Protesta e opozitës, zbardhet plani i masave të policisë: Nga gazi lotsjellës te makinat ujëhedhëse

13 Prill 2019, 18:01Kronika TEMA

Rreth 1500 efektivë policie janë angazhuar gjatë mbrëmjes së sotme, për të garantuar mbarëvajtjen e protestës së opozitës së bashkuar, që do të startojë në orën 18:00.

Precedentët e mëparshëm, kur protesta e forcave opozitare ka degjeneruar në akte dhune, por edhe raportimet në ditët e mëparshme, se elementë kriminalë mund të përfshihen për të krijuar destabilitet, kanë rritur angazhimin dhe gatishmërinë e forcave policore.

Krahas policisë së rendit, në mbarëvajtjen e protestës do të angazhohen edhe efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ata të repartit Shqiponja.

Gjithashtu raportohet se në ndihmë të policisë së Tiranës, kanë ardhur edhe efektivë të shumtë nga policitë e rretheve. Ashtu si në protestën e 16 Shkurtit, kordoni i parë që do të përballet me protestuesit, është ai i Policisë së Rendit, ndërsa nuk pritet prezencë e efektiveve femra në këtë radhë.

Anash dhe pas kryeministrisë, janë pozicionuar edhe efektivë të forcave RENEA, të cilët mund të ndërhyjnë vetëm me urdhër të Drejtorit të Policisë.

Gjithashtu, oficerë të antiterrorit do të kontrollojnë personat që dyshohen si elementë të rrezikshëm dhe punonjësit e Gardës së Republikës do të monitorojnë situatën me dylbi, nga tarracat e institucioneve. Nuk do të mungojë as rrethimi metalik që i është bërë perimetrit të kryeministrisë që mbrëmjen e djeshme.

2 komente në “Protesta e opozitës, zbardhet plani i masave të policisë: Nga gazi lotsjellës te makinat ujëhedhëse”

  1. Zigur Qarri says:

    Sot Lul Basha behet kryeminister. Shqipetare deklarohuni turq dhe votoni Lul Bashen .

  2. Xhoxhi says:

    Lërini të bëjnë çtë të duan dhe do ahikoni se janë vetëm hajdutët.Pse nuk arrestohen kur bëjnë thirje për luftë por lejohen të shkatërrojnë.Rama nuk bie as sot as mot por ata mendojnë se me umbrellkat do e trembin dhe do i lërë ata të qeverisën.Nuk e di se çfarë parti janë këto .Nç çdo vend protesohet por jo partitë njerzit që e vuajnë.Kjp gje e ka bërë Shqipërinë që nuk ke ngr kokë sepse nuk protestohet për ato që vuajnë njerzit por protesohet për të nderuar hajdutët në qeveri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje