Për një debat real për “Lojrat e Fatit”

1 Gusht 2018, 18:53Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Presidenti është përfshirë në një debat ose të keqkuptuar, ose të sponsorizuar me shumicën lidhur me një ndryshim në ligjin për të ardhurat tatimore që vijnë prej lojrave të fatit.

Presidenti ka kthyer ligjin në Kuvend, pasi sipas tij ndryshimi ul të ardhurat nga Lojrat e Fatit, ndërkohë që në të vërtet ligji rrit të ardhurat nga Lojrat e Fatit, pasi është bërë për të unifikuar nivelin e tatimit të Lojrave të Fatit,  që sipas ligjit të vitit 2015, është 15 për qind dhe mbetet aq, me atë të Llotarisë Kombëtare  që deri më sot e ka pasur 10 për qind dhe i bëhet 15 për qind.

Spekulimi ose keqkuptimi i arsyetimit të Presidentit, niset nga interpretimi që ai i bën tatimit mbi fitimin, bazuar mbi xhiron ose fitimin bruto. Presidenti mendon se tani tatimi mbi fitimin duhet të jetë mbi “xhiron totale”, dhe jo mbi “fitimin bruto”. Fitimi bruto llogaritet duke zbritur shumën e fituar nga lojtarët, nga shuma totale e luajtur prej tyre.

Në fakt tatimi mbi fitimin është pikërisht tatimi mbi fitimin dhe fitim quhet diferenca mes asaj që luajnë lojtarët dhe asaj që ata fitojnë. Ndonjëherë është shumë i madh në favor të kazinove ndonjëherë më i vogël, por ai është fitim, pasi ai biznes mbi atë mekanizëm fati ndërtohet.

Ligji ekzistues i Lojrave të Fatit në nenin 52 të tij në pikën 2, e përcakton qartë që gjithë lojrat e fatit tatohen 15 për qind. Deri tani Llotaria Kombëtare e trajtuar me ligj të veçantë tatohej 10 për qind dhe asaj po i rritet në 15 për qind.

Kaq është e gjithë historia. Nuk ka ulje të tatimeve mbi Lojrat e Fatit, por ka unifikim të tyre.

Ulje të tatimit ka pasur në vitin 2015. Në kohën e qeverisë “Berisha” bastet sportive tatoheshin 25 për qind, por ndërkohë që miratohej ligji më 2015, një nisëm e ndërmarrë kryesisht nga LSI në krye të së cilës qëndonte Presidenti aktual, ndikuan që basteve sportive t’u ulej tatimi në 15 për qind, për shkak të lobimit të një kompanie të madhe bastesh sportive pranë tyre.

Prej atëhere nuk ka më ndryshim ligji. Ajo ka qenë ulja e fundit e tatimeve që është bërë për to. Ky është një rregullim kozmetik për të unifikuar tatimet, duke ja rritur rritur nivelin e  tatimit “Llotarisë Kombëtare”.

Nga ana tjetër, siç e kanë theksuar në këtë debat jo vetëm aktorë të shumicës si deputeti Erion Braçe, por dhe ish Ministri i Drejtësisë Manjani, Presidenti nuk ka tagër të kthejë ligje duke bërë arsyetime fiskale, edhe pse në këtë rast ato janë të keqkuptuara si të ulura, pasi në fakt janë të ngritura. Presidenti është garant i Kushtetutës dhe Ligji barazon palët në treg dhe bazohet pikërisht tek parimi kushtetues i barazisë para ligjit, i të gjithëve.

Por ajo që ka alarmante Shqipëria, është situata e papërgjegjshme me legjislacionin për Lojrat e Fatit. Ligji i vitit 2015 zgjidh në mënyrë të drejtë transparente dhe të unifikuar tatimin e Lojrave të Fatit, por krijon një konfuzion të plotë mbi të ardhmen e tyre. Sipas ligjit afati i zbatimit të të cilit u shty dy vjet, Lojrat e Fatit do mbeten vetëm në hotele me pesë yje, ndërkohë që ne akoma nuk kemi asnjë hotel me pesë yje. Më 31 dhjetor ky ligj hyn në fuqi dhe mbyll “de facto” Lojrat e Fatit, ose shpërndan ato në hotele, të cilat ne do të bëjmë sikur do t’i quajme me pesë yje.

Urgjente është që Parlamenti, PD dhe PS, të ulen për një rregullim konsesual të ligjit, jo duke pasur parasysh fate kompanish, por rregullimin përfundimtar të tyre, përshtatjen me perspektivën e turizmit dhe mbetjen e lekëve në tregun shqiptar.

Për këtë duhet debat real. Ky i sotmi është ose keqkuptim i Presidentit, apo këshilltarëve të tij, ose ndonjë lobim që përdoret për propogandë politike. E vërteta e hidhur e Lojrave të Fatit, është se ato nuk janë as në mëshirë të fatit, as në mëshirë të qeverisë, por në dorë të atyre që diktojnë shpesh herë fatin e qeverisë.

 

 

13 komente në “Për një debat real për “Lojrat e Fatit””

    1. ben says:

      E si mos te mungonte dhe ligji per lehtesi fiskale te kumarait nga rilindja????
      Qe ne 2013 deri sot pikat e lojrave te fatit ne shqiperi jane 2 deri 3 fishuar.
      Ne cdo rrugice lagjeje qe ka pasur 1 lloto sot ka te Pakten 2.
      A e di rilindja qe kur vjen puna e taksave per te rjepur njerezit krahasohet me europen dhe boten ndersa taksat e kumarit I ka 2 deri 3 fish me te ulta se europa?????
      Nese berisha taksen e kumarit e kishte 25% dhe ne 2015 rilindja e uli ne 15% sepse nderhyri ilir meta, sot qe ilir meten nuk e ka ne qeveri dhe parlament PSE rilindja nuk e rit prape taksen ta beje sa e ka gjithe bota?????????????????
      Nje bande meret me
      Droge
      Prostituta
      Grabitje
      Vjedhje
      Kumar
      Ku ndryshon rilindja nga 1 bande ordinere???????

  1. tjetri says:

    Mero Djali! Nuk e kam lexuar ligjin per lojrat e fatit por ne nje pike duhet te jesh me i qarte.
    Nese ligji i vjeter ka qene 10 apo 15 % tatim mbi Xhiron, dhe ky i riu na qenka bere 15% mbi fitimin, athere edhe niveli 8-vjeçar e kupton se kemi te bejme me ulje tatimi. Nese i vjetri ishte 10% mbi fitimin (jo Xhiron) athere jemi me rritje. CILI VARIANT ESHTE?

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Nuk kam pare ndonjehere nje opozite kaq destruktive sa kjo. Ka pothuajse 6 vjet dhe nuk eshte ulur per nje ligj. Asgje. Kane bere nul gjithshka. C’fare te ardhme administrate dhe parlamentare do te ndertoj ky person (qesharaku) ?!?! Ky akoma me Mulra e me Pamela do bej kabinet ne te ardhmen ?!?! Ky ato figura te reja qe ka eshte, njeri del me peshk sa eshte vet si idjot dhe tjetri ben komente jasht realitetit (I biri I babait).. Ku ka ky njerez te diplomuar pervec nga koha e komunizmit deputet atje ?!?! Ata qe ka I ka me dipllome “Kristali”.. Te pallogjikshem te komunikojne te qete pa te share pa te nderprere. Sikur I flet nje muri dhe nuk kane frymen e bashkepunimit duke Rama u shprehur hapur per bashkepunim. Jane te papergjegjshem qe te ulen dhe te kene nje plan per dicka. Ne rastin konkret kete te Lorjrave te Fatit. Ulen, thone: Ju vidhni !! Cohen dhe ikin. Paguhen gjithashtu me fal. Ky qesharak e ka frymen e bashkunimit per mireqenien e popullit apo vetem: Droge, Narkotik, Narkoshtet.. Mos thuaj narkoshtet o kapsoll por pushtet. Shtetin s’ta ka kap Rama por nderkombetaret. Ka te huaj aty qe degjojn c’do proces kur vjen puna tek Vettingu. Nuk flet njehere per nje propozim. Je KryeOpozitar.. Ke dale ti ndonjehere me ndonje propozim per c’faredolloj gjeje ???? ASGJE !! Kur nuk krijon, atehere bashkepuno qe te te duhet dhe ty per eksperience o qyp me lakra.. S’do behesh KURRE kryeminister po nuk bashkepunove.. Ke per ta pare, prit se do te vij … Cohu dhe kalo Ligjin e Magjistratures sepse populli s’ka per te votuar kurre biles do biesh (at the bottom) dhe nga nje parti e deshtuar sic jeni katandisur, do perfundoni ne shoqate.. Bej marreveshje per Ligjin e Vetingut dhe do shpetosh partine.. Garant.. O democrat, p’se heshtni ku jeni ?!?!

  3. Alban Dega says:

    JO SHQIPERISE DEMOKAZINO !

    – Stop lojerave vrastare te fatit . !

    – Profecia e Shefqet Verlacit

    – Hallall gjiri i nenes Z. President !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Presidenti i Shqiperise Zoti Ilir Meta nuk dekretoi nje ligj ala demokazino te qeverise shqiptare .
    Nje vendim plotesisht i drejte dhe nje argumentim i shkelqyer ligjor nga Presidenti Ilir Meta !
    Rritje taksash dhe kontroll strike per keto hiena te ndyra!
    Mbyllini sa me pare pa vrare per se gjalli me mijera familje, gra e femije dhe vete viktimat e kesaj Mafia qe sponsorizohet nga djalli a nga kushdo qofte !
    Stop !
    Sipas te dhenave jo te plota te shtypit rreth 11 veta kane kryer vetvrasje ne keto 7 muajt e fundit, qe pervec parate dhe fatit ua kane rrembyer edhe trurin dhe jeten viktimave te tyre !
    Te mos e kthejme edhe Shqiperine ne nje Demokazino !
    Lojrat e fatit jane lojerat e Djallit vet!
    Stop !
    Demokazino eshte nje fjale qe po e perdori per here te pare publikisht ashtu sic kam perdorur fjalen demokrature dhe Salikraci qysh ketu e 24- 25 vjet me pare!
    Por ka vite qe e perdor me shoke e miq !
    Lojerat e fatit jane vetvrasje jo vetem per viktimat por edhe per familjet e pafajshme, per prinderit, per grate dhe per femijet, per vellazerinee tyre !
    Pse ?
    Po ju sjell profecine shqiptarit me te pasur ne vitet 20-40 te shekullit te kaluar Shefqet Verlacit !
    Djali i tij shkon per studime te larta ne Itali, natyrisht i shoqeruar nga truproja dhe kujdestari i tij…
    Vitin e pare shkelqen ne mesime e gjithcka …. I jati krenohet me birin e tij …
    Ne fund te vitit te dyte kujdestari i tij informon Shefqetin se ishte shume mire po jo si ne vitin e pare !
    Kur e pyet per aresyen e renies, kujdestari i thote se ka filluar te merret me femra dhe i ka lene pasdore mesimet ! Hajt se i ri eshte dhe i riu si veriu !
    Vitin e trete bie ne pikiate!
    Pervec femrave kishte filluar te pinte ! I jati shqetesohet por e justifikon perseri me moshen !
    Ne prag te fundvitit te fundit, kujdestari njofton Verlacin se i biri rrezikonte te mbetej ne provime… !
    Shefqeti e pyet ate se cila ishte aresyeja e kesaj dekadence, renie te rende !
    – Vallahi Bej, djali ka filluar kumarin dhe ka harruar mesimet !
    – Ah i mjeri une … Paskam mbetur pa kete djale… thote Verlaci.
    Therret keshilltarin e tij dhe i thote pergatit nje lajmerim vdekjeje se Shefqet Verlacit i ka vdekur ky djale … Ka marre rrugen e dreqit dhe nuk ka kush cfare ti beje!
    Ky eshte kumari, lojerat vrastare te fatit , lojerat e djallit !
    Kjo eshte demokazinoja qe eshte kthyer ne nje epidemi boterore!
    Nese per mbare Boten eshte nje fatkeqesi, per nje vend te Vogel e te varfer si Shqiperia eshte nje tragjedi!
    Demokazinoja eshte piramida me e ndyre, me djallezore, me rrenuese me grabitqare per miliarda njerez ne mbare Boten!
    Eshte nje ves qe ua kalon edhe kokaines heroines dhe duhanit te marra se bashku.
    Eshte djalli vet …
    Larg nesh !
    Stop Shqiperise demokazino !

  4. @autori says:

    Si shume jane te merakosur per fitimet dhe xhirot (bruto apo neto) te lojrave te fatit, duke qare hallin e pronareve te tyre qe po varferohen dita dites… Qofte Mero i gazetes, apo Erjoni i parlamentit. Pse nuk thoni qe Lojrat e fatit jane nje nga semundjet me te rrezikshme te shoqerise shqiptare? U premtua edhe neper fushata elektorale se do mbylleshin, por ndodhi e kunderta. Tani ne vend qe te rriten masat shtrenguese per aktivitetin e tyre te demshem, pesha fiskale lehtesohet gjoja me unifikimin sipas ligjit. Por ligjin e kane bere ata qe perfitojne prej tyre dhe ai nuk eshte ligj kushtetues. Neqoftese ligjvenesit e sotem (perfshire Erionin) merakosen per popullin qe i ka zgjedhur, le ta ndryshojne ligjin duke i vecuar lojrat e fatit sikurse veprohet edhe gjetiu me alkolet e duhanin, apo sendet e luksit dhe mbyllet kjo histori.

  5. Albert says:

    Z. Mero, le te jap nje shembull te thjesht qe edhe ju te kuptoni qe po ulet barra fiskale per kompanite e lojrave te fatit. Ose me fjale te thjeshta ata qe fitojne me shume do paguajne me pak taksa gje qe eshte komplet ne kundershtim me sloganin e fushates elektorate te PS.

    Me ligjin e vjeter:

    Supozojme qe kompanija e lojrave te fatit ka vetem nje lorjtar dhe ky lojtar luan nje shume prej 100,000 mije leke te reja nga kjo loje le te supozojme qe lojtari humbet 50,000. Tatimi qe do duhej te paguante kompanija e lojrave te fatit me kete ligj do ishte: 15% * 100,000= 15,000.

    Me ligjin e ri:

    Duke qene se tatimi propozohet te llogaritet mbi fitimi dhe jo mbi xhiron sic eshte aktualisht e parashikuar me ligjin e vjeter, tatimi qe duhet te paguaj kompanija e lojrave te fatit do ishte: 15% * (100,000 – 50,000) = 7,500.

    Sic mund te vihet re qartesish me ligjin e ri bara fiskale per kompanite e bastit ulet ne menyre te ndjeshme dhe ne rasin e marre si shembull ulem me 50%.

    Gjithe te mirat

  6. Taci says:

    Ke degjeneru komplet o mero bytha,je gati te hash dhe mu..qe te paguesh nga rilindja,ben ekonomistin e ne fakt je nje urith (gjeolog)e kurr nuk shkruajte per kete tem,je bajga me e ndyr e gazetaris.

  7. Vlonjati says:

    O rrocka qe mendoni dhe komentoni ketu duke i kujtuar Mero kurves qe e ka gabim, qe i ka bere llogarite gabim, se nuk eshte ashtu sic thote ai po eshte ashtu sic thoni ju!!! Merua e ka kuptuar shume mire ligjin dhe e kupton qe ky ligj i ri i ul barren fiskale lojrave te fatit, por duke qene nje nga plerat e shumta qe i ben gojore Rilindjes, mundohet ta paraqese kthimin e ligjit nga ana e presidentit si nje keqkuptim te ketij te fundit ose e keshilltareve te tij, ose si nje lobim te nje kompanie qe nuk i thuhet emri se pastaj vjen Ariu qires dhe i i qi ne byth te gjithe ata qe ja permendin emrin. E verteta eshte qe barra fiskale per lojrat e fatit ulet pa fund sepse tjeter eshte te tatosh tjetrin mbi xhiron dhe tjeter ta tatosh mbi fitimin. Por nese kazinoja fillon dhe thote nuk fitoj me po jam duke dale me humbje, gje te cilen e kane bere shume kompani ne shqiperi perpara dhe vazhdojne ta bejne, ca do i tatosh pastaj??? Pidhin e plakes se Meros apo te atij Kurves qe kemi per Kryeminister??? Pra me mire eshte te tatosh xhiron, dhe me 25%, dhe pastaj le te deklaroj humbje subjekti sa ti teket. Dhe tjetra, qe Mero fshatari nuk e permend, ky ligj eshte kryekeput iniciative e PS!!! Mos harroni se cfare tha topja kryeminister kur u pyet nga gazetaret se si ka mundesi qe nuk po mbyllen lojrat e fatit por po shtohen. Dhe pergjigja ishte qe: Une, – tha kryeministri, u bera minorance brenda partise time sepse u ngrit nje grup qe mendonte ndryshe nga une dhe une mbeta ne minorance. Pra, shkurt, mos na cani karin se ata qe dije paguanin te Saliu sot do paguajne te mua dhe do tatohen me pak se sa i tatonte Saliu. Natyrish qe ketu do perfitoje dhe Mero kurva, prandaj ben dhe nga keto artikuj sikur gjoja ka nje lesh e li ketu me lojrat e fatit qe ligji i ri mundohet ta zgjidhe!!!

  8. Kellira says:

    Mero ke harru me shkrujt editorial per raportin e DASH. S’po e dhjet dot me duket!

  9. al paci says:

    Mero pse nuk e trajton tamam kete teme. Shiko ligjet ne evrop si i tatojn keto lojra qe po kthehen ne dram per familjet shqiptare. Evropa mero i taton nga 25 perqinde ne disa vend dhe deri ne 40 perqinde ne disa te tjera, dhe tatimi eshte per xhiron dhe jo per fitimin. Se marazhi i fitimit ne kumare eshte 80 perqinde te xhiros. Mero duhet ta dishe qe eshte droga me e forte qe eshte ne trege tani ne shqiperi dhe emrin e ka ku ti mare. Behu me serjoze ne kete teme.

  10. Ilo says:

    Nuk behet fjale thjesht te ligji pasi taksat mblidhen edhe me ligjin aktual,problemi qendron td vendet ku do licesohen ata pasi nuk mund nje basti sportiv ik ne nje hotel me 5 yjepasi puna e pare nje llotari sportive rri ne lagje dhe jo ne hotel,e dyta si mund ta peeballoj koston nje llotari sportive ne nje hotel kur dihen qerate e ketyre hotelee.

  11. Enkel says:

    Po si ka mundesi qe je kaq legen o mero, per 50 mije Euro te shkolles se djalit, shkruan artikuj pro qeverise papushim, pe pak me shume do lesh edhe bythen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje