Përse demokratët “s'duhet" ta votojnë Lulzimin

10 Qershor 2020, 13:38Blog TEMA

Nga Artur Ajazi

E kemi parë dhe dëgjuar shpesh ditët e fundit (pas nënshkrimit të marrëveshjes) kryetarin e PD Lulzim Basha, të dalë në qytete, kryesisht në lagje dhe biznese, ku kanë mbetur ende demokratë të padjallëzuar, që besojnë se “ai do të sjellë parajsën”. Në fakt prej 6-7 vitesh, partia që pretendon se “përmbysi komunizmin në Shqipëri, dhe solli demokracinë”, po përjeton atë ç’ka “gatoi” për afro 30 vjet, largimin, ndëshkimin, urrejtjen, dhe presionin e shumicës së anëtarësisë së ikur, për reforma rradikale, për nisjen nga e para të gjithçkaje.

Të ribëhet partia-ishte dhe mbetet kërkesa e mbi 90 per qind të atyre që kanë qenë dhe janë akoma anëtarë të PD. Të ribashkohet partia, të ribëhen zgjedhjet e lira dhe të ndershme për të zgjedhur kryetarin, nënkryetarët, forumet dhe strukturat nga qendra në rrethe. Të hapet partia, të demokratizohet dhe vendosen kritere në përzgjedhjen e emrave të listës për kandidatë për deputet, dhe jo të bëhen lista nga kryetari dhe sejmenët parazitë. Këto dhe dhjetra kërkesa të tjera nuk vijnë nga “hiçi”, por vijnë nga goja dhe zemra e atyre qindra e mijëra ish-anëtarëve dhe kontribuesve të PD, të larguar, të përjashtuar, dhe denigruar në vite.

Vitet ikin, dhe sërish po vijnë votimet e reja të 2021. Sërish Lulzim Basha, po del me “teorinë e rrëshqitjes”, duke deklaruar se “baza do të propozojë dhe përzgjedhë emrat e atyre që do të mbushin listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike, ne do ti fitojmë zgjedhjet”.

Kohë e re, histori e vjetër. E njëjta gjë është thënë dhe stërthënë edhe 4 vite më parë, por kur drejt SHQUP-it, vërshuan propozimet nga baza, ishte Lulzim Basha dhe sejmenët parazitë, që fshinë nga listat “anonimët” dhe futën emrat e panjohur, miq dhe farefis të atyre që deri dje e shkatërruan atë parti nga themelet.

Përse (s) duhet që demokratët të votojnë Lulzim Bashën në 2021, përse duhet ti besojnë sërish ata, një kryetari të zgjedhur pa votën e lirë, një kryetari që çdo 4 vjet premton “lista me emra nga baza” dhe ditën e fundit tallet dhe i mashtron ata, përse demokratët e mbetur (s) duhet të votojnë Lulzim Bashën kur deri sot, Partia Demokratike ka ecur me km mbrapsht, nuk ka kryer asnjë reformim , nuk ka afruar të rinjtë, zërat ndryshe, nuk ka afruar elitën intelektuale, apo sepse kryetari dhe “udhëheqësi”, luajnë me dy porta, gjithmonë kur u preket interesi, pushteti dhe pasuria. Përse demokratët

(dhe jo shumica e shqiptarëve) (s) duhet të votojnë kësaj here Lulzim Bashën, sepse ndjehen të poshtëruar nga partia e tyre, apo sepse ndjehen të braktisur nga ata që sa kishin pushtetin mbushën thasët me para, dhe sot kanë zënë zyrat e SHQUP-it, sikur ti kishin prona të trashëguara?

Zoti Basha, ti kërkosh votën demokratëve, (dhe aq më tepër shqiptarëve, por kjo është mesele tjetër) dhe tu premtosh atyre profka të tilla, si “kandidatë nga baza, hapje të partisë” apo dhe “ulje taksash, fuqizim të biznesit” dhe pika të tjera programesh pa vlerë, është njëlloj sikur të pretendosh se “do të bëhem president i SHBA me frymën e shenjtë”.

Nuk ju beson më njeri zoti Basha, nuk besojnë më, as ata që mbani zyrave në SHQUP, dhe as ata që ju, i quani “biznese demokratësh” dhe i ftoni dhe premtoni se “sa të bëhem unë kryeministër, do shpëtoni nga hallet, do të jeni ndryshe”. Nuk ju besojnë më zoti Basha, madje as Gazi, Grida, dhe as Ervini, që janë beniaminët e tu, pasi dhe ata e dinë se të fitosh pushtetin me Edi Ramën, duhet të “djersish” ca, të kesh mësuar mirë tabelën e “shumëzimit dhe pjestimit” të votave, dhe ti bësh mirë llogaritë, 7×7.

5 komente në “Përse demokratët “s’duhet” ta votojnë Lulzimin”

  1. tom says:

    O zot cfare shkrimi i mjeruar. Ne PS ka nje dekade qe nuk zgjidhet kryetari, as me te lira e as me te zena dhe ky “gjeniu”fillon flet per PD. Ne PS po te kesh mendim ndryshe (se per te afruar nuk behet fjale) te bejne synet, ndersa ky i mjeruar zgjedh te flase per PD. Ne PS dy intelektualet me te mire jane Elisa dhe Taulant Balla dhe prape ky kaqoli na flet per PD. ne PS mbushen listat me kriminele dhe bien kryetaret njeri pas tjetrit dhe perseri ky i mbaruar zgjedh te na flase per PD. O Artur Ajazi, zgjohu nga gjumi o bir i partise se nuk po i ha palla njeriu se c’ben PD perderisa nuk mund te mburret se ka edhe nje deputet te vetem. Po na qeveris PS o kaqol. apo ju ka hyre frika se do shkoni si kove pusi me aq sa e kane trashur zullumin keta.

    1. Shenjestra says:

      Tom! Avash, se e ke mare me shume te perpjekur dhe po nxitove do bjesh ne ndonje grope.Ps -te te vret syt ty, se ajo po punon mire dhe nuk eshte si ajo partia jote,qe, i thençin demokratike.Qajeni pushtetin te halla Mona.

  2. Zigur Qarri says:

    Interesant,armiqt e demokrateve,Ajazi ashtu si edhe Baze,i sugjerojn demokrateve se çfar duhet te bëjn.I sugjerojn ata qe kan 7 Vite
    qe nuk kritikojn Ramen qe çdo Muaj eshte perfshire ne nje afere korruptive,qe e ka sjelle ekonomine shqiptare ne zgrip te humneres,
    qe i thote shqiptareve se duhet te gezohen per borxhin 650 milion Euro(ku 250 milion shkojn direkt per larje borxhi),qe ka marre 6.3
    miliard Euro borxh,më shume se te gjith Kryeministrat e tjere mbledhur së bashku per 22 vite qe kan marre 5.9miliard Euro.
    Më mire do te ishte qe demokratet te votojn Artur Ajazin,sepse eshte gjeni ne arihmetike ashtu si Edvin D’Rama.

  3. Shkodra says:

    Pikerisht per te gjitha keto do ta votojne, pasi berishistet qe vetquhen demokrate, jane i njejti mut. Duke votuar Lulin kane votuar perseri Berishen ne krye te partise. Luli eshte kukull, Berisha pronar. Duke votuar Lulin kane votuar veten, se me te “luftojne” per tju zene vendin hajduteve dhe per te vjedhur vete neser sic shqyenin deri dje.
    Berishistet do votojne cdo teveqel qe Berisha tju sajoje per lider, pasi po te mos e benin nuk do ishin berishiste dhe Sali baglen do ta kishin shporrur me kohe per te ofruar alternativa te reja politike dhe jo pafundesisht vetem kufomen e ndyre te ballsamosur te Piramidave, te 1997, te rrenimit te ushtrise, teGerdecit, shitjen e detit, te drejtesise gjingjoniste, te dialektikes kafsherore tribale, te vrasjeve, vjedhjeve dhe zhdukjeve, baben e Shkerdhenit dhe Shkerdhites!
    Dhe une si cdo qytetar i ketij vendi i ftoj qe ta votojne dhe te shkojne bashke me Luli Bashen ne arkivolin e kermes qe kane ballsamosur dhe venerojne, sepse PDja berishiste do te ngelet levizja politike me hajvane, me shpellare, me fshatarake, me orientale, me jashteqitje e historise politike shqiptare.

  4. te ike Lulzimi dhe gjithcka merr fund
    Ajazi ok je ok

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje