Nga Mero Baze
Lulzim Basha ka nevojë për një gjë bazike në imazhin e tij publik. Ka nevojë për diçka që i mungon më shumë se çdo udhëheqësi tjetër politik në vend. Ai ka nevojë të jetë i vërtetë.
Nuk ka rëndësi nëse Lulzim Basha i vërtetë është i ashpër, i butë, familjar apo horr, njeri besnik ndaj gruas, apo me 5 dashnore, njeri që s’pi duhan, apo përdorues droge, njeri që bën pazar, apo që ja bën pazarin shoferi, apo vjehrri.
Qytetarët shqiptarë kanë 15 vite që e njohin Lulzim Bashën vetëm si aktor. E njohin si të katapultuar më 2005, si shumë i shkolluar jashtë etj. Më vonë na del se ai na paskësh gënjyer, pasi kur u bë deputet, ende nuk kishte marrë diplomën.
Pastaj e njohëm Lulzim Bashën si dikush që akuzohej për “Rrugën e Kombit”, ndërkohë që Berisha lavdërohej për “Rrugën e Kombit”. Pra këtij i kishte mbetur fatura. Lavdia ishte e dikujt tjetër.
E njëjta gjë më 21 janar. Ky si ish- ministër i Brendshëm as mburret si Saliu që ka vrarë katër veta, as pranon që ka përgjegjësi që janë vrarë katër veta. D.m.th sillet sikur nuk ishte më 21 janar fare në këtë planet.
Po kështu më 2013, ai kandidoi përball Sokol Olldashit në garë për kryetar, si për dikë tjetër, si në emër të dikujt tjetër, pra në emër të Berishës. Në emër të tij fitoi garën e padrejtë, që mund ta kishte fituar dhe pa ndërhyrë ai, në emër të tij manipuloi, dhe në emër të tij zboi çdo kundërshtar nga partia.
Një koleg i tij ballkanik, e përshkruan qartë këtë moment: “Lulzim Basha kur vjen në mbledhjet e Partive Popullore më ngjan si dikush që vjen me vonesë në mbledhje dhe thotë ‘më falni që jam me vonesë, se erdha në vend të atij tjetrit’.”
Me këtë stil, pa qenë asnjëherë vetvetja, dhe duke u përpjekur të jetë gjithnjë i impostuar si aktor në politikë, ai i hyri betejës së vitit 2017, duke kërcënuar me dhunë, dhe është i vetmi lider që ulëret duke thënë “thyeni xhamat, shponi gomat, qëllojini me grushta…” dhe në vend të nxisë revoltë, shkakton të qeshura masive.
E njëjta histori impostimi si luftëtar rreth flamurit, shkaktonte të qeshura në vitin 2019, kur në fund të çdo mitingu tentonte të këndonte Himnin e flamurit, dhe ose i iknin rreshtat e himnit, ose i ikte zëri.
Tani në përpjekje për të krijuar një imazh të ri në publik, duket se po shumëfishon gabimet e tij në imazhin publik. Po tenton të duket siç mendojnë këshilltarët e imazhit, se ai duhet të jetë.
Dje doli të pinte kafe tek “Sofia”, dhe ajo që ra në sy është se ai s’di të pi kafe në kafene, se ndoshta s’ka qenë kurrë, pasi kafja nuk blihet si buka në dyqan dhe nuk pihet në këmbë. Sidomos në Tiranë, ku kafja është më shumë institucion bisede dhe pune, se sa thjesht rrufisje në këmbë.
Akoma më qesharake qe ajo sot në mëngjes, që kishte marrë një nga militantet e tij, nga ato të brezit të parë të kundragazeve të vitit 2019, dhe e kishte caktuar gjyshe me të cilën ky bën pazarin e mëngjesit. Dhe kishte blerë disa kokra domate.
Unë që e bëj vërtet vetë pazarin, s’më ka ndodhur kurrë gjithë jetën që të shkoj diku e të blej vetëm disa domate. Ose do të blej dhe disa gjëra të tjera në dyqanin e lagjes, ose do mbush makinën me gjëra nëse shkoj në qendër tregtare.
Lulzimi nuk kuptohej ku kishte vajtur, se lagjia e tij me vila s’besoj se ka dyqan domatesh, por dhe nëse ka, s’ka si të ketë gjyshe të varfër, si ajo që kishte gjetur. Në qendër tregtare natyrisht që nuk ishte, se aty s’të lë Monika të blesh, se është e oligarkëve.
Tani kjo estradë, thjesht e bën Lulzimin edhe më të pavërtetë, edhe më aktor, edhe më qesharak.
Kjo gjë nuk i duhet. Ai duhet të tregojë para qytetarëve jetën e tij reale. Askush nuk të paragjykon për stilin e jetës, nëse e ke të vërtetë. Stil më kontravers jete se Edi Rama, nuk besoj se ka ndonjë politikan, por kjo se pengn të jetë popullor dhe për stilin e tij të jetës.
Ndaj Lulzim Basha duhet t’i lërë këto tortura për t’u dukur siç i duhet dikujt. Ai duhet të shfaqet siç është realisht, pasi qytetarëve u duhet për atë që është, dhe jo për atë që duhet të jetë.
Nuk është turp të jesh i lidhur me familjen e gruas, siç është ai. Ka plot gra që mund ta adhurojnë për këtë.
Nuk është humbje imazhi që ai mban larg vëllain dhe prindërit e tij nga jeta pubike. Kjo mund t’iu pëlqejë plot njerëzve.
Nuk është turp që ai ka një jetë fundjavash në Holandë, se ka shtëpinë tjetër dhe të ardhmen e familjes së tij. Në këtë botë të globalizuar, ky është trend i ri.
Nuk është turp që gruaja e tj ka para dhe mund ta përballojë këtë jetë edhe pa vjedhur Lulzimi. Njollosja që ai u bën njerëzve të pasur, tani po komplekson vet atë.
Lulzim Basha thjesht nuk duhet të ketë komplekse nga çfarë është në të vërtetë.
Një politikan i fortë, kthen në stil për qytetarët jetën e tij të vërtetë dhe nuk përpiqet të gjejë stile jete që u pëlqejnë qytetarëve.
Nëse bën këtë të dytën, ai nuk udhëheq dot, por do udhëhiqet nga manirat e njerëzve, qytetarëve dhe këshilltarëve.
Mund të bëhet manekin i mire, por jo lider. Dhe ai këtë betejën që është manekin e ka ftuar prej 15 vitesh. Puna është të bëhet lider.
nuk arri te gjej numrin dy te gazetarise sa per numrin NJE nuk mendoj se duhet te pretendoje njeri
Buon proseguimento
Vertete,Basha eshte nje manekin per ne vetrinat e dyqaneve e veshmbathjeve.
Mero , kujtoj policeve te ty censurues se gazeta nuk eshte per te mbrojtur idealet e tyre , partiake apo ideologjike, kryesisht marksiste-komuniste por qe publiku te lexoje mendimin e lire.
=
Mbi 20 komente dhe asnje nuk me eshte lejuar deri tani…sepse policet e ty kujtojne se do na mbyllin gojen dhe fjalen e lire.
Te gjith politikanet kan nevoje per gjë bazike per imazhin e tyre,por kjo gjeja bazike nuk duhet te jete mashtrimi,ashtu si ka vepruar
deri tani D’Rama per imazhin e tij te rremë.D’Rames i doli boja,ju çorr maska per te dale fytyra e vertete qe nuk merret më seriozisht
nga shqiptaret,por as nga partneret perendimore,qe kan neveri kur e takojn.Nuk besoj se ka ndonje Kryeminister ne Bote më te
deshtuar,më pa moral se D’Rama.Imagjino,Kryeminiter perdorues droge! Per faj te Qeverise mafioze te korruptuar te”rilindjes”
dhe drogaxhiut D’Rama u penalizua edhe Maqedonia,ti akoma merresh me opoziten dhe Kryetarin e saj!Kjo eshte si te merresh
me viktimen dhe jo me dhunuesin!Kerkon prej vitesh me mijera kleçka dhe faje tek viktima!Cili gazetare normal do ta bente kete?
Rruga e kombit eshte cilesuar si nga më te veshtirat ne Bote,megjithate u ndertua me nje kosto tre here më te ulet se “rruget” qe
ndertoi banda e”rilindjes” ne terren fushor!Sa per kater viktimat e 21 Janarit,ato i ka vrare Edvin D’Rama,ai i dergoi ne prite.JO?
Perse atehere Edvin D’Rama dëmshpërbleu 2.1 milionë euro(për 4 familjet) familjet e viktimave,nderkoh qe i del kundra ketyre
familjeve ne Gjykaten Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg,duke mbrojtur variantin zyrtare te Qeverise Berisha?Tani,
D’Rama mbron veten,apo Berishen?Kaq shume “keshilla”(pothuaj gati çdo dite) sa i ke dhene Lulzim Bashes,edhe djali yt te ishte,
nuk do te dëgjonte më,por si pergjigjen e pare dhe te fundit,do te sugjeronte te beje nje terapi.Te ka kthyer ndonjehere pergjigje
Basha,apo te ka injoruar gjithmone?
Sikar Qorri…ke rrjedhur fare, mblidh kallaballekun sa nuk eshte vone….dhe miqesisht, bjeri me shkurt ne perron tend psiqik, mos e bej Amazon River….
Perseri prizem muti poshte kepuces!
Metamorfoza e habitatit “rilindas” ne mut.
Ik ore bole,ik re mut!
O mero, shikoje ke mban afer aman, i njeh mire ti. Si e shpjegon zgjedhjen e tij, te ngjashme me tenden ?
Pse merresh me këtë BURATIN o Mero?
Nje skanim perfekt i ketije kllouni.Te ben te qeshesh gjithnje sidomos me lemshin e fjaleve kur takon njerez.Vetem flet e flet te njejtat gjera sikur ka gelltit usb.
O mero mos u merr me bashen se je duke bere lojen e rames, dhe po e ben shume trashe.
Basha paguhet nga rama te beje opozitarin, dhe paguhet 13-15 milion euro cdo dy vite; edhe per 2019 sapo i mori leket.
Ca po i rruhet njeriu si sillet basha kur e dime SHUME mire te gjithe cfare eshte basha!
Meru me ramen, ai eshte problemi yne se eshte krye-minister si edhe krye-mashyrues dhe krye-hajdut. Po iku rama iken basha se i njeti trup jane.
Po qe se ty nuk te rruhet mandej per lexueshmerine e medias tende, epo mire vazhdo me bashen se do perfundosh te te lexojne vetem ata te fuges.
Z. Mero kjo propoganda qe bane Lyl kastraveci nuk bahej as ne komunizem se kishte dale boja,po te ky hajvan c’fare nuk pret,neser mund te shkoj e te bahet edhe traktorist,peshkatare e rujtes diskosh
Mero , ti ke shume kerkesa , a mund t’e vishet vete nje manekin , po s’e veshi shitesi?!
Nuk ndjej asgjë për të promovuar apo dhe thjeshtë për të komentuar të meta apo bëma të Lulzim Bashës. Ai është ish-ministri i Brendshëm kur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u vranë pabesisht 4 demostrues. Kaq mjafton. Mos-injorimi nga media vizive dhe e shkruar, apo edhe nga Kryeministri, të neverit deri në palcë. Pikë.
Po si -mund te jete i Vertete Ky delenxhi????.Ai eshte gatuar me frymen e sali Kriminelit dhe nuk ben dot NDRYSHE-Eshte i lidhur me shume Nyje me Oborrin Salinian -Vrasje ,grabitje ,vjedhje,tradhetira e te tjera e te Tjera!!!!
Mero, me kete Lul Kapsollen, me duket se ke kohe qe ke ngatruar adrese ne gazeten tende Tema, ne vend t’i nxjerresh artikujt per ‘te ne rubriken Antena, i Boston si editoriale te gazetes.
Vertete eshte e habiteshme se si ka mundesi qe akoma vazhdon dhe leh si nje qen i zgjebosur ky muti si e ka more si i thone Zigur Qorri.Po mjafte mor plehre i ndyre se e ke bere fare balte ate pake cipe qe mund te keshe pasur. Nje gje eshte e vertete me keto shkrime ti duhet te jeshe ndonje kelysh i ndonji kolaboracionisti shume te vjeter por shume dinak dhe i poshter per kombin e vete ose je ndonje kelysh i ri i rrahur keq ama nga Sale Viçidoli. Nuk kam fjale te them per ato bastarditete qe shkruan qe edhe vete ti nuk besoj ti kuptoshe. Eh çfar ben njeriu kur e shet bythen shume lire tek padroni.
i
Beson vertete se duke perbaltur çdo dite Luzim Bashen,do te pastrohet figura e dhjere e drogaxhiut pevers Edvin Escobar D’Rama?
Te qendrosh indiferent ndaj peversitetit te Kryeministrit,te heshtesh per korupsionin qe ka kapluar çdo qelize te Shtetit shqiptare,
te heshtesh per Kryeminishtrin qe ndez fitilin e perçarjes ndermjet shqiptareve,te heshtesh per Kryeministrin qe behet palë me
krimin,per Kryeministrin mashtrues dhe drogaxhi,per Kryeministrin e deshtuar ne çdo aspekt…nuk behet më fjale per qytetari
apo patriotizem,koncepte tashme te huaja per “rilindasit”,por per involucion,per metamorfozen e qenies njerzore,per rikthim te
saj ne kafsheri,ne qenie pa ndergjegje.Edvin Escobar D’Rama eshte pevers,kontraves dhe supermashtrues.Prill 2013.Edi Rama:
Kush nuk do që ta tradhtojë 21 janarin nuk duhet të mbytet në gotën bosh të moralizimeve të palogjikshme mbi bashkimin PS
– LSI.Vetëm paskëtaj [fitores së zgjedhjeve më 2013] fillojnë ditët kur do të vihet në provë morali i qeverisë që ne, të bashkuar,
PS – LSI dhe të tjerë do të krijojmë për të rilindur Shqipërinë.Prill 2013.Edi Rama:Ah, se harrova, analistët A, B, C, që nuk lanë gjë
pa thënë në emër të moralit nëpër banaqe e uebfaqe më kanë thënë plot gjëra interesante që në tv nuk i thonë, por po ju them
vetëm njërën: “Po nuk u bashkove me Ilir Metën ky vend mori fund, sepse do na lini me Saliun edhe katër vjet!”.Maj 2018.Edi Rama:
Ilir Meta presidenti më i mirë që kemi pasur deri më sot, nuk ka gabuar kurrë. Qershor 2019.Edi Rama:Ilir Meta nuk e meriton më
zyrën ku rri. Nuk e meriton më titullin e gardianit kushtetues.
Bravo edvin rama futi te gjithe plehrat ne burge
Lulzim Basha eshte nje kalama i papjekur qe genjen pa ju dridhur qerpiku, i paafte e dembel.Ky eshte fat i madh per Edi Ramen i cili mgjse eshte me vizion e modern qe i ndryshoi faqen Tiranes e gjithe Shqiperise, ka per kundershtar nje lojtar kaq te dobet.
O mjeshter Baze! Flm!
Mjere Luli qe s’di te lexoj! Nuk mund te beshe koment! Eshte mbeshtetje per Lulin! Duket personale! ER duhet kete bere xheloz!
Zigur o Zigur tani nuk te ve faj se ti paske nje zyre dhe nje perkrahje te shkelqyere politike nga ku mundohesh me te gjithe forcen per te dhene sado pak efekte negative ne popull kunder Rames.
Zigur Qarri nuk jam partiak,nuk e njoh Ramen as Saliun as Lulin por jam ne gjendje mendore te bej diferencen duke patur parasysh se tek njeriu jane te istaluara te dy veset te mirat dhe te keqijat.Ne mundohemi te shkojme sa me afer atyre njerzeve qe kane sa me shume vese te mira dhe sa me pak te kqeija.Njeri absolut ne kete planet nuk ka dhe kurre nuk do te kete.Njeriun e ben njeri vepra dhe vlagu qe le mbrapa per te tjeret dhe jo euforia dhe llustrat shkel e shko qe ne shqiperi jane bere mode nga viti 1990 dhe po vazhdojne akoma per fat te keq te ketij populli fukara.
Zigur mavrija degjo dhe mendohu pak :
Kush ne kembe , dhe kush ne kale,
Nga kjo bote njeriu do te dale,
Lum ai qe s” beri fjale ,
Sa jetoi dhe qe i gjalle.
Ne shqiperi ka 30 vjete qe e ka marre ferra uraten,pse vetem dhe vetem se ka hyre ne pjese BABEZIA e pa pare ndonjehere ne bote.Kane vjedhur me te vrare, dhe kane VRARE per te vjedhur sa qe edhe ata vete nuk e dine ku do ta çojne ate pasuri kur nje metro e gjysem vend e pret si nje lloj per te gjithe. Kjo hyn tek mendje shkurtesia qe kultivuane ne fillimet e viteve 90 dhe ne vazhdim pa nderpreje, qe eshte edhe me e keqija. Eshte e drejte dhe e vertete si drita e djellit se kjo KLASE POLITIKE nga A dhe tek ZH dhuhet te dorhiqet me çdo kusht dhe ne baze te regullave per te mos bere akoma deme si keto qe kemi pare dhe po shikojme per dite. Se kuptove diçka mire per ty se jo keq e me keq per ty dhe per ata qe te pasojne .
Nese Basha do ishte vetvetja, sot do te ishte askushi. Duke qene kukull teveqele, sot rrethanat e kane bere te pazevendesueshem ne PD dhe politike edhe kur hedh ne humnere vete partine.
E do Sali bagla me Shkerdhenin dhe Shkerdhiten si garanci qe partia mbetet prone e tyre familiare.
E do Edvini se mbreteron.
E duan gjithe gjitholloget e tallavase mediatike, nga urrejtja per llojin e tyre bllokmen dhe leket qe Xeni ju lag qerren.
E do greku dhe serbi, sic duan shqiptari pa tru per te mbajtur peng gjithe te tjeret. Pse jo per ndonje cope det tjeter?!
E do mafja, se si prish pune. Kulicet i ushqejne partine me milici tropoje dhe miljarda droge.
E duan oligarket qe e qerasin me vila, si garanci miljardash per te nesermen.
E duan amerikanet me shpresen se arrijne tja zhvasin Saliut nga thonjte dhe ta perdorin sic e perdor ai, si laviren e tyre.
Te gjithe dalin te fituar duke shpenzuar pak me dike pa bythe qe te vetmet pasione ka lekun, luksin dhe postet e dhuruara.
Po hoqe Bashen, thyen qafen Saliu.
Po ngordhi Saliu, vdiqi opozita qe ka marre peng.
Po vdiqi opozita berishiste, iku per lesh qeveria.
Po ra sistemi te gjithe ata qe e kaleruan per 30 vjet, ju sekustrohen pasurite dhe perfundojne me mistri ne dore ne Greqi, si super inxhinjeret e hidrocentraleve dhe gjeneralet e Enver Hoxhes qe te pakten kishin edhe tru ishin edhe punetore. Po cmund te presesh nga Lubonja po ra sistemi i tij i tallavase histerike te gjobave dhe mediokritetit?! Greket fshijne bythen me mistrine e tij, se e dine se sa punetor eshte! Ju duhet vetem si ” intelektual i pavarur” qe denigron shqiptaret dhe ushqen orekset e tyre.
Andaj ju ftoj ta shihni Bashen per gjeniun qe eshte. Ka shume me teper nga cmeriton dhe cenderron, pa bere asgje, vetem kukullen. Eshte fenomeni i vetem ne historine boterore ku askush nuk ve ne rrezik dhe dyshim karrigen e tij edhe pse eshte komplet teveqel. Perkundrazi, lufton nje bote e tere te jete aty ku eshte.