunimit si mjet lufte ishte shikuar si një ngjarje e paevitueshme e konfliktit dhe si krim më i vogël dhe problem shumë i vështirë ose shumë i dhimbshëm për shoqëritë për ta diskutuar”.
Jolie dhe Stoltenberg thanë se ata mund ta vizitojnë Afganistanin për të diskutuar për çështjen e abuzimit seksual të vajzave dhe djemve në këtë vend të shkatërruar nga lufta.(REL)
Sa per te qeshur. Sa vjet ka Afganistani ne lufte?! Dhe bota s’e pushon dot luften! Pa lere qe do veri ne hudut abuzimin seksual me ato shallvare qe humbet dhe njeriu brenda.