RREFIMI: U rrita në një kult. Në fillim ishte parajsa, pastaj... ferri

11 Gusht 2020, 11:29Lifestyle TEMA
RREFIMI: U rrita në një kult. Në fillim ishte parajsa, pastaj...

Lilia Tarawa është 27 vjec, por thotë se në të vërtetë është vetëm 8, sepse vetëm për aq vite ajo dhe prindërit e saj kanë jetuar në jetën e vërtetë.

Lilia është rritur në një luginë në bregun perëndimor të ishullit të Jugut, të Zelandës së Re.

Pasi bën një përshkrim magjepsës për vendin në të cilin është rritur, ajo thotë se u rrit në Komunitetin e Krishterë Gloriaval: 500 burra, gra dhe fëmijë që jetojnë bashkë dhe ndjekin doktrinat e deformuara të krishtera:

“Gjyshi im ishte heroi im sepse ai na solli në këtë tokë dhe themeloi komunitetin që unë doja aq shumë.

Blerja e dy fermave në secilën anë të lumit ishte një veprim i zgjuar për grupin tonë.

Ne kishim ardhur nga brigjet e Lindjes dhe kishim nevojë për një vend kur të jetonim.

Arrita kur isha vetëm gjashtë javëshe, e mbështetur në shpinën e babait, në atë që do të ishte shtëpia ime për 18 vitet e para të jetës sime.

Kushërinjtë dhe miqtë e fëmijërisë ishin si vëllezër dhe motra për mua. Në bënim gjithçka bashkë.”

Ajo thotë se dita e preferuar e saj ishte “Dita e Festimit”:

“Kishte shumë karamele dhe pije të gazuara, kllounë dhe lojëra të tjera që ne bënim.

Këtë ditë, gjyshi e shpallte ditë pushimi për të gjithë komunitetin dhe kështu gratë e linin kuzhinën dhe burrat ndalonin së punuari.

E gjitha ishte falas. Ne nuk kishim paguar gjë, pasi ne nuk fitonim paga.

Ne nuk kemi punuar për para, por për stilin e jetesës dhe për njëri-tjetrin.

Paratë që kemi fituar në bizneset tona janë mbajtur në një llogari bankare komunale.

Ajo llogari bankare ndërtoi bujtinat ku jetuam, bleu rrobat dhe ushqimin në gojët tona.

Të gjithë e njihnin njëri- tjetrin. Punonim bashkë, shkonim në shkollë së bashku dhe luteshim bashkë.

Isha e rrethuar vazhdimisht nga njerëzit që doja më shumë.”

Muzika ishte një nga pasionet e saj të preferuara.

Në moshën 17 vjeçare, njihte mirë pesë instrumente muzikore.

Më pas, ajo vazhdon:

“Sidoqoftë, mendoja se arritjen më të madhe e bëra në shkollë.

Një ditë, pasi kisha marrë raportin e parë nga shkolla, mezi prisja t’ia tregoja atë gjyshit. Isha vetëm 6 vjeç.

Kisha nota të shkëlqyera dhe komentet më të mira nga të gjithë mësuesit.

Gjyshi e mori raportin dhe nisi ta lexonte përpara 500 anëtarëve të komunitetit.

Më pas, ai tha: “Nuk duam gra si ju.”

Nisi të më poshtërojë më orë të tëra dhe kjo u bë e zakonshme në jetën time.

U skuqa dhe nuk po merrja dot frymë.”

Mësuesja kishte shkruar në raportin e saj: “Lilia demonstron aftësi drejtuese, të cilat mund të jenë të dobishme kur ajo të rritet.”

“Nëna ime u rrit me 15 vëllezër dhe motra dhe unë kam 9 vëllezër e motra.

Babai ishte menaxheri aktiv për një nga bizneset e komunitetit.

Nëna ime ishte udhëheqëse e të gjitha grave dhe drejtoi tërë “mbretërinë” Gloriavale.

Meqënëse babai udhëtonte prej bizneseve, nëna kishte nevojë për ndihmë dhe unë bëja gjithnjë punë të rëndomta shtëpie.

Mezi prisja të rritesha, të martohesha me një burrë dhe të bëja fëmijë sepse kështu mund të përmbushja qëllimin tim në jetë.

Në moshën 14 vjeçare, e dija me kë do ta plotësoja atë qëllim.

Emri i tij ishte Willing (Vullnet). Do të ishte një martesë e denjë.

Unë isha mbesa e themeluesit të kishës dhe ai ishte djali i Ferventit, një nga drejtuesit e kishës”, tregon ajo.

Lilia flet për rastet e dhunës fizike të fëmijëve, që trajtohej si një dënim normal në kult:

“Një ditë isha ulur në klasë, kur e shoh Fervent duke tërhequr zvarrë Willing.

Ai kishte bërë një gabim: ndoshta kishte krehur flokët gabim, kishte dëgjuar muzikë të ndaluar apo kishte lexuar libër të ndaluar.

Nuk kishte rëndësi. Dënimi ishte i njëjtë: atij i thuhej të përkulej, të hiqte pantallonat dhe më pas, i ati e gjuante me rrip lëkure.

Ne na detyronim të shihnim dhe aty e kuptova se diçka nuk shkonte.

Ajo që po bënte ishte e gabuar. Ata që na mësonin aq shumë për dashurinë e Zotit, rrihnin fëmijët e tyre pa mëshirë.

Nuk ishte dashuri, që pasi Fervent përfundonte rrahjen e të birit, ai e përqafonte dhe i thoshte se e donte.”

Ajo gjithashtu përmend raste të nënave që i tregonin asaj shpinën me shenja të fëmijëve fare të vegjël, apo rastet e dhunës në shkollë:

“Një ditë mësuesi filloi të rrahë e të grushtojë shokun tonë të klasës.

Ai e detyroi të shëtiste nga fusha e futbollit në ndërtesën kryesore, gjatë gjithë kohës duke e goditur pa pushim.

Ai qante dhe ngrinte duart për të mbrojtur kokën nga goditjet.

Të nesërmen mësuesi erdhi përsëri në shkollë, sikur asgjë të mos kishte ndodhur.”

Pas një incidenti me miken e saj të ngushtë, Grace, të cilën donin ta martonin pa dëshirën e saj, një vit më vonë edhe Lilia vendosë të largohet nga kulti.

Grace e ndihmuan prindërit e saj adoptues të dilte prej aty, por edhe Lilia kishte besim se do t’ja dilte mbanë.

“Drejtuesit e Gloriavale përdorën taktika mizore për të më kontrolluar dhe manipuluar mua.

Më poshtëronin publikisht që unë të mos ndihesha mirë më veten, por unë jam një grua e fortë.

Sot e di se aftësitë e mia drejtuese janë të paçmueshme dhe frikësonin edhe gjyshin tim.

I përdora këto aftësi për të lënë kishën dhe për të gjetur rrugën time në botë, për të drejtuar sot një biznes, për të shkruar një libër që u mëson të tjerëve se çfarë është e mundur.

Sot, në moshën 27-vjeçare jam këtu për t’i kujtuar vetes sime 6-vjeçare se ajo mund të bëjë gjithçka që dëshiron të bëjë dhe për të mos lejuar kurrë që dikush ta bëjë të mendojë ndryshe.”

3 komente në “RREFIMI: U rrita në një kult. Në fillim ishte parajsa, pastaj… ferri”

  1. qytetar says:

    Te krishterte feja mr ndyte.

    1. ben says:

      Clidhje kane keta me krishterimin???
      Aq sa kane myslymanet me ISIS

  2. katarakti says:

    U rrita në një sekt, jo kult. Kult përdoret për monumente, si psh objekte kulti – kisha, xhamia, teqe etj etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje