Manastirliu: Ja pse është vendosur kufizimi i lëvizjes dhe mbyllja e lokaleve. Opozita të mos shtrëmbërojë të vërtetën

10 Nëntor 2020, 14:59Sociale TEMA

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në një komunikim me gazetarët ka shpjeguar pse është vendosur kufizimi i lëvizjes së qytetarëve dhe mbyllja e lokaleve dhe restoranteve në orën 22:00 të mbrëmjes.

Manastirliu tha se janë mjekët ata që nxjerrin konkluzione mbi burimet dhe rrisqet e aktiviteteve që më pas rrisin dhe riskun e përhapjes së infeksionit.

Më tej Manastirliu i ka bërë thirrje opozitës që të mos shtrembërojë të vërtetën sa i përket situatës së pandemisë. Kjo situatë është në disa vende të botës thotë ministrja por asnjë opozitar atje nuk del ti bëjë thirrje popullit të mos besojë te mjekët.

“Sot dalin dhe dy urdhrat për marrjes së këtyre masave, duke nisur nga 22:00 e ditës së nesërme të datës 11 nëntor, në sqarim të qytetarëve që pyesin se ka dhe nga ata që mund të priren të bëjnë humor me virusin, dikush me sëmundjen e dikush me autoritetet, pse ora 22:00 e jo 21:00, pse virusi del natën, mund të jenë të gjitha këto pyetje, ne kem disa grupe ekspertësh, shumë ekipe që janë të bashkërenduar me njëri tjetrin në përgjigje të pandemisë.

Ekspertët kanë deklaruar qytetet me risk të ulët, moderuar e të latë, kanë dellaruar edhe zonat e aktivitetet që shtojnë përhapjen e virusit.

Baret, restorantet lokalet e orëve të vona janë një burim i përhapjes së infeksionit, pra nuk është se virusi del natën por aktivitetet ku njerëzit relaksohen dhe janë më shumë të rinjtë apo grupmoshat e të rinjve deri në 45 vjec që më pas dhe nga statistikat e analizuara janë ata që janë dhe infektuar, pra ka pasur trend të lartë të infektimeve dhe shkaktarë të përhapjes së virusit në grupmoshat e tjera. Grupmposha që ka pësuar rritje të infektimeve është 25-45 vjec.

Ta pranojmë këtë situatë të pazakontë që ka prekur botën mbarë. Më lejoni të falenderoj për punën shumë të mirë deri sot, e kam të sinqertë këtë falenderim psepse e di mirë sakrificën tuaj.

Kam një thirrje për opozitën jo për të ndryshuar apo zbukuruar realitetin por as për ta nxjerrë ate me pa të drejtë. Kujt  i shërben shtrembërimi dhe nxirja e realitetit. Një realiteti i vështirë për ne dhe të gjithë botën mbarë. Ky realitet nuk është ashtu siç do ta shohi opozita.

Sot raportohet se në vende si Italia është dhënë alarmi për ngarkesë të sistemit shëndetësor, por a shihni atje konference ku u bëjnë thirrje qytetarëve të mos besojnë te mjekët.Në situata si kjo e pandemisë që ndodhen 1 herë në 100 vjet rruga e duhur për të mbrojtur shëndetin e njerëzve është bashkëpunimi dhe jo shfrytëzimi i situatës, tha ministrja.

1 komente në “Manastirliu: Ja pse është vendosur kufizimi i lëvizjes dhe mbyllja e lokaleve. Opozita të mos shtrëmbërojë të vërtetën”

  1. Boston says:

    Ne Boston i njejti urdher u dha kete have per ndalimin e levizjes e njerezve pas 22:00 deri ne 5:00 te mengjezit.
    Mos degjoni injorantet dhe dashakeqet si Monikan apo Lulin……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje