PSG në sulm, ofertë 100 milionë stërlina për yllin e Totenhemit

26 Gusht 2018, 12:18Sport TEMA

Drejtuesit e PSG-së nuk duan ta mbyllin këtë merkato vere pa bërë një goditje të madhe dhe ideja e fundit e tyre është për të sjellë në ekipi njërin  nga lojtarët më të mirë të Premier League, edhe pse do të jetë shumë e vështirë.

“Sunday Express” shkruan se klubi nga Parisi është gati t’i ofrojë 100 milionë stërlina Totenhemit për danezin Kristian Eriksen, një mesfushor i kërkuar gjatë merkatos edhe nga Barcelona.

Operacioni duket i vështirë për vetë faktin se Totenhemi nuk bleu asnjë lojtarë këtë verë, megjithatë shifra e ofruar nga francezët duket vërtet joshëse, pasi bëhet fjalë për më shumë se 100 milionë euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje