Nga
Mero Baze
Procesi i Vettingut i cili po nxjerr nga sistemi një numur të konsiderueshëm gjyqtarësh dhe prokurorësh, është i bazuar mbi tre elementë themelorë, kontrollin e pasurisë, edukimin dhe kontrollin e integritetit profesonal, që nënkupton mënyrën se si ke gjykuar dhe je sjellur në sistem këto vite.
Rezultatet edhe kështu impresionuese të Vettingut, duket se po mbështeten më shumë tek kontrolli i pasurisë dhe fare pak, ose aspak, tek dy elementët e tjerë që janë shumë të rëndësishëm në figurën e një njeriu të drejtësisë. Sidomos pjesa e integritetit profesional dhe mënyrës se si ai ka gjykuar.
Të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e rrëzuar deri tani, në fakt janë rrëzuar vetëm nga deklarata e pasurisë edhe ajo, jo aq shumë e hetuar, por më shumë e lexuar nga Inspektorati i Deklarimit të Pasurisë.
Nuk ka dyshim që ne kemi gjyqtarë të pasur dhe prokurorë akoma më të pasur, dhe se të ardhurat dhe pasuria e tyre reale nuk është fare ajo që figuron në letra. Fakti që edhe ajo që figuron ka probleme, do të thotë që ata, as për letrat nuk kanë bërë kujdes.
Por një reformë reale në sistemine drejtësisë, do të kishte shumë herë më tepër besueshmëri sikur të skualifikuarit të ishin nga radhët e atyre që kanë pasur probleme me proceset e gjykuara. Kjo mbi të gjitha për shumë nga proceset politike të zhvilluara në vite dhe që janë një nga frymëzimet e shoqërisë shqiptare kundër sistemit drejtësisë.
Fjala vjen gjyqtarët që kanë gjykuar dhe mbyllur dosjen e “21 Janarit” edhe sikur të jenë asketë dhe të rrojnë me rrogën e shtetit, nuk duhet të jenë në sistem, pasi janë bashkëpunëtorë të një krimi shtetëror. Gjyqtarët që mbyllën “Gërdecin” si aksident teknologjik dhe “nuk gjetën” as faksin e të birit të kryeministrit, as lutjet e Ministrit të Drejtësisë që ta shikonte “Memon” para se të firmosej, as 42 hyrje-daljet në muaj, tek ministri i Mbrojtjes, ata që mbyllën me procedure çështjen e Fatmir Mediut e Lulzim Bashës dhe të tjera histori të dukshme politike, natyrisht që për para pasurisë duhet t’u hetohet integriteti profesional. Ata që liruan trafikantë droge nga Turqia pasi kishin bërë kërdinë me gjyqe politike, ata që pasi shërbenin politikisht si në rastin e zgjedhjeve të vjedhura në Tiranë, pastaj kishin leje të bëheshin milionerë, duhen gjykuar pa diskutim si gjyqtarë e prokurorë pa integritet para se të gjykohen si njerëz të pasur.
Skualifikimet e deritanshme përveç një rasti dënimi në Itali, bazohen tek statistika të thata pasurie bazuar vetëm mbi mospërputhje nga disa grafikë shterpë që injorojnë realisht dinamizmin e pasurimit informal të shqiptarëve në vite. Ky ndëshkim, edhe pse është brenda ligjit, duket si shumë rrugë e thjeshtë dhe e përciptë për të reformuar sistemin. Është pak a shumë si në rastin e Al Kapones që e dënuan për pak dollarë taksa, ndërkohë që kishte vrarë me dhjetra njerëz.
Gjyqtarët dhe prokurorët tanë, nuk i kanë fshehur gjurmët si Al Kapone. Ata janë si Saliu, që vret dhe mburret që ka vrarë. Dhe ata janë mburrur për ato gjyqe që kanë bërë, pasi për shkak të atyre, pastaj kanë pasur leje të bëhen miliarderë. Por jo miliarderë si në ato letrat pa mendje që kanë dorzuar në ILKPDI. Ata kanë më shumë se aq, shumë here më shumë se aq, por nuk do t’ia vlente t’i ndëshkoje vetëm për ato, por më shumë për arsyet, pse u lanë të bëhen milionerë. U lanë se shërbyen dhe duhen spastruar në radhë të parë si shërbëtorë të pushteteve dhe jo të drejtësisë.
Mire po vetingu vazhdon ne tr
Po e dini cbejne tani keta qe jane ne pune ende?
E kane shumefishuar dajakun per popullin 10 fisb
Jo Mero kush ka kohë ti shqyrtojë vendimet e gjyqeve që kanë bëre ata. Nuk përfundon vetingu 10 vite ashtu. Pasuria e pajustifikuar tregon mjaft për integritetin e tyre dhe merr kohë më pak. Pas pastrimit të drejtësisë mund të akuzohen prap për bashkëpunimin me politikën ose krimin.
Shume e drejte kjo qe thoni .do te nevojetet nje faze e dyte me te mbijetuarit ..nje me e ngadalshme e me e kujdeshme
Kërkohet shpejtësi. Me pasurinë e kanë më kollaj, se ka qenë dhe është një ILDKPI. Edhe të tjerat dihen por drejtësia bëhet me dokumente. Duhen kaluar dosjet një e nga një dhe jo vetëm për ata që dyshohen, por për të gjithë trupën e gjyqtarëve e prokurorëve. Dihet që ka edhe të paaftë dhe mund të jenë të varfër. Dhe këta në një kohë të dytë duhet të largohen. Duhet pranuar dhe besuar tek ajo që thuhet rëndom: “shteti kur do e zë lepurin me qere”!
Edrejt
Po Salin Ramen Meten a je dakord ti Mero i pa varuri qe te kalojne ne veting?Apo vetem per Saliun je dakird ti.Je bere fare i pa besushem,me keq se Fari Balliu.
Kush i ngre keto pretendime, synon moskryerjen e pastrimit te drejtesise. Integriteti Moral dhe profesional Jane madhesi relative, te diskutueshme dhe qe kerkojne kohe teper teper te gjate, Cka e degjenoron procesin. Deklarimi i rreme i pasurise, mosmbulimi i shpenzimeve me te ardhurat ligjore, te ardhurat per te cilat NUK Jane paguar tatimet etj. Jane Fakte qe nuk Lene vend per diskutim dhe Jane te barasvlefshem per te gjithe trupen e drejtesise.
Mero e shkele flamurin e kuq. Pasuria tregon gjithecka. Edhe sikur te dije ligjet te gjitha permendesh, kur nuk i zbaton per te marre rushfet, anen profesionale e ke pertoke.
Nuk ka lidhje fare analiza jote sot as me integritetin moral dhe aq me pak me profesionalizmin.
Mero teorikisht drejt, praktikisht emergjenca e reformimit te drejtesise e ben te pamundur.Mbas vetingut duhet ngritur nje organ special i hetimit per te bere kete pune.
MERO ! ATA QE PROJEKTUAN REFORMEN NE PALLATIN E DREJTESISE SHQIPTARE I NJOHIN MIRE FORMIMIN DHE MENTALITETIN E SHQIPTAREVE NDAJ KANE SHUME KUJDES PER MOS TE CELIN PPROBLEME , KESHTU ME MIRE TJA U MBESHTJELLIN KEMBET DHE FYTIN ME ZULLUMET PASURORE. PASTAJ DISA NGA ATO QE PERMEND MUND TE JENE PLANIFIKUAR PER TU GJYKUAR. ME TEJ DUHET TE KUPTOJNE TE GJITHE QE REFORMEN NE DREJTESI NUK KA ASNJE INSTITUCION TE CFAR DO LLOJI TA NDALOJ . AJO E KA TEJKALUAR TASHME VARTESIN E SHQIPTAREVE DHE SHIHET SI NJE REFORME E VECANTE SPECIALE GLOBALE
Z.Mero e kuptojme merakun tend por do te ishte me mire qe te permendje emrat qe bene ato gjykime skandaloze.Permendja e emrave do ta bente publikun vigjilent por do te ishte dhe nje kujtese per ata qe bejne reformen qe cdo mbyllje hesapesh per keta gjyqtare e prokurore do te ngrere nje furtune ne shtyp dhe ne opinionin publik shqiptar. Politikanet shqiptare mendojne se populli shqiptar harron shpejt.Permendja e emrave te gjyqtareve e prokuroreve qe bene qe te deshtojne gjykimet per dosjet e bujshme qe ju permendni eshte nje borxh qe shtypi e ka me popullin shqiptar.
A ka Kodi Penal nene qe denojne fallsifikimin dhe fshehjen e dokumentave ose te ardhurave? Madje ne rastin e gjyqtareve, keto veprime jane me kriminale se tek nje subjekt biznesi. Perse nuk ka penalizime per gjyqtaret qe kane shitur drejtesine me para duke mashtruar shtetin dhe popullin e tyre? Shteti, kur ka dashur ka arresuar qytetare qe kane kryer kundravajtje te thjeshta dhe jo me pasoja per te gjithe shoqerine. Perse nuk zbatohet Ligji edhe per gjyqtaret apo politikanet mashtrues? Mire do ishte qe Meroja te na jepte ndonje pergjigje per keto pyetje.
undefined
Jam dakort Meron në kte rast. Por kam dhe diçka tjetër, ktu problemi është vetëm me i thon të kapa apo si esht puna, kur e kap, pse nuk i sekuestron pasurin e ber me vjedhje me anë të korrupsionit, po ata ikin nga puna qef o qef o qerrata dhe shkojn gezojn gjen e vjedhur. Ata nuk kanë më nevoj për pun.kjo ska asnjë kuptim.
Per mendimin tim,nuk eshte e nevojshme te zgjaten kur mjafton vetem ky fakt per ti larguar nga drejtesia ! Por do te sugjeroja qe DSIK-u duhet ti analizoje keta gjyqtare (qofte per pasurine,qofte per vendimet e dhena) qe nga momenti kur atyre u ka rene shorti per te gjykuar bose krimi e politike e deri kur kane dhene vendimin,sa u eshte shtuar pasuria,ne cfare kompanish jane bere aksionere gjate kesaj periudhe.Ky do te ishte nje argument i mire ligjor per ti gjykuar ne te ardhmen e per konfiskimin e pasurise se paligjeshme.
Unë mendoj se sekuestrimi i pasurive të pa justifikuara është një “akt i detyrueshëm “ nëse bëhet proçes verifikimi serioz. Siç Po bëhet tani nënkupton se ke vjedhur shumë dhe ne è dimë, por ti largohu tani. Kur një person ka vjedhur, duhet me deimos të kthejë çfarë ka vjedhur, pastaj të shkarkohet nga detyra.
Nderkohe qe Mero shkruan artikuj Saliu vendos rekorde ne not dhe ne ecje. Besoj kjo tregon se sa i stresuar eshte Saliu dhe se sa shume po e rruan. Tallni sumen me miletin dhe mire e beni deri sa shkalla mesatare e inteligjences se popullit tone krahasohet me ate te majmunit me debil. Ate qe i ka bere pushtimi 500 vjecar osman dhe 45 vjecari komunist karakterit, identitetit dhe ndergjegjes tone si popull nuk i ka bere askush ndonje popullit tjeter ne bote. Kalimi direkt nga feudalizem anakronik ne diktaturen e Verit shtypi dhe zhduku dhe ate pak ndergjegje te lire qe kishte ngelur, do duhen disa breza qe mentaliteti te ndryshoje dhe ku individi te mendoje lirisht dhe jo ti injektohet mendimi. Nje sistem mund te ndryshoje brenda nates por ndergjegjia kolektive dhe mentaliteti do breza te tere per tu ndryshuar dhe mendje te ndritura per te ushqyer kete ndryshim.