Brazili vatra e re e Covid-19, 1.124 të vdekur në 24 orët e fundit

30 Maj 2020, 11:41Bota TEMA

Brazili konfirmoi 1.124 vdekje në 24 orët e kaluara nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency.

Ministria e Shëndetësisë e vendit njoftoi se me bilancin e fundit 24-orësh, shifra e përgjithshme e të vdekurve nga virusi ka arritur në 27.878.

Po ashtu, brenda ditës së fundit janë regjistruar 26.928 raste të reja, duke e çuar në 465.166 numrin e të infektuarve deri më tani.

Brazili mbetet vendi më i prekur në Amerikën Latine, ndërsa radhitet i dyti në botë pas SHBA-së me numrin më të lartë të rasteve dhe viktimave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje