Pas debateve publike mes stafit të Presidencës dhe ministrave që nuk ju nënshtruan urdhërit të Presidentit për t’u bërë gati për “Ditën e Kiametit”, Jari ka dalë me një propozim origjinal.
Të dashur demokratë!
Jari ju sqaron.
Siç e keni ndjekur vetë prej ditës së djeshme ka pasur disa dalje publike të stafit të Presidencës, të cilët kërkojnë nga ministrat të raportojnë për masat që kanë marrë për Tërmetin që ka parashikuar Presidenti.
Argumentat që ka dhënë stafi i Presidentit, ua ka mbushur mendjen gjithë shqiptarëve, dhe atyre që nuk besojnë se tërmetet parashikohen, se ato mund të parashikohen.
Për këtë i kam sugjeruar Presidentit të Republikës që përmes një dekreti të shkarkojë gjithë stafin e Qendrës Sizmiologjike Shqiptare dhe të emërojë aty stafin e Presidencës, të cilët mund të shpëtojnë Shqipërinë nga ndonjë ndëshkim i madh prej Zotit.
Për këtë kam bërë dhe disa propozime të ndara për secilin.
Këshilltari për Sigurinë Kombëtare duhet të përqëndrohet në Gjirin e Lalzit dhe të studjojë me hollësi se kur mund të bjerë tërmeti aty dhe nëse mund të shkaktojë cunam. Kjo ka shumë rëndësi, pasi cunami mund të përmbysë shumicën e vilave dhe aty realisht është duke pushuar gjithë shtabi i opozitës. Nga ana tjetër mendohet se në vila mund të kenë sende me vlerë për opozitën, të cilat do të përdoren në kohën e duhur.
Këshilltari për shtyp i Presidentit duhet të përqëndrohet në Surrel dhe detyra e tij është të mos tregojë nëse bie tërmet, me qëllim që nëse bie Tërmeti, të jetë aleat me opozitën dhe ta zërë brenda në bunker Edi Ramën.
Në këtë pikë, ne dyshojmë se Edi Rama ka pasur informacione sekrete nga Greqia për këtë tërmet, ndaj e ka ndërtuar gjithë shtëpinë me beton. Por sidoqoftë kjo mbetet për t’u parë sa do rezistojë.
Këshilltari politik i Presidentit duhet të verifikojë rrezikshmërinë që ka tërmeti tek shtëpitë e liderëve të koalicionit, Mediu, Duka, Ndoka, Dule, Shehi dhe Idrizi. Në këtë rast detyra është më e lehtë se ata nuk rrezikojnë elektorat, por vetëm veten e tyre.
Shenja e parë u dha sot. Tërmeti ra në Kretë, tek origjina e Qirjako Micotaqis dhe në Korçë ku është deputet djali i Fariut. Kjo do të thotë se tërmeti ka vënë në objektiv të djathtën e re ballkanike, duke tentuar të godasë trashëgimtarët në politikë. Ndaj duhet të jemi vigjilentë.
Shqiperia ka ngelur ne duaret te harixhinjeve dhe brekaxhinjeve me te ndyre qe shohim dhe dexhojme se cfare flasin dhe cfare derdelejne nje fare madriu dhe karaxhiu,o zot or zot kush i ka dhe i degjon njerezit me te prapambetur dhe me repacuket e kesaj toke,mire turpe si nuk kan por si nuk kan frike ky coban bagetish nga cobanet e skraparit,pika qe e mban gjall kete coban nga pyjet e kochi mares dhe syndeles dhe lofates,mafriu dhe faqeziu.