Jari u shpjegon demokratëve sakrificën e Lulit për ndërtimin pa leje në pallat

26 Dhjetor 2018, 21:20Antena TEMA

Pas publikimit nga ana e Bashkisë së ndërtimit pa leje të Lulzim Bashës, i cili ka shtuar katër dhoma duke prishur arkitekturën e pallatit, Jari e pa të udhës të bëjë një sqarim për demokratët, për arsyet që e kanë nxitur Lulin të bëjë këtë sakrficë:

“Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron!

Ajo që ka ndodhur me shtesën pa leje të Lulit duhet shpjeguar drejt, si një mesazh që duhet t’i bëjë krenarë demokratët me kryetarin e tyre.

Sic e dini, në vitin 2013, banditët e trafikut dhe drogës na morën pushtetin, pasi na gjetën të papërgatitur.

Në kushtet kur PD po dorëzonte pushtetin në verën e vitit 2013, Luli dhe Doktori i dhanë kushtrimin çdo demokrati në Tiranë, që kush ka për të bërë ndonjë ndërtim pa leje, ta bëjë brenda tri muajve, deri në shtator, kur të vinte qeveria e re.

Për t’i inkurajuar demokratët që të mos ndjeheshin të tradhtuar, Luli e nisi vetë i pari ndërtimin pa leje.

Edhe pse kishte leje, që ja kishte dhënë vetes të ndërtonte në katin e 13, ai vendosi të bëjë më mirë ndërtim pa leje në katin e 12, pasi kështu do të jepte i pari shembullin personal.

Dhe kështu bëri. Gjatë gjithë verës ai ndërtoi katër dhoma në katër qoshet e pallatit që ishin bosh, duke rritur kështu dhe hapësirën e mundshme të ndërtimit për katin e 13, nëse do t’i duhej më vonë.

Ky gjest, pra gjesti i dhënies së shembullit personal, frymëzoi çdo democrat, që nisi të ndërtojë pa leje në Tiranë në verën e vitit 2013.

Biles jo vetëm Luli, por dhe Zeni ndërtoi një pallat 16 kate në mes të Tiranës, ndërsa Doktori dhe Argita prishën vilën e vjetër në Lalëz dhe ndërtuan një vilë të re, me katër kate për tre muaj, pa u marrë vesh fare, pasi duhej shtuar dhe kati ku rri Doktori dhe ku transferoi dokumentet e rëndësishme që hiqte nga zyrat.

Kështu, brenda verës së vitit 2013, Doktori ndërtoi një pallat të ri katër katësh në Lalëz, Zeni një pallat dhe Luli vetëm katër dhoma.

E gjithë kjo u bë, jo se ata kishin nevojë për pallate e vila, por se duhet të jepnin shembullin personal për demokratët, që dhe ata të ndërtonin.

Falë këtij gjesti, sot Luli është solidar me banorët e Astirit, që kanë ndërtuatr pa leje, dhe çdo banor tjetër të Republikës, që u frymëzua nga gjesti i tij.

Ndaj duhet të jemi krenarë për Lulin, krenarë për Doktorin që ka ndërtuar një vilë të re pa e deklaruar fare, që e ribëri nga e para, duke harxhuar së paku një milion euro, krenarë po ashtu dhe për Zenin, që theu çdo rekord urbanistik, duke ndërtuar 16 kate për tre muaj, dhe pallati akoma nuk është shembur nga ndonjë tërmet.

Ndaj mos e paragjykoni, se nuk është ashtu si duket.

Këto janë sakrificia të bëra për demokratët nga udhëheqësit e tyre.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje