Një duel i çmendur në Torino është mbyllur me suksesin 4-3 të Juventusit ndaj Napolit, një sfidë e mbyllur vetëm falë një autogoli të papritur në minutat shtesë që ka shkatërruar gjtihçka që kishte ndërtuar skuadra e Ançelotit në pjesën e dytë.
Në fakt Juventusi dominoi pjesën e parë dhe shënoi dy herë me Danilo e Higuain, ndërsa Ronaldo çoi rezultatin në 3-0 pas një aksioni të shpejtë në pesën e dytë. Ishte minuta e 62-të dhe ndeshja dukej e mbyllur.
Por Manolas shkurtoi diferencën pas një goditje dënimi ku De Ligt ishte në gjumë, ndërsa vetëm 2 minuta më vonë Lozano hapi përsëri sfidën me një aksion të shkëlqyer. Dukej sikur Napoli kishte marrë një pikë të shkëlqyer me golin e Di Lorencos 10 minuta para fundit, pas një tjetër vendosje të gabuar të De Ligt në goditje dënimi.
Por në fund, diferencën e bëri një devijim i pafat që solli autogolin e Kulibali i cili në mënyrë të papritur çoi topin në rrjetën e portë së vet duke i dhuruar fitoren Juventusit.