Grigja heton pemën gjenealogjike të dinastisë Balliu

1 Maj 2018, 20:25Antena TEMA

Pas deklaratave të forta të Faros, që dinastia Balliu është e vjetër në politikë dhe i biri i tij, është i fundmi i kësaj dinastie elitare, Grigja e mori seriozisht studimin e pemës gjenealogjike të Ballinjëve në politikë, për të kuptuar.

Sipas studimit në fjalë, rezulton se i pari I Ballinjëve që është marrë me politikë, ka qenë në një nga çetat e Mokrës në vitin 1913.

Meqë situata ishte e paqartë dhe çeta nuk dinte me kë të bëhej, pasi në Mokër herë kalonin austriakët, herë serbët, herë italianët e herë grekët, çeta vendosi të shkonte nga shkonte ai i pari, dhe nga kjo  ngeli emri Balliu, ngaqë ishte në ballë të çetës.

Pastaj i dyti i Ballinjëve u bë xhandar i Zogut.

Ai dilte një herë në muaj në krahinë në Mokër dhe mblidhte taksat dhe ushqime.

Pastaj doli Maro Mokra që nuk paguante taksa dhe ja numëroi në ballë.

Kjo e forcoi më shumë mbiemrin Balliu.

Pas luftës, një tjetër Balli u bë kapter në ushtri, meqë e kishte amanet këtë punën e të qenit në ballë.

Këtë e vunë në krye të një toge prapavije.

Dhe ky merrej zakonisht me ushqime, veshëmbathje dhe higjenën e reparteve.

Gjatë gjithë jetës së tij, ishte i pari që thirrej sa herë komandantëve u duhej ndonjë ushqim apo veshembathje, dhe ndaj e mbrojti mbiemrin Balliu.

Pastaj erdhi radha e Fahros.

Ai arriti që brenda një kohe rekord të bëhej gazetar tek “Zëri i Popullit” dhe mik i Hekuran Isait.

Në asnjë rast, nuk kishte ndodhur në fisin Balliu që një Balli të ishte mik i më të madhit të policisë dhe sigurimit.

Më pas u lidh dhe me sekretarët e parë dhe Byronë Politike, dhe brenda pesë vitesh nga kjo miqësi, ai arriti ta rrëzonte komunizmin, pasi ju mërzit dhe vetë komunistëve.

Balliu i fundit është djali.

Zakonisht Ballinjtë shkatërrojnë partitë nga brenda, ndaj edhe ky shpreson që brenda katër vitesh të bëjë me PD-në, atë që bëri babai i tij me Partinë e Punës.

E gjithë kjo e bindi Grigjën pse këta e kanë mbiemrin Balliu dhe po ja shpjegonte këtë si zbulim ish- deputetit Ruli.

-Nuk besoj që e kanë nga kjo, i tha ish- deputeti Ruli.

Më shumë  ka shanse që u thonë Balliu, se e kanë të shkruar budallallëkun në ballë.

4 komente në “Grigja heton pemën gjenealogjike të dinastisë Balliu”

  1. Thanasi qe ta plasi says:

    ha ha ha Fariu pjestar i fisnikerise shqiptare. Fahri bytha nga Mokra. Po te pakten thuaj qe jam nga ndonje fshat fushor e jo andej nga ha pula shkemb se atje as gure nuk ka

  2. Frok Martini says:

    Po shikoje suratin e patates me vrug dhe vleresoje, po kete smund ta beje kurva e PD dhe mafiozi majmun shimpanze ruli.

  3. Visari says:

    nuk eshte faji i Balliut,por i Bashes e ka marre si mision mbi supe ta shkatrroje plotsisht PD.

  4. fariu says:

    Vetëm një gjë nuk ka hetuar Grida: Fis Agai apo Harbuti është ky Farua?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje