Këshilltari Henz propozon skemën e veprimit opozitar gjatë koronavirusit

11 Mars 2020, 20:30Antena TEMA

Pas rëndimit të situatës në vend, këshilltari Henz propozoi sot skemën e veprimit opozitar gjatë karantinës së koronavirusit.

Në letrën e tij drejtuar Jarit, këshilltari Henz propozon:

“1.Të gjithë mjekët e PD që punojnë në sistemin shëndetësor, të bëjnë si të sëmurë dhe të vetëkarantinohen, që për 15 ditë të mos kenë mundësi t’i shërbejnë Rilindjes.

2.Pasi të dalin nga karantina, një ditë duhet të takojnë ndonjë të dyshuar, dhe të mbyllen prapë.

Ky veprim do të çmohet shumë nga PD dhe do të vlerësohet kur të vijmë në pushtet.

3.Në rast se nuk gjejnë të dyshuar me koronavirus, do shikojmë mundësinë të shpallim Albana Vokshin me shenja koronaviorusi, dhe ata të deklarojnë se kanë takuar mbrëmjen e shkuar Albanën.

Kjo u jep atyre argument të futen në vetëkarantinë.

4.Tit Vasili të sigurojë nga ato maskat e skaduara që ka sjellë më 2011 dhe t’i kenë mjekët në gatishmëri, kur të shkojnë gazetarët për t’i verifikuar, dhe t’i tregojnë.

5.PD të lidhet me agjensitë funerale që ruajnë se kush do vdesë nga koronavirusi, dhe t’ia mundësojnë Fevzos të tregojë pamje live nga të vdekurit.

6.Eni Vasili mund t’i bëjë dhe pyetje të vdekurit dhe ka të drejtë të çuditet pse ai nuk flet.

7.Gazetarja Esmeralda e Euronews, kur të marrë herë tjetër në intervistë Tit Vargun dhe ai t’i thotë nuk jam virolog, por kardiolog, kjo të mos i thotë “aq më mire”, siç i tha sot në mëngjes, por t’i thotë “shumë mirë, qenke si Doktor Berisha.”

8.Sonila Meço të provojë sonte live t’i bjerë numrit 0900, se mund të dalë Edi Rama duke bërë orgji me shtabin e emergjencave.

9.Pas ndalimit të autobusave urbanë, PD t’i kërkojë qeverisë të paguajë taksi për çdo qytetar që ka nevojë për të lëvizur.

10.Doktori të mos iki në Lalëz këtë javën e karantinës, pasi sipas lajmeve të sigurta, Edi Rama ka hedhur virus tek vila e tij dhe vila e Metës.

Dizefektimi nuk bën derman.

11.Tek emisioni i Tur Zhejit është mirë të dalë qartë ideja se qytetarja amerikane që ishte infektuar me koronavirus në Shqipëri, ka pas qenë tek mitingu i Ilir Metës si mbështetje dhe karshillëk ndaj sulmit që Ambasada amerikane i bëri mitingut.

Biles vetëmohimi i saj shkoi deri aty sa kërkoi ta marrë vetë virusin e ta çojë në SHBA.

12.Çim Peka është i rrezikuar nga dënimi i mundshëm i qeverisë për përhapje paniku, ndaj të mos postojë foto nga vetëkarantinimi, pasi mund të vërshojnë njerëzit rrugëve të gëzuar.”

2 komente në “Këshilltari Henz propozon skemën e veprimit opozitar gjatë koronavirusit”

  1. vera says:

    Na kenaqe. I preke te gjithe shushunjat

  2. andi says:

    Shkrim i goditur, ironi realiste per palaçot e neveritur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje