Jari shpjegon se protesta e nesërme para parlamentit do të frymëzohet nga taktikat e Skënderbeut

19 Dhjetor 2018, 18:21Antena TEMA

Jari sot u zgjua me një shije të keqe në gojë dhe me mendime të turbullta.

E kishin mërzitur shumë reagimet e shumta nga shtypi dhe rrjetet sociale për kthimin e Lulit dhe të Monës në parlament.

Shumica shanin dhe vetëm një ballist i vjetër që është pranuar rishtas në PD dhe e kishte futur Luli në Këshill Kombëtar, kishte thënë që ishte kundër djegies së mandateve.

Të tjerët, ose kishin shfryrë dufin, ose kishin mbyllur gojën.

Më shumë se për Lulin, Jari ishte i shqetësuar për Doktorin, sepse ai kishte thënë i pari që duhet të shkojmë në parlament.

Dhe si të mos mjaftonte kjo, pamjet e protestës para Kryeministrisë ishin për të qarë hallin.

Numri i policëve kishte shkuar në trefishin e studentëve.

Me këtë gjendje të dëshpëruar priti lajmet nga mbledhja e grupit të PD dhe u çel pak në fytyrë.

Dhe pa humbur kohë, nisi të shkruajë mesazhin e mëposhtëm:

“Të nderuar demokratë. Jari ju informon.

Nesër do të jetë ditë historike për opozitën.

Që të mos e ketë njeri mendjen që PD dhe LSI po kthehen në parlament për të ruajtur karriget e deputetëve, është vendosur që të zhvillohet një protestë madhështore jashtë.

Ne do t’i quajmë studentë të egërsuar, por aty do të jenë të gjithë militantët tanë dhe të LSI-së, të ardhur nga e gjithë Shqipëria.

Për të patur sukses të plotë, nesër është menduar që të aplikohet taktika luftarake e Gjergj Kastriot Skënderbeut, kur turqit rrethuan kështjellën e Krujës.

Gjysma e deputetëtve tanë do të qëndrojnë në sallë dhe do të bëjnë rrëmujë brenda, duke mbajtur ndezur konfliktin me qeverinë e krimit dhe të drogës.

Kurse pjesa e tjetër do të përzihet me protestuesit dhe do t’i nxisë ata për të sulmuar parlamentin.

Të vëna mes dy zjarresh, hordhitë e Edi Ramës do ta kenë të pamundur të rezistojnë.

Por na doli një problem i mprehtë, se Skënderbeu atëherë la në kështjellë Vrana Kontin, kurse vetë sulmonte nga jashtë me kavalerinë.

Ne e kemi hall të madh, sepse Skënderbeun tonë kemi Doktorin, por ai e ka vendosur që do të qëndrojë brenda në sallë dhe ka thënë që të dalin më të rinjtë jashtë.

Kjo na vuri shumë në vështirësi, sepse Lulit nuk ia mban të rrijë jashtë me protestuesit, se atëherë i bie që të marrë atributet e Skënderbeut, dhe Doktori mund të mos ia falë kurrë.

Pas shumë debatesh, u vendos që të qëndrojnë brenda, si Doktori, ashtu edhe Luli, ndërsa jashtë tek protesta e demokratëve të maskuar si student, ta marrë komandën Salianusi.

Sepse ai i afrohet më shumë se të tjerët heroit tonë kombëtar, si nga gjestet, dhe fjalët, ashtu edhe nga shtati dhe nga trimëria.

Pas kësaj, fitorja jonë përfundimtare është tashmë çështje orësh.

I juaji, Jari!”

2 komente në “Jari shpjegon se protesta e nesërme para parlamentit do të frymëzohet nga taktikat e Skënderbeut”

  1. Tonini says:

    Medro je i madh…..
    Ne Shkoder, kirasjanet (ata qe banojne ne lagje Kiras) e perdornin me shpoti “Para Bejto”…….Nga vjen kjo: paska qene nje budall qe quhej Bejto. Ai mbante nje shpate druri dhe vraponte gjoja si trim me vra dikend. Kirasjanet qe njihen per humor i thonin: “Para Bejto”
    Keshtu edhe ky Bejtoja qe e patem 5 vjet mender Reisixhumhur (President)

  2. Shaba says:

    Jari ben dhe thote ate qe do momenti dhe jo ate qe mendon dhe qe do te beje ne te vertete. Skenderbeu, mendon Jari eshte nje mith. Ai mbahet nga Shqiptaret dhe Evropa si kalorsi i Kristjanizmit qe mundi ushtrine me te madhe te botes, me ushtrine e vogel Shqiptare. Shiko mua thote ai, une e munda Perendimin pa asnje fishek. Une me dredhite e mija, nga nje komunist i devotshem u bera Presidenti i Shqiperise Demokratike. Sot ne tere analet e Ginesit, une mbahem si mashtruesi me i madh. Fjala mashtrues duhet mare ne kontekstin e qellimit. Ne te vertete ajo eshte nje manover se si te mundesh Imperializmin dhe Revizionizmin, pa derdhur asnje fishek. Ku ka pare bota qe nga nje mbeshtetes i Enverit te behesh antienveristi me i madh dhe gjithe kjo duke menduar ne retrospective: domethene une ishja Enverist me qellim ta mundja ate ne kohen e demokracise. Misioni im u plotesua me sukses dhe kjo eshte ku dhe ku me e avancuar se metodat e Skenderbeut qe priste kokat e Turqeve. Pale te mendosh qe Skenderbeu asnjehere nuk u be President i Shqiptareve!! Ai nuk ka qene as mbret, por kjo eshte mistifikuar me qellim per te me ulur mua ne karijeren qe do vinte. Kariere jo vetem shteterore por dhe filozofike qe te meson se si te fitosh kunder nje armiku te madh, me resorse zero, por duke perdorur genjeshtrat, mashtrimet dhe bythelevizjen sa majtas djathtas.
    Qe te me kuptoni mire, une them qe levizja e studenteve do jete si beteja e Skenderbeut sepse keshtu i do gomari drute. Shqiptaret kane trute e gomarit, qe nuk levizin nga istikami, prandaj une me mjeshterine e dredharakut i nxis ata sikur te jene Skenderbe, per tua futur prap nga mbrapa, ne retroperspektive… Duke shprehur bindjen qe fitorja eshte e jona(imja), besoj se me kuptuat drejte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje