Jari shpjegon se emigrantët që shajnë Lulin dhe Doktorin tek protesta, janë të shitur

29 Dhjetor 2018, 18:41Antena TEMA

Shpresat e Jarit që protesta e emigrantëve do t’i jepte dërmën e fundit qeverisë së krimit dhe të drogës, morën një goditje të fortë mbrëmë dhe sot në drekë.

Më shumë se numri i vogël i pjesmarrësve, atë e shqetësonte gjuha e oratorëve që merrnin fjalën.

“Po si nuk harroi njeri pa sharrë dhe PD-në, duke e futur në një thes me qeverinë, xhanëm”, mendoi dhe i nevrikosur, nisi të shkruajë mesazhin e mëposhtëm:

“Të nderuar demokratë, Jari ju sqaron!

Këta emigrantët që kanë ardhur nga Londra dhe vende të tjera gjoja për të protestuar kundër Edi Ramës, qenkan ca maskarenj të shitur.

Mbrëmë i durova se nisën të shanin vetëm Lulin, dhe mendova se e bëjnë qëllimisht, që të duken të depolitizuar, si studentët.

Por sot në drekë më iku truri fare se njëri prej tyre nisi të shante mbarë e prapë Doktorin.

Po më shumë inat më vjen me ata “trimat” e Xhelalit nga Kamza, që kishin ardhur në protestë gjoja si emigrantë.

Çfarë demokratësh mund të jenë ata që i lejojnë vetes të shahet në sy të tyre Doktori?

Unë isha gati të çohesha vetë e të shkoja në shesh që të përleshesha me ata faqezinj, me gjithë problemet fizike që kam.

Por e kam vendosur të flas me Lulin, që nesër të dërgojë atje Florenc Hoxhën, atij që i thërrasin “gishtëpreri”, se është edhe dita e fundit e protestës, dhe ajo mbahet mend.

Dhe le të guxojnë ata të flasin prapë keq për Lulin dhe Doktorin pastaj, por do ta pësojnë njësoj si Muç Nano në vitin 2004, që shkoi tek protesta e “Mjaft-it” dhe nisi të shajë Fatos Nanon dhe Sali Berishën.

Por Muçi atëherë shpëtoi vetëm me fishkëllima, kurse këta emigrantët e meritojnë një të rrahur të mirë, se ai “gishtëpreri” ka shumë dorë, si për të goditur, ashtu edhe për të vjedhur.

Është e kotë të lodhemi, sepse nuk na ecën fare me këto protestat.

Duhet t’i themi Lulit që të kthehet në zanatin e vet, të bëjë ndonjë pazar, se vetëm aty ka rendiment dhe nuk i ngatërron shifrat.

Me atë rast, bëjmë edhe ndonjë amnisti me qeverinë, që ata të mos na përmendin më ndërtimet pa leje në taracën e 2 pallateve të Lulit, kurse ne të mos dërgojmë më demokratë nëpër protesta.

Mos u dekurajoni, se në janar do të nisim prapë revolucionin dhe do të fitojmë si gjithmonë.

I juaji, Jari!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje