Mposhtet Juventusi, Udinese fitore për mbijetesën

23 Korrik 2020, 21:40Sport TEMA

Juventusi ka dalë i mundur 2-1 nga stadiumi i Udinese-s, me golin e fitores të shënuar në minutat e shtesës nga vendasit.

Bardhezinjtë e Sarri-t kaluan në avantazh me anë të një goli mjaft të bukur të De Ligt në fundin e pjesës së parë, ndërsa me nisjen e pjesës së dytë ishte Udinese që gjeti golin e barazimit me anë të Nestorovskit.

Por takimi u vendos në shtesë me golin e shënuar nga Fofana, i cili rrëmbeu një top në mesin e fushës dhe me De Ligt përballë nuk e pati aspak të vështirë të shkonte drejt portës, duke mposhtur edhe portierin.

Me këtë fitore, Udinese blindon qëndrimin në Serie A, ndërsa Juventusi sheh t’i afrohet në 6 pikë skuadra e Atalanta-s edhe pse kanë mbetur për t’u luajtur vetëm 3 ndeshje.

3 komente në “Mposhtet Juventusi, Udinese fitore për mbijetesën”

  1. Elmazpetoshati says:

    Shkrimi eshte gabim….juventus humbi por nuk eshte mposhtur ne fund te kampionatit do ta shohim o interist…ose jo gazetar

  2. nuk ka me futboll says:

    ndeshje e shitur
    dhe lazio prape 2/1

  3. nuk ka me futboll says:

    ndeshje e shitur
    dhe lazio prape 2/1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje