Shkrumbohen 5 automjete në një garazh në Vlorë, dy në pronësi të drejtorit të Shërbimeve në bashki

26 Shkurt 2019, 08:57Kronika TEMA

Pesë makina janë djegur në një garazh në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm (26 shkurt) në zonën e Ujit të Ftohtë.

Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Mësohet se dy prej automjeteve janë të drejtorit të Shërbimeve në Bashkinë e Vlorës, Gent Sherifit dhe bashkëshortes së tij.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje