Mbyllja e protestës së studentëve dhe rënia në qetësi e opozitës në kohë festash, e kishte mërzitur shumë Jarin.
Por ai e kishte një as nën mëngë, njërin nga Londra, i cili kishte tre muaj që kishte paralajmëruar një protestë madhështore të shqiptarëve të diasporës përpara Kryeministrisë, që do ta shkundte nga themelet qeverinë e krimit dhe të drogës.
Me këto ëndrra të bukura e nisi ditën sot, por u step pak pasi mësoi se policia e kishte refuzuar lejen për protestë dhe se “Komandanti i Përgjithshëm” e kishte gjetur zgjidhjen, sepse i kishte vënë në dispozicion oborrin e Presidencës.
Kjo e shqetësoi dhe më shumë:
“Të nderuar demokratë, Jari ju informon!
Kjo që bëri sot ‘Komandanti i Përgjithshëm’ është një përpjekje e qartë për të na vjedhur protestën dhe për ta futur atë në oborrin e Presidencës.
Duke e futur protestën në oborrin e Presidencës, krijohet një precedent i rrezikshëm, pasi aty parrullat do të kontrollohen nga ‘Komandanti i Përgjithshëm’ dhe mund të mos ketë mundësi, të na lënë të nxjerrim parrullat tona.
E vërteta është se lideri i emigrantëve Sejko, përfaqëson kuksianët, labinotasit dhe çamët që janë në Londër, dhe historikisht, ata nuk kanë qenë me LSI, por me PD.
Kjo vjedhje elektorati e diasporës është shumë e rëndë dhe nuk duhet ta tolerojmë.
Prandaj unë bëj thirrje që ne të mblidhemi para Kryeministrisë pa leje, pasi vërtet nuk jemi emigrantë, por jemi të huaj në atdheun tone, dhe unë e kam parë në fjalor që fjala emigrant do të thotë njeri pa atdhe.
Ne nuk e ndiejmë më atdheun tonë që kur e ka marrë pushtetin Edi Rama, ndaj dhe ne mund të quhemi emigrantë dhe të protestojmë para Kryeministrisë, dhe jo brenda në Presidencë.
Nga ana tjetër, mendoj se ky Sejko mund të kthehet në faktor të fortë konsensual, që do të bashkojë në koalicionin tonë.
Zakonisht gjithe Sejkot, përvec Teme Sejkos, kanë qenë njerëz konsesualë.
Një Sejko me konsensus e vumë në krye të Bankës, një Sejko tjetër është muzikant i njohur.
Tani duhet patjetër dhe një Sejko në krye të politikës.
Kjo mund të bindë më në fund dhe partinë çame t’i bashkohet pa rezerva koalicionit, dhe atëhere fitorja është në derë.
Por e gjithë kjo mund të shkatërrohet nëse LSI na vjedh protestuesit dhe na i mbyll në oborr të Presidencës.
Aty është vend i vogël, policia mund t’i numërojë dhe mbi të gjitha, LSI na i quan të vetët.
Këtë nuk duhet ta lejojmë, pasi duket sikur opozita është marrë peng nga ‘Komandanti i Përgjithshëm’”.
E forte,z.Mero!
“Zakonisht te gjithe Sejkot,pervec Teme Sejkos (ndjese paste) kane qene njerez konsensuale.”
Eshte plotesisht e perputhme me logjiken,psiqiken,kulturen,militantizmin e kapterit presidencial,i perkedhelur Jari.
Sapo lexoi kete shkrim Sala u xhindos fare. Ky kopuk pa mustaqe dhe i zi si kercu, ka lajthitur fare, sokelliu ne zyren e tij te stolisur me qeleshe dhe cifteli. Kapi telefonin i lidhur direkt me shtepine e Jarit dhe jo ate qe pergjohet, i ra numrit dhe pa pritur mire qe Jari zeshkani te pergjigjej si gjithmone me lajkatime, I bertiti: A je ti ne terezi qe Ilir Floririn e quan Komandant i Pergjithshem. A nuk e kupton ti qe mbas Enverit i vetmi Komandat ketu jam une? Apo mos mendon se edhe ti ke qene Komandat i Pergjitshem? Ishja une qe te bera President, ishja une qe ja mbulova petet lakrorit ne kohen kur Ilirit po e linin kellqet…sorry sorry, mezi belbeziti Jari dhe pantallonat i ishin lagur…