Këshilltari Henz zbulon fabrikën e maskave të Edi Ramës

10 Mars 2020, 20:23Antena TEMA

Këshilltari Henz ka bërë një zbulim tronditës në kuadrin e fushatës për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

Ai ka zbuluar një maskë, e cila ka pasur afat skandence të vjetër, të mbuluar me një etiketë të re nga një farmaci.

Ky zakon i ka pas mbet sa herë që dyqanet kishin ulje dhe ai blinte gjëra.

Hiqte etiketën e re dhe herë pas here zbulonte se çmimi i vjetër në fakt ka qenë më i ulët se ai që thuhej se ishte me ulje.

Sapo e bëri këtë zbulim, njoftoi Vokshin.

Ja shpjegoi situatën.

-Prit, i tha Vokshi, mos ja thuaj njeriu, se jam unë kandidate për ministre Shëndetësie.

Dhe u ul e bëri llogari.

Sa vetë ka sistemi shendetësor? 12 mijë në spitale dhe nja 9 mijë në shërbim parësor, pra 21 mijë.

Nga një pako me 30 maska secilit, rreth 300 mijë maska.

Duke llogaritur që zëvendësimi i etiketës së një maske merr 5 minuta kohë, se duhet të bëhet një për një, i bie 2 milionë e 500 minuta, ose afërisht 42 mijë orë pune, ose 1700 ditë pune.

Sipas kësaj llogarie që bëri Albana, Edi Rama ka nisur 5 vjet më parë punën për zëvendësimin e etiketave, duke ditur që virusi do vinte në vitin 2020.

Kjo nuk ju duk shumë bindëse këshilltarit Henz, dhe ja çoi informacionin Tan Shehut.

-Sa maska mund të ketë manipuluar Edi Rama, i tha këshilltari Henz?

-1 milionë, i tha Tan Shehu.

-Po nuk del koha për një milionë, se i duhen 10 vjet dhe duket sikur kanë filluar punë që në kohë të PD, i tha këshilltari Henz.

-I bën ai, tha Tan Shehu. Është antishqiptar.

Po të ishte shqiptar nuk i bënte dot, se shqiptarët janë dembelë, por ai është antishqiptar. I ka bërë.

Atëhere këshilltari Henz ja shpjegoi Lulit situatën.

-Albana është me versionin që Edi Rama ka manipuluar 500 mijë maska.

Tritani është me versionin që kanë manipuluar 1 milionë maska.

Siç thotë Albana, duhen 5 vite punë.

Siç thotë Tritani, duhen 10 vite pune.

A të bëjmë një mesatare?

-Jo, jo, i tha Luli, se ngatërrohem me këto llogaritë.

Lëmë këtë të Tritanit 1 milionë.

-Po është shumë, i tha Këshilltari Henz.

Nuk do duket e besushme.

-Më mirë. Ta dinë që po e themi nga halli se na bërtet Doktori.

Se po u bë e besueshme, fillojnë e shqetësohen njerëzit, i tha Luli.

5 komente në “Këshilltari Henz zbulon fabrikën e maskave të Edi Ramës”

  1. sopiqoti says:

    Per te qeshur e per te qare KU JANE KATANDISUR Doktoret profesore Sali Ram Berishta dhe Trinitan Shehu.

  2. sopiqoti says:

    Per te qeshur e per te qare KU JANE KATANDISUR Doktoret profesore Sali Ram Berishta dhe Trinitan Shehu. Lerini brockollitjet dhe VISHNI bluzat e bardha ,shkoni ne frontinn e pare te ndihmes per njerzit.

  3. Miqesia says:

    Mero je imadh.Me humorin tuaj dhe matematiken e thjeshte qe perdor je shume i dobishem ne perballimin si te panikut nga kororona virusi ashtu dhe nga disa shqiptare te medhenj atdhedashes, qe keto 30 vjet kane treguar me shembuj dhe fjale se e duan shume si personelin mjekesor ashtu dhe popullin shqiptar duke e djegur dhe shkaterruar nga urrejtja qe kane per komunizmin dhe Edi Ramen.

  4. @a. says:

    Nostalgji e pa pershkruar per ate Tirane te dyzet vjeteve me pare…..rritur ne zemren e ketije ish qyteti modest….me gjithe pasojat e sistemit te eger Enverjan …..me mungon qyteti im i dashur….ti nuk behesh me kurre ashtu sic ke qene?

  5. Florida says:

    Ky humor eshte,por jane te gjitha te verteta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje