Apel qeverisë: Dilini zot detyrës për të garantuar qetësinë e paqen publike!

12 Maj 2019, 13:02Blog TEMA

Nga Mustafa Nano

E duan Shqipërinë ata që kanë dalë të protestojnë në rrugë? Nuk ka pse të përjashtohet kjo gjë, sidoqë dashuria për vendin është një koncept shumë i mjegulluar. Por ka pyetje të tjera përveç së parës: Protestuesit janë duke u përpjekur për Shqipërinë? Po e bëjnë të gjithë këtë gjë në emër të idealeve të mëdha? Në këtë pikë jam i sigurtë që jo. E që të mos lë vend të mendohet për ndonjë pasiguri timen, po e përsëris, madje më qartë: JO. Nuk ka asnjë princip në themel të kësaj beteje. Sepse në Shqipëri nuk bëhet asnjë luftë për principe e ideale. Asnjë. Kështu ka qenë gjithnjë. Dhe sidomos sot, kur pothuajse të gjithë aktorët publikë janë qëniet më të ndotura të vendit, më të ndotura sesa çdo delinkuent i rrasur në burg apo i shpallur në kërkim. Çdo qëndrim të tyrin e ngrejnë mbi motivime të liga. Dhe e vetmja alibi që kanë është: ata që janë përballë tyre nuk i kanë motivimet më të mira. Mirëpo kjo alibi nuk e fisnikëron kauzën e tyre. Nuk ka se si. Thjesht mund t’u vlejë për t’ua mbajtur të qeta ndërgjegjet e tyre. Që të qeta nuk duhet të jenë.

Dëgjoj tek-tuk kolegë të mij që u kërkojnë të gjithëve të mbështesin Lulzim Bashën. Dhe e bëjnë këtë me arrogancën e atij që e di mirë se si janë gjërat në këtë botë. Çuditen se si ka njerëz që nuk ua vënë veshin apelit të tyre. Çuditen se si nuk ngrihet e gjitha Shqipëria të bëjë atë që po bëjnë ata vetë. Tani, unë i mirëkuptoj në zemërimin e tyre ndaj qeverisë (e kam edhe unë këtë zemërim, nëse ata më lejojnë), por nuk e kuptoj se si hallin e Lulzim Bashës, që i Bashës nuk duket se është, s’e kanë për gjë ta bëjnë edhe hall të tyrin. Nuk e kuptoj se si nuk e kuptojnë që të tjerë si ata kanë (të paktën) të njëjtat arsye t’u bëjnë thirrje shqiptarëve që veç Lulzim Bashën të mos e mbështesin.

Dua të them se qëndrimet anti Rama janë një gjë, por qëndrimi pro Basha është një gjë krejt tjetër. Dhe këtu po kthehem sërish tek diskutimi mbi principet apo idealet. Sepse ky është ambalazhi, me të cilën vishet ky solidarizim me Bashën. “Rama na ka vjedhur zgjedhjet”, “po na plaçkit vendin”, “po ngre diktaturën”, “po ushtron dhunë ndaj protestuesve” – ja, këto janë pretendimet e tyre. Janë pretendime që ngrihen mbi shqetësime të fisme, s’ke ç’thua. Shumë të fisme. Dhe kësaj i thonë ta ngresh stekën lart. Kush ngrihet në emër të këtyre shqetësimeve do të thotë që e ka pragun e ndjeshmërisë shumë të lartë, apo me fjalë të tjerë, është njeri shumë lëkurëhollë. Ne do duhej të ishim të lumtur sikur të kishim mes nesh njerëz me këtë prag ndjeshmërie ndaj pushtetit abuziv.

Mirëpo, këta nuk janë të tillë. Ata janë krejt e kundërta. Merrini me radhë njerëzit që ngrejnë zërin kundër korrupsionit, vjedhjes së votave, dhunës, diktaturës. Dhe përpiquni të gjeni në jetën e tyre ngjarje të tjera që ilustrojnë e provojnë të njëjtën ndjeshmëri. Përpiquni, përpiquni! Por kot e keni. Sepse nuk do të gjeni gjë. Me ndonjë përjashtim që përforcon rregullin, të gjithë këta janë idealistë sezonalë, që me fjalë të tjera i bie të jenë mashtrues. Këta dashnorë të votës së lirë ngrejnë zërin kundër bandave që kontrollojnë procesin elektoral në terren, por ku ishin këta kur dikush tjetër para ca kohësh nuk mjaftohej me banda të vetat në terren, por e shndërroi edhe KQZ-në në një bandë të rrezikshme? Ju kujtohet besoj se si posti i Bashkisë së Tiranës u vodh ditën me diell. U vodh me vendim KQZ-je. Dhe ky i kreut të bashkisë së kryeqytetit nuk është një post dosido. Është posti më i rëndësshëm pas atij të kryeministrit (rëndësinë po e mas – ky është kuti, me të cilin maten gjërat këtyre anëve – me paratë publike që i vihen në dispozicion kësaj bashkie). Dhe e gjitha u bë që dikush të bëhej kryetar bashkie. Dhe ky dikush e ka emrin Lulzim Basha, që sot po lufton për zgjedhje të lira. Më bëni dot një listë me personazhe publike që sot po bëjnë namin kundër vjedhjes së votave e që atëmot e kanë dënuar flirtin e pushtetit me bandat në terren dhe gatishmërinë e pushtetit për ta shndërruar institucionin, të cilit i ishte besuar administrimi i procesit elektoral, në një bandë? Do doja shumë të më binte në dorë një listë e tillë. Që do të ishte, në fakt, si lista e arinjve polarë në Myzeqe.

Ose shikojini ata që sot flasin për diktaturë, e për dhunë ndaj protestuesve (vini re: deri më sot nuk është lënduar asnjë protestues seriozisht). Çfarë qëndrimi kanë mbajtur këta më 21 janar 2011, kur njerëzit e pushtetit vranë katër protestues në bulevard? Çfarë qëndrimi kanë mbajtur kur vrasësi, apo urdhëruesi i vrasjeve, i kanosej të parit të opozitës me fjalët: provoje ta bësh edhe njëherë atë që bëre, dhe do të ndëshkoj ashtu si ndëshkohet një horr? Dhe besoj që e mbani mend se çfarë bëri i pari i opozitës (e çfarë nuk iu lejua ta bënte për herë të dytë). Fjala ishte për një protestë, e cila ishte si një festival gazi e hareje në krahasim me protestat që po bëhen sot. Ua them unë çfarë qëndrimi kanë mbajtur. Në rastin më të mirë u mjaftuan të thonë: Përgjegjësí për katër të vrarët ka ai që i çoi protestuesit para kryeministrisë! Ndërsa sot janë duke protestuar brenda së njëjtës “thertore” (para kryeministrisë), në krah të urdhëruesit të atyre vrasjeve, kundër policisë që ushtron dhunë mbi protestuesit. Dhe duan që t’i marrim për idealistë. Idealistët e leshit!

E kështu mund të vazhdohet me ilustrime të pafundme, të cilat i nxjerrin zbuluar “paladinët” e sotëm të lirisë, të demokracisë, të zgjedhjeve të ndershme, etj. Mund të pyetet: Po mirë, meqënëse e kanë bërë ata, duhet t’ua falim Ramës e Co.? Jo, këtyre nuk duhet t’u falim asgjë, por ne duhet të biem dakord se një kauzë e drejtë e përfaqësuar nga njerëz të gabuar është një kauzë e gabuar, se nuk mund e nuk duhet të lejojmë që vjedhësit e votave të na hedhin në luftë civile në mbrojtje të votës së lirë, se nuk mund e nuk duhet të lejojmë që ca njerëz të korruptuar ta destabilizojnë vendin në përpjekje për të luftuar korrupsionin e palës tjetër. Ne këtyre njerëzve (në të majtë e në të djathtë) u kemi toleruar çdo gjë, u kemi toleruar edhe pasuritë e mëdha që kanë vënë e që ata i ekspozojnë para syve tanë gjithë ditën e ditës, si të ishin dekorata lufte e heroizmash, por nuk kemi pse t’i ndjekim teksa duan ta fusin vendin në luftë civile. Ne shqiptarët e kemi hak ndoshta që këta njerëz (majtas e djathas) të na punojnë qindin, por nëse ne i lëmë që, për interesat e tyre, të na fusin edhe në vëllavrasje, atëherë jemi të marrë fund. Dhe mirë të na bëhet!

Unë, në momentet më empatike të mijat, nuk e kam për gjë të bie dakord edhe me idenë se njerëzit kanë të drejtë të çohen për interesa të tyret, edhe pse këto interesa mund të bien ndesh me ligjin apo me interesin publik. Kur një qeveri perceptohet (siç është në fakt) si një mbrojtëse e promovuese e interesave jo legale të një grushti njerëzish, kjo empati e imja bëhet edhe më e kuptueshme. Por pasi thashë këtë, më duhet të bërtas një fakt tjetër: Hej shqiptarë, ne duhet të mbrojmë një interes të përbashkët. Dhe sot ka vetëm një interes të përbashkët që duhet mbrojtur. Ky interes është: Paqja, rendi e siguria publike. Njëzet e tridhjetë mijë vetë që janë në mbrojtje të interesave të tyre, e që për këtë arsye i kanë dhënë dum punës të bëjnë atë që po bëjnë, nuk janë asgjë në krahasim me qindra mijra të tjerë që si interes kanë vetëm një gjë: qetësinë për të punuar e për të ndërtuar një jetë minimalisht të hijshme në këtë vend të pahijshëm, të sunduar nga padrejësia, korrupsioni, e pushteti abuziv. E te pushteti abuziv duhet përfshirë edhe opozita. Kush nuk gjen arsye për ta bërë këtë, është thjesht një i paudhë. Nëse nuk është një qorr.

Unë e di, që apeli në mbrojtje të rendit e qetësisë publike shkon në favor të pushtetit. Por kështu si po shkojnë punët, nuk bëhem më merak për këtë gjë. Nuk kam luksin për të jetuar me një merak të tillë. Askush nuk e ka më këtë luks. Madje, me këtë rast po i bëj një apel qeverisë (edhe partnerëve të huaj që kanë ndikim e pushtet në Shqipëri): Është ok që merrni përsipër të mbroni të drejtën e dhjetra mijrave njerëzve për të protestuar, por në të njëjtën kohë duhet të merrni përsipër, mbi të gjitha, të mbroni të drejtën e qindra mijrave të tjerëve për ditë jetuar në paqe në vendin e tyre.

 

37 komente në “Apel qeverisë: Dilini zot detyrës për të garantuar qetësinë e paqen publike!”

  1. ¬ says:

    Protesta çdo ditë ka vetëm në Alepo. (Syria)

  2. cane says:

    Banda e Tropojes njeh vetem nje rruge ate te dhunes.Eshte mire qe ne pjesa tjeter nese agravohet situata te bejme revolucionin tone ne Lales,Bllok,Dajt,Shengjin Dhermi kudo ku politiqenet tane kane pasurite qe na kane grabitur.Keshtu ju thote Canja juve.A e kuptuat?

  3. Studenti 1 says:

    Te lumte Muçi. Nje analize shume e sakte.

    1. Hamit Kavaja says:

      Student 1, te pershendes dhe jam plotesisht me ty per shkrimin e Mucit. Eshte nje veshtrim analitik i sakte dhe bindes.
      Por nja dy tri gjera dua ti shtoj.
      Nga ata qe kane 5 pare mend ne koke eshte kuptuar me kohe qe keshilltaret dhe mbeshtetesit e Lulit dhe Mones jane gjithe shefat e studiove televizive si: Ylli Rakipi, Artur Zheji, Bushati, Lubonja, Fevziu, Arjan Cani, Shkullaku, Bejtja, Kokedhima, Fahri Balliu, Mark Marku, Gjekmarkaj, Krasta Junjor, ato femrat si burra: Klodi e Njuzit, Eni Vasili e Topit, Soni Mecoja, Xhunga, etj.
      Por keta analiste e gazetare qe kane vite qe marrin rroga te majme punojne jo vetem per Lulin.Ne radhe te pare ata punojne per shefat e tyre bosat e mafies: Frangaj i Klanit, Kapterri Hysenbelliu i Njuzit (mban rekord me tri emisione analitike), per Blushin dhe Vejushen e Topit, etj,
      Kete nuk e thote Muci, sepse nuk e therresin me ne studio dhe humbet nja 2-3 mije euro.

  4. Shoku says:

    Bravo Mustafa ! Nje shkrim dinjitoz . POPULL, POPULL ka ardhur koha te mbledhim mendjen. Ujku nuk behet kurre dele edhe pse veshi lekuren e saj. Po,po Saliu me mashat e tij , me mbeshtetijen edhe te presidentit,po djek Shqiperine. VOTA-VOTA eshte ajo qe te jep pushtet. Shko para kutise ,atje kerkoje pushtetitn…. Sali mos te ngelte as varri ne kete toke qe quhet SHqiperi!

  5. Emiljano says:

    Shkrim i përkryer… Shumë origjinal

  6. Rashela says:

    Mustafa e ke qare. Me mire nuk behet.

  7. NjeQytetarOptimist says:

    Zoteri, thene troc: Mos shkaterro pronen e taksapaguesve.. Vota eshte vullneti I popullit.. Duhet te na ngulitet ne koke qe heqja e njeres pale nga tjetra sbehet me rruges. Iku koha e tranzeksjonit ku rruga eshte zgjidhja e problemeve.. Merr 300-400 vezhgues per zgjedhjet dhe vezhgo procesin.. Jo po ai me morri ne telefon me ofroi kete e ate jane budalliqe te krijosh furtune mbi popullate.. Mos prishni pronen publike se po prish te ardhmen tende.. Duhet ta mesojm kete nga 97-ta..

  8. pjeter says:

    Sa la larg e larg i ke rene o Muço, po dy fjale duhen dreqi ta haje, merri e rrasini brenda te gjithe keta langot qe te kete paqe.

  9. Tefa says:

    O Muc je burre i zgjuar
    Po veri emer o burre
    Se ne 2011 qe sebepi Ilir Meta me bllokun e famshem
    Ne 2019 gruaja e tij me lulen Hollandeze
    Dhe udheheqes Marshalli Salistan
    Cohu Enver dhe shiko si zbrazet bulevardi dhe keta do brohorasin Parti Enver

    1. Gezim says:

      Bravo, Muci!

  10. shqiptar I thjesht says:

    artikull I madh,bravo zoti Nano.une personalisht jam te pjesa qe punon shume dhe drejte dhe qe fiton me djerse nje jete dinjitoze per familjen.keta politikane te korruptuar pjesa me e keqe e shoqerise sone nuk po na lene te punojme dhe po behen pengese per zhvillimin e vendit.duhet ti zhdukim te gjithe.

  11. e verteta says:

    Pershendetje patrioti i Ilir Metes.Je vertete me kembe ne toke

  12. Goni says:

    Bravo Mustafa, ket her je je treguar Burrell i vetete

  13. Plaku says:

    Po ,saktë, në se do ngriheshin ata që thua ti Mustafa,për të mbrojtur interesin e familjeve të tyre ,vehtes së tyre do t’i bënin përshesh siç shtyp një këmbë elefandi mizat ,por ata i kanë besuar shtetit dhe ligjit jetën e familjeve të tyre ,bizneset dhe pronën e tyre shtetit për te cilin paguajnë çdo sekond me kontributet e tyre.
    Ata që protestojnë dhe kërkojnë sinqerisht për të drejtën e tyre në rrugë pa dhunë e larg Berishës me co që e kanë torolisur vëndin keqaz për vite të tëra nuk po kuptojnë se janë kthyer në njerëz qe marrin mbi vehten e tyre urrejtjen e pjesës prej qindra mijrash dhe po bëhen ombrellë e këtyre batakçinjve politikanë që ti vetëm pak prej tyre përmend ,dhe ç’është edhe më keq akoma me rrugën e zgjedhur nuk dalin asgjëkundi ,sepse do të jetë së pari bumerangu i tyredhe kur t’u vijnë mëntë nuk do ti hanë as qëntë.Rruga për të organizuar protesta natën është për egërsirat dhe e zgjedhur qëllimshëm prandaj edhe leja që jepet nga policia duhet koregjuar ,protestat e ashtuquajtura paqesore natën natën janë vetëm për hileqarët dhe grabitqarë .

  14. katarakti says:

    Politika eshte arma e forte e Muçit. Kali i tij i betejes. Ketu eshte llogjik, i qarte, argumentues. pothuajse i pakundershtueshem. Por kur hyn ne problemet morale apo ato kombetare e dhjet fare. Ndofta nga kompleksi i provincialit te “zbritun” vone ne kryeqytet, qe do te tregohet me i emancipuar se te emancipuarit. Sidoqofte kete kolumnen e sotme e ka qare fare.

    1. Grigor says:

      Katarakt,
      Sakte. Edhe ti e ke qare komentin. Shume realist.

  15. NNP says:

    Po partite qe perfaqesojne ne te vertete elektoratin e majte ku jane?Ato duken inegzistente.Nuk e kuptoj atehere perse jane krijuar dhe perse neser ne votime do te kerkojne vota Eshte mjerim te lesh te llomotisin njerez si ky psikopati Po a ka tru ky mut te perfaqesoje mendimet e ndjenjat qtdhetare te shqipetareve?Kuptohet duke injoruar totalisht mbeturinat e PD-se dhe anetaresine e ngordhur te PS-se qe vegjetojne e kalbezojne vetveten e te ardhmn tone.Migjeni i madh dikur pyeste DERI KUR KESHTU MA !?

  16. Skraparlliu says:

    Populli thote “Gjella me kripe e kripa me karar “Keta kane tejkaluar gjithcka e kerkojne qiqrq ne hell Ka arsye perse te protestohet po jo ik ti e te vi une se nuk rri dot pa pushtet Joooooooo Mos u jepet leje per proteste se duan ata te djegin vendin me 100 te paguar Po ne te tjeret cduhet te bejme ?????? Z Nano jam me ty

  17. ???????????????????? says:

    Krerët e kompromentuar të opozitës jo parlamentare,
    do të marrin dënimin e merituar .
    POLITIKAN KRIMINEL .S’KAN HALLIN E VOTËS, POR TË PRONËS DHE TË KOKËS !
    TURP META, BERISHA , BASHA DHE AJO SHARABAJKA .

  18. ORTOPEDI says:

    Po,po Muci, eshte fiks sikurse e shkruan ti! Mirpo si do i veje halli qe ky siç e mbiquajne “gjatoshi”, pikerisht per keto arsye
    qe me te drejte i shtron, ka marre shume yrysh e nuk do t’ja dij per ne, popullin ketej ketej poshte. Pra kush dreqin do e heq qafe kete kaste pilitike,majtas e djathtas?!
    Kush,kush pra? Askush nuk po pergjigjet. Mos valle ka ardhur momenti, per te mos thene ka ikur, qe grupime te tjera politke, sidomos. emigrantet dhe ata qe kane mbaruar shkollat jashte, te vine te organizuar ne parti dhe le te shperfaqin,objektivat e platformat e tyre! Mbase populli
    kuptohet sipas grupinteresave te veta do ua japi vetbesimin dhe te ikin keta qelbesirat qe ishin apo qe jane ne pushtet> Po le t luftojne ata qe u dhimbeset ky vend e ky popull, se ketu jemi katanndisur ne turma bagetish, si te na drejtoj çobani andej vemi, pa asnje mend ne koke!
    Por dua te ve theksin edhe te ju gazetaret e intelektualet e paperfshire ne kete “hale” jepni kontriibut!

  19. Niko says:

    Nano, bravo vëlla.

  20. Fran says:

    Shhhhhtttt po flet Nano, shhhhhhttt,
    Ky di,u sa di kyyyyyy.
    Nje megaloman bosh!

  21. Monitor says:

    Z.Mustafa! Flm per anaizen! Sh.faleminserit qe s’kishe fut ate frazen e dhjere: ” ….qe s’jam as masjtas e as djathtas, por…
    E gjitba analize llogjike dhe pra e paaneshme!

  22. Asqeriu ?? says:

    Berisha dhe Meta në burg.Lulushi, në Hollandê.
    Ajo me një çizme , tek CICAT E LALZIT, se i ka paratë e babait ato me të cilat e ka blerë villën .Dollapi, të mbrojē hotelet që ka bërë në bregdet me djersë e by .., dhe kujdes TITIN dhe Norën . ATA KANË IDEALE (qelben erë , rrijuni larg)

  23. e verteta says:

    Bravo Muci! Kjo eshte e verteta.

  24. astrit shba says:

    Si te duket ty o ing.elektronik i konvertuar ne gazetar ne programin televiziv me fjalen serbe” provokacia”,kur fjalori yne ka fjalen e bukur provokimi,qe ty nuk te pelqyer te vendosish ne program per tu bere me interesant.Cfare duhet te beje qeveria me shume se kaq me nje opozite te shkatrruar qe nuk pranon te bisedoje te marre pjese per rregullimin e ligjit te zgjedhjeve, qe nuk heq dore nga sulmi i institucioneve nga kapsollat dhe guret etj.Qeveria e policia ka per derure te zbatoje ligjet dhe te siguroje rendin e qetsine e qytetareve .Si te duket ty se policija nuk eshte ne detyre per keto muaj qe tentohet per ta nxjerre jashte fuksionit per te ngjegur pastaj shqiperine per hater te lulzim te shshretuar dhe mones doktore e cizmes dhe budallallekut.Populli e di mire dhe qeveria e di mire se c duhet te bej dhe ate po ben

  25. hamdi kellezi says:

    Nderim e respekt,komenti me i sakte qe kam lexuar!

  26. Marian Pjetraj says:

    Eh Muqi ,shame shkrim I goditur ,poor do zoti dhe nuk e lexojne veq horrat dhe zagaret , por dhe njerezit e ndershem qe hedhin nje pike lot per ate vend:

  27. Alb says:

    O Muc jom kurioz te njejtin mendim ke pasur dhe me 21 Janar apo e ke thelluar mendimin keto kohet e fundit

  28. ts says:

    Bravo o Nano ! Me ne fund nje shkrim dinjitoz ,qe reh me pulsin e gjith shqiptareve te ndershem e patriot,te shqiptareve te dhunuar ,te vjedhur te plackitur , te sakatuar , te vrar e te hutuar ! ,Te shqiptareve ne duar te krimineleve , qe per te mbrojtur trofen e fituar me pushtetin qe sunduan ,po duan te hedhin ne er ter Kombin ! Kta perbindesha , qe me pasurin e jeten e tyre prallore po ju bejn karshillek mases se madhe, qe lufton e ropatet brenda dhe jasht kufijve te mbijetoj ! Shqiptaret votuan e zgjodhen shpresen per dit te mira e te qeta , e vota e tyre nuk duhet te shkoj per kleter bythe , por me ne fund kryeorganizatorin ,vrasesin dhe gjeniun e mallkuar, ta lidh kemb e duar e sebashku me mercenaret e tij ,si dhe ate bucen e peshtir ,qe klith si ne koh te nderzimit ! Boll i duruam e te lumt ajo pen e ajo mendje, qe me ben te respektoj ate cka perfaqeson … Njerez si ty i duhen shqiptareve ne kto momente te veshtira tradhetie ,i duhen shqiptareve te gjejn ngushellimin …
    RESPEKTE………

  29. Flutura says:

    Nje njeri i mencur, i cili nuk ngutet as te urreje njeren pale, po as te doje palen tjeter. Thjesht mundohet te jete i drejte. Kjo eshte e verteta!!!!

  30. ? says:

    Nuk evkuptoj pse nuk e nxirni komentin

  31. ? says:

    Ju lutemi nxirini komentet

  32. Flutura says:

    Nje njeri i mencur, i cili asnjehere nuk ngutet te doje njeren pale apo te urreje palen tjeter. Thjesht mundohet te jete i drejte. Kjo eshte ne fakt e verteta?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje