Jari gjen rreziqe politike, tek urimi I Këshilltarit Lulit për Krishtlindje

25 Dhjetor 2018, 19:56Antena TEMA

Sot këshilltari i Lulit për shtypin postoi një urim, ku theksonte se Krishti ishte një emigrant pa letra, i cili u tradhtua nga më i besuari.

Këtë status e kopjoi dhe nje deputete e PD, dhe pastaj u bë virale.

Por Jarit nuk ju duk kaq e thjeshtë kjo gjë:

“Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron!

Kjo figura që ka dashur të krijojë zëdhënësi i Lulit për Krishtin, duhet pare me kujdes, se mund të keqkuptohet.

Dikush mendon se ky Krishti është Doktori, që do tradhtohet nga më i besuari i vet.

Pastaj ai do torturohet, gjykohet dhe vritet po nga të vetët.

Kjo është shumë provokative dhe mund të keqkuptohet.

Unë nuk mendoja se Luli do eci në rrugën e Judës dhe as që këshilltari i tij ka parë ndonjë shenjë konkrete, por statuse të tilla të pastudiuara mund të krijojnë pështjellime dhe të nxisin debate të kota.

Për këtë arsye unë i kam pasur të thjeshta statuset e mia si president për Krishtilindje.

Një here ngatërrova ngjalljen me ringjalljen, dhe më bën namin, pasi ringjallja festohet për Pashkë, kurse ngjallja për Krishtlindje.

Ndaj duhet bërë kujdes me statuse të tilla, të mos provokojnë dyshime të kota tek besnikëria e Lulit ndaj Doktorit.

Me këtë rast do t’i rekomandoja si urim diçka më gazmore dhe më të thjeshtë, që unë e kam pas përdor në urimet e mia.

Pë shembull, urimi im i pare si president për Vit të Ri ka qenë i thjeshtë dhe gazmor:

“Shi, shi, o baba-shi, ku ke qenë gjer tani?

Presin arat plot me grurë, presin pyjet plot me drurë,

presin rrugët plot kamionë, presin qiejt plot avionë,

presin lulet, trëndafilat, jaseminët, karafilat,

presin rosat edhe patat,

sqepkuqet, qafëgjatat.

Gëzuar Vitin e Ri!”

Për këtë më akuzuan se ishte shumë idiot, por të paktën keqkuptime me Doktorin nuk krijova.

Ndaj bëj thirrje që duhet pasur kujdes me urime të tilla.”

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje