Një ish-polic në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është dënuar me 14 vite burg nga Gjykata e Bruklin si pjesëmarrës në një organizatë kriminale që shantazhonte bizneset në Queens, Nju Jork.
Ai është Besnik Llakatura 38 vjeç, ish-oficer policie në SHBA me origjinë shqiptare, raporton TV Klan.
Në vitin 2013, Llakatura ishte oficer aktiv në zonën e Staten Island.
Njëkohësisht ai ishte anëtar edhe i një grupi kriminal, që drejtohej nga një tjetër shqiptar, Redinel Dervishaj.
Ky grup kriminal u vendoste gjoba bizneseve duke i shantazhuar dhe kërcënuar.
Ish-polici Besnik Llakatura shantazhonte biznesmenë, duke i detyruar të paguanin mijëra dollarë në muaj.
Në dhjetor të vitit 2015, Llakatura pranoi fajësinë në Gjykatë dhe u shkarkua nga Departamenti i Policisë së Nju Jorkut.
Ai tha para hetuesve se drejtuesi i grupit kriminal, Redinel Dervishaj ishte një person i rrezikshëm dhe kishte lidhje me krimin e organizuar shqiptar.
Sipas avokatëve të Besnik Llakaturës, 38-vjeçari bëri gabim të madh duke u bashkuar me organizatën e Redinel Dervishaj, vëllai i të cilit, Plaurent Dervishaj, është një person në arratisje dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli dhe autoritetet amerikane.
Ndërkohë, marsin e vitit të kaluar një gjykatë federale amerikane dënoi me 57 vite burg Redinel Dervishajn dhe me 18 vite burg një anëtar të bandës të tij, Denis Nikolla.
Bravo Amerika.
Krenar … por te dhjere deri ne qirje !!!!!! Keta jane biznesmene te suksesshem qe na nderojne e na bejne krenar per te qene shkepetare !!!!!
dervish malluta-ky polici dhe zotria jote, nuk perfaqesojne shqiptaret. Si cdo shtepi qe ka nje hale, edhe ca si juve jeni haleja jone.
Shumica e shqiptareve, kudo qe jetojne, punojne me nder dhe respektojne ligjet e vendeve qe i kane pranuar.
Ta shikojm ket policin e famshem kur te shkoj mbrapa hekurave,ka bo baba cun,mister Tayron will put him lipstick.
sunit gjaxor,edhe m’Amerik u rrite por perseri bisht qeni mbete……………!
hahahahahahahahahahha
Nuk e kuptoj si shqiptaret shkojne e jetojne ne Queens,Bronx,Brooklyn. Atje ku eshte nje xhungel e vertet. Kur Amerika ka 50 shtete dhe mijera qytete.
Ca kerkimij nderkombetar,Lentini e keni ne Durres rrugeve…
Edhe ne Amerike Shqiptarve gjete ti vini gjobe o rrace e ndyre.Pse nuk ja u mba bytha te mereni me te tjere o shkerdhata frikacake.