Maradona: Messi kurrë nuk do jetë lider, Argjentina nuk duhet ta grumbullojë më

9 Janar 2019, 15:41Sport TEMA

Lionel Messi është konsideruar nga shumë tifozë dhe ekspertë të futbollit si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave.

Megjithatë, për Diego Armando Maradonan, ylli i skuadrës së Barcelonës është vetëm një futbollist i madh, por nuk është lider në ekip.

Pasi kaloi disa ditë në spital, Maradona u rishfaq në një konferencë shtypi për të kritikuar Messin dhe megjithëse ai shpjegoi se ai e konsideron atë një nga miqtë e tij, ai sërish e sulmoi ish lojtarin e tij që e drejtoi pothuajse dhjetë vjet më pare në Kupën e Botës në Afrikën e Jugut me kombëtaren e Argjentinës.

“E dua Mesin me gjithë zemër. Ata duan ta bëjnë atë lider por ai nuk është në gjendje ta bëjë këtë, sepse ai dëshiron të jetë në botën e tij sportive dhe me familjen e tij. Po të isha unë trajner i Argjentinës nuk do e kisha thirrur në Kombëtare”, tha Maradona për gazetën Olé.

Kjo nuk është hera e parë që Maradona sulmon lojtarin e Barcelonës. Ai e ka bërë këtë edhe pas eliminimit të Argjentinës në Kupën e Botës “Rusi 2018”. (TemA)

 

 

 

 

3 komente në “Maradona: Messi kurrë nuk do jetë lider, Argjentina nuk duhet ta grumbullojë më”

  1. Albani says:

    Ndersa ti je lider…..I imoralitetit dhe droges.

  2. kodra pas bregut says:

    Akoma nuk i ka dale Kokaina ketij Indigjenit .
    Ky gjithe jeten luante nen efektin e droges .
    Tani i eshte bashkuar dhe Pjerdhja ( Pelja ) ne Duetin e zerave te çjerre .
    MESSI eshte GJENI , keta jargaviten .

  3. Bambi says:

    ik re pijanec.
    Si lojtar te heqim kapelen. per te tjerat,…. je komplet rroçk.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje