Karmina me shpresë për dasmën në tetor, pasi zgjedhjet u shtynë

8 Maj 2020, 19:30Antena TEMA

Në disa postime të mëparëshme, u kam njoftuar për planet tona për dasëm, por ato i shtymë për vitin tjetër, pasi Zeni më tha që në tetor do ketë zgjedhje të parakoshme dhe duhet të drejtojë partinë, pasi me Lulin nuk fitohet më.

Edhe pse mezi pres të ndodhë kjo, kur mendoj se zgjedhjet janë më të rëndësishme, e gëlltita shtyrjen.

Siç ka thënë Merylin Monro, gratë e forta nuk dallohen nga shtrëngimi i muskujve të vaginës, por nga kafshimi i buzës për të mos folur.

Por sot është e kundërta.

Unë kam një lajm të keq për partinë e Zenit dhe një lajm të mirë besoj për ne.

Mesa po kuptoj, në vjeshtë nuk do të ketë zgjedhje dhe nuk është çudi që Zeni të më bëjë surprizë të martohemi.

Edhe pse ka bërë shumë shpenzime me televizonin e ri,  unë e ndiej se ai do ma bëjë një surprizë, pasi kam parë Çim Pekën të mërzitur, duke thënë na duhen lekë akoma.

E di që ky postim mund të lëndojë demokratët që kanë zgjedhje, por i siguroj se Zeni është gati t’i udhëheqë drejt fitores në pranverën që vjen.

E rëndësishme është që ai të më ketë mua në krah në betejën e radhës.

Sic ka thënë Merylin Monro, një burrë i suksesshëm, nuk është ai që e ka suksesin nga gruaja, por ai që gjen një grua të suksesshme.

Dhe Zeni e ka gjetur. Tani se mbaj mend fiks ku e ka thënë, por do ta shfletoj prapë librin, e do tua them me saktësi.

Gjatë karantinës mendova një herë ta lexoj prapë librin e saj, por e lashë, pasi mendova më mirë të lexoj një libër tjetër, që të kem dy libra të lexuar.

Tani që kemi dhe television, kjo është e domosdoshme, pasi pas intervistave me VIP-a, duhet të ulemi me ta për darkë dhe sillemi si intelektualë.

Pra jo çdo e keqe vjen për keq.

Ja, karantina mund të vijë për mire, për mua.

Karantina shtyu zgjedhjet, dhe mund të më afrojë dasmën.

2 komente në “Karmina me shpresë për dasmën në tetor, pasi zgjedhjet u shtynë”

  1. David says:

    Mbaroi cikli i Taulantit, rifilloi i Karmines.

  2. Nafija says:

    Tani Mero me ndrico pak,pse e quan KARMINA dhe jo Armina,ka lidhje gje me dybekun ky ndryshim?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje