Jari shpjegon se Endri Hasa është Avni Rustemi i Partisë Demokratike

20 Dhjetor 2018, 19:11Antena TEMA

Jari sot u ngrit me një ndjenjë ankthi, që vinte nga pasiguria për protestën madhështore para Parlamentit, e cila do të gërshetohej me rezistencën nga brenda të Lulit dhe Doktorit.

Meraku i tij i vetëm ishte se mos ndoshta aksioni sipas taktikës së Skënderbeut kur turqit rrethuan Krujën, nuk do të kishte sukses, dhe njerëzit do të kuptonin që opozita po kthehej në Parlament për të shpëtuar mandatet e saj.

Kjo duhej shmangur me çdo kusht.

Lajmet e para që erdhën nga seanca e cuan në qiell entuziasmin e Jarit, i cili pa humbur kohë nisi të shkruajë mesazhin e mëposhtëm:

“Të nderuar demokratë. Jari ju sqaron!

Opozita sot arriti fitoren më të madhe në këto 29 vjet pluralizëm, kur qëlloi me vezë kryeministrin e drogës dhe të krimit, mu në mes të sallës së Kuvendit të Shqipërisë.

Vrasja e Esad Pashës në Paris nuk ka qenë asgjë para kësaj që ndodhi sot në Tiranë.

Një djalosh i shëndoshë nga Elbasani, që ka ndjekur Lulin këmba- këmbës që kur zbriti nga avioni në vitin 2005, u shndërrua sot në një Avni Rustemi të kombit tonë në kohërat moderne.

Historia do të shkruajë gjatë për Endri Hasën, i cili qëllimisht nuk kishte folur kurrë në parlament përpara se të merrte vendimin heroik për të qëlluar me vezë armikun më të betuar të popullit shqiptar, Noriegën e mafias dhe të krimit.

Se ai donte  që populli ta mbante mend vetëm për këtë akt madhor, e për asgjë tjetër.

Por ajo që bëri Endri Hasa për studentët nuk është gjë fare para sakrificës që bëri sot për popullin shqiptar Luli.

Ai rrezikoi që të nxirrte jashtë përdorimit xhupin e tij “Zegna”, sepse mori përsipër që të strehonte brenda tij dy vezët që u përdorën për të qëlluar mbi Edi Ramën.

Zoti e shpërbleftë për këtë heroizëm të padëgjuar më parë dhe jam i sigurt se domokratët nuk do ta harrojnë kurrë këtë që bëri për ta.

Ndërkohë, të mos harrojmë se ngjarja kryesore që na shqetëson ne nuk është protesta e studentëve, dhe as ajo tjetra tek Unaza e Re.

Regjimi diktatorial i Edi Ramës kapi dje përfundimisht drejtësinë, sepse emëroi në krye të KLP kunatin e ndrikullës Mimi Kodheli.

Atyre ndërkombatrëve dhe armiqve të partisë sonë që thonë se çfarë lidhje ka ai me Partinë Socialiste dhe me Edi Ramën, u themi se nuk mund të na hedhin kurrë hi syve.

Sepse ne e dimë shumë mirë çdo të thotë të jesh kunat.

Të jesh kunat do të thotë që nga dita e parë që është marrë me politikë dhe deri tani, që po flasim, të rrish pas kunatit, siç i ka ndodhur Lulit.

Po ashtu, i bie që ky kunati i Mimit të ketë qenë sekser në të gjitha tenderat dhe lejet e ndërtimit që ka dhënë ajo, në të gjitha postet që ka mbajtur.

Ai duhet doemos të banojë një kat poshtë saj në një pallat, ku të dy familjet të kenë një ashensor të personalizuar dhe t’u marrë lekë të gjithë biznesmenëve që kanë ndonjë hall me të.

Le ta marrë vesh gjithë Shqipëria se ata që duan të na vjedhin institucionin e kunatit, do marrin përgjigjen e merituar.

Sepse kunati është insistucioni më i rëndësishëm në një republikë të re parlamentare që ne do vendosim.

Ndaj mos u dekurajoni, se asgjë nuk na ndal në rrugën tonë.

I juaji, Jari!”

3 komente në “Jari shpjegon se Endri Hasa është Avni Rustemi i Partisë Demokratike”

  1. ce says:

    Dhjendri Hasa do ta shohi shume shpejt veten prapa hekurave nga gjyqi i drejtsise se per vrasjen e 21 janarit ku ai eshte aktor i fshehjes se provave

  2. Shaba says:

    Pasi e mbaroi dhe e lexoi per here te dyte, Jari dukej I kenaqur me shkrimin. Ai i ngjante pergjigjes qe shoku Enver I kishte dhene gjithmone imperializmit Amerikane: grusht turinjve. Kjo ishte dhe arsyeja kryesore se pse Jari u be ushtarak. Nga dashuria e madhe per shokun Enver dhe trimeria e tij per te qelluar me grusht, vendosi te shkoje ne shkollen Skenderbe. Nejse tha Jari, te shkuara te haruara. Sot para nesh shtrohen detyra akoma me te veshtira. Shoku Enver i beri rezistence active borgjezise dhe ne sot po me te njejten monedhe i treguam vezet drogmenit. Dy veze nuk jane dy veze. Ato ngjajne si raketat e nendeceve shqiptare qe ishin ne ruajtje te pavarsise sone. Ti Mero mos na bej propagande, sikur te vjen keq per pardesyne “Zenga” te Lulit. Luli per interes te Shqiperise sakrifikon jo vetem pardesyne “Zenga” por dhe breket “Versaci”.
    Te rroje sa malet veprimi heroik i Endri Hases. Ai jo vetem qe do kujtohet si Avni Rustemi, por edhe si tere trimat shqiptare qe kur benin atentate i fshihnin bombat ne breke. Prandaj Endri Hase eshte shume me larte se Avniu. Eshte jo vetem trim por dhe i zgjuar.

  3. anastasi says:

    Ky deputet, zagar i pa fytyre duhet te japi llogari para drejtesise,per kete rrugac nuk duhet patur asnje meshire per te, ky zagar,ky rrugac,ky fundrine deputet te mos kihet asnje meshire.Ky rrugac,nuk do Edi Ramen do nje tjeter kryeminister,qe ti fuste thonjet ne gryke dhe ta bente copa,copa ate qen te ndyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje