Evazioni fiskal dhe mashtrimi me blerjen e Parmës, Rezart Taçi i shpëton burgut edhe në Itali

24 Korrik 2020, 12:04Sport TEMA

Mrekullia për të ringritur një shoqëri në kaos pas falimentimit të 2015, për ta ngjitur në Serie A duke nisur nga D me tre promocione radhazi e për ta mbajtur në kampionatin elitar për dy vjet radhazi.

Parma e Pizzarotti, Barilla, Ferrari e ortakëve të tjerë ka bërë diçka unike. Kërkimi për një investitor të madh, sidoqoftë, ka qenë gjithmonë një prioritet. Tani duket se momenti ka ardhur.

Bëhet fjalë për një shoqëri në Katar, një nga konglomeratët privatë më të mëdhenj të Lindjes së Mesme, protagonistë në sektorë të ndryshëm (nga hoteleria në luks), që është në fazë të avancuar të tratativave për tu futur aktivisht në pronësi të Parma Calcio. Firmat mund të mbërrijnë në fund të kampionatit.

Ndërkohë, Gjykata e Parmës më në fund ka dalë me një vendim zyrtar rreth ngjarjes së falimentimit të klubit të futbollit të Parmës në vitin 2015, në një histori evazioni fiskal, mashtrimi financiar e falsifikimi dokumentesh që kishte përfshirë për disa muaj edhe biznesmenin shqiptar Rezart Taçi i cili u bë asokohe pronari i klubit të Serisë A.

Gjykata vendosi që të dënonte më 4 vite burg ish-presidentin Tomaso Girardi, pasi kishte falsifikuar bilancet me plusvalenca prej 90 milionë eurosh, ndërsa borxhet arrinin deri në 218 milionë euro. Si rrjedhojë, ish-drejtuesit shqiptarë të klubit janë shpallur të pafajshëm, pasi sipas gjykatës, nuk ishin në dijeni të situatës.

2 komente në “Evazioni fiskal dhe mashtrimi me blerjen e Parmës, Rezart Taçi i shpëton burgut edhe në Itali”

  1. Ky kokbolja taci ? rritur mes Stallave te katundit
    ne rolin e nji kllouni katundi m regjizor shpellarin ? berisha ,
    i kercente Bel Dans para Italianeve , qe ja masnin koken ktyre pa ju afruar
    dhe e prekur ,pa meter ,
    ashtusi si Berlusconi ? me berishen ? para TV
    kur i tha .ma sill ate mbesen tate ca dite
    ne Tarormina ke Vila ime ne Sicili ,te mesoj italisht si ty

  2. Shenjestra says:

    Prite Sa nuk e kane per ta propozuar pd-ke Rezart Taçin per deputet.Ai eshte shok i ngusht i zonjes se Sali Berisha,Liri Berisha dhe keshtu qe e meriton te jete deputet.Me keta dhe me ata te tipit Balliu,pd-ke do shkoi “larte e me larte”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje