Nga Pandeli Bardhi
Nuk e kam fjalën për aktet e kohëve të fundit për thyerjen e disa xhamave apo dëmet e shkaktuara në disa institucione dhe biznese. Këto janë hiçgjë përpara shkatërrimeve kolosale që ka pësuar Shqipëria gjatë këtyre tridhjetë viteve.
Problemi është shumë më i thellë akoma, është ajo që Shqipëria ka tridhjetë vite që është në “flakë”, që nuk po gjen qetësi që është mes “zjarrvënësve” të saj… Kultura primitive e pleksur me egërsi dhe urrejtje, ethet për pushtet, bëjnë atë që Shqipëria të ndodhet gjithmonë mes flakëve!
Kush është në krye të kulturës primitive, të egërsisë, të urrejtjes, të etheve për pushtet? Në krye janë politikanët e të gjitha ngjyrave, janë disa media spekulante që gjoja pretendojnë për mendimin e lirë po në fakt, nxitin urrejtjen midis forcave politike.
“Zjarrvënia” ka filluar me ndryshimin e sistemit, kur në emër të demokracisë u krijuan edhe bandat e banditët, shkatërrimet në masë, urrejtja klasore, të cilat Shqipërisë, shumë prej këtyre “mrekullive” i kishin munguar prej kohësh. Por, a duhej ndryshuar sistemi.
Pa as mëdyshjen më të vogël, por jo që të vinin “zjarrvënësit”, të vinte “makutëria” të vinin hajdutët e të gjitha ngjyrave nga të cilët Shqipëria, nuk po gjen “derman”! Këtë radhë politikanët, e gjetën “sebepin” siç kanë gjetur gjithmonë nga një “sebep”, atë të vrasjes së të riut Klodian Rasha.
A e meritonte këtë fund tragjik ky djalë i ri e i parritur që familja priste ta martonte dhe ai ju shtri dheut? Kanë ndodhur edhe vrasje të tjera, por kjo e Klodianit, nuk justifikohet me asnjë shkak, sado të mundohen, siç u munduan disa “specialistë” injorantë të policisë për t’u justifikuar. Edhe sikur krimineli më i rrezikshëm të ishte nuk e meritonte atë fund tragjik nga një oficer policie i papërgjegjshëm.
Është e rëndë, e dhimbshme dhe këtë nuk e ndjen askush në shpirt, në zemër, përveç familjes së tij, që i pikon gjak në zemër, që babai dhe nëna e ka rritur me njëmijë e një mundime, që e kanë hequr kafshatën nga goja e tyre e ua kanë dhënë fëmijëve. Klodiani, meriton të flasim shumë dhe do të flasim, por nuk mund të rri pa thënë edhe disa fjalë për këta farë politikanësh që po e “rivrasin” Klodianin.
Familjes iu bë “hataja” dhe “mendja thotë populli, për një moment, bën hatanë”! Këtë “hata” e bëri një polic, të cilin duhet ta marrim ashtu si është një akt tragjik që i mori jetën një djali të ri. Çdo njeri i ndershëm, po e përjeton këtë “gjëmë” që i ndodhi Klodianit dhe familjes.
Nga ana tjetër, ata që bëjnë sikur “vajtojnë”, janë politikanët e të tëra ngjyrave e ca më pak ata adoleshentë të nxitur nga “ustallarët” që dalin e shkatërrojnë e thyejnë ç’të gjejnë përpara. Jam shumë i impresionuar nga babai i tij, kolegu ynë ish oficer, për qëndrimin e tij dinjitoz, i cili thotë: “Nuk duhet të përdoret emri i djalit tonë për të protestuar me mënyrën se si po protestojnë.
Ato që shohim pas humbjes së djalit tonë, nuk na ngushëllojnë, por na e thellojnë plagën. Djalit tonë ju morr jeta nga arma e një polici. Familja kërkon drejtësi”! Qëndrim dinjitoz, burrëror i familjes së Klodianit. Nuk do të bëj asgjë më shumë përveçse ta vazhdoj më tej këtë ide të kësaj familje ashtu si i ka hije një familje shembullore.
Politikanëve, të kësaj klase politike u janë errur sytë për pushtet dhe kjo i shtyn ata që të shprehin egërsi, të nxisin urrejtje të cilat këto, na janë bërë “bashkudhëtare” e do të na shoqërojnë edhe për shumë kohë akoma. Ku e kanë bazën këto të këqija që po i vënë zjarrin Shqipërisë.
E kanë tek kultura primitive. Në botë, ne bëjmë një përjashtim që politikanët tanë, absolutisht nuk e njohin institucionin e dorëheqjes. Njihen shumë raste në botë që edhe për një arsye fare të thjeshtë, siç ishte rasti më i fundit në Çeki në mos gaboj që ministri të shkarkohet edhe për shkeljen e ligjit për masat anticovid, e shumë raste të tjera. Kurse tek ne, edhe sikur Shqipëria të marri flakë, siç ka marrë, askush nuk e ka bërë “qejfin qeder”.
Puna e parë që duhej të bënin kreu i Policisë së Shtetit dhe më pas ministri i Brendshëm, të jepnin dorëheqjen. Të jepnin dorëheqjen sepse këta janë fajtorë që “marrin” çobenj nga dhitë dhe i bëjnë “zabitë” ju besojnë armën sikur ajo të jetë një copë presh! Nuk është vetëm polici që qëlloi mbi të riun jo, ka edhe shumë të tjerë që Ministria e Brendshme u jep uniforma dhe armë pa i ditur as numrin e kokës e të këmbës e më keq akoma i besojnë armën pa e ditur ata nëse kjo armë vret apo “përkëdhel”.
Kjo dikton atë që në radhët e policisë, janë një zinxhir i tërë që duhen marrë masa jo vetëm me dorëheqje. T’i marrim gjërat me radhë. Në aktet e fundit që po shkatërrojnë gjithçka, nuk janë fajtorë adoleshentët, por janë ata që qëndrojnë prapa tyre, të cilët, jo vetëm nuk kanë dalë të thonë edhe një fjalë të vetme, por edhe me aktin në pamje të parë të thjeshtë atë të heshtjes, nxitin dhunën dhe shkatërrimin.
Opozitarëve u është bërë mendja “top” që me “këllqe” nuk fitojnë dhe kjo i detyron të t’i kthehen kulturës primitive, “o hop, o top”! “Hop”, nuk bëjnë dot, rrugë tjetër nuk kanë dhe kjo i detyron të shkatërrojnë e të djegin që mbase e rrëzojnë qeverinë, e cila meriton të rrëzohet, por jo me këtë rrugë që kanë zgjedhur “allçakët” e opozitës! A do të vijë një ditë e të shohim në protestë ata që vuajnë për bukën e gojës?
Nuk ma merr mendja. Në protesta do të shohim ata të “majmurit”, të nxitur nga “super të majmurit” që jo vetëm nuk vuajnë për bukën e gojës, por djegin e shkatërrojnë për të fshehur “bukën” që ua kanë vjedhur qytetarëve. Për këtë, “sebep” u bë jeta e një të riu. Të qëndrojmë shtrembër e të flasim drejt. Qytetarët, janë të zemëruar edhe nga politika e këtyre tetë viteve të “rilindjes” dhe në një farë mase këto protesta, janë edhe një hakmarrje për politikën e ndjekur. Mazhoranca, nuk mundi të justifikojë besimin që i dha elektorati dhe kjo e bën atë fajtore që në këtë mes, ka pjesën e saj. Si e tillë, qytetarët kërkojnë ndryshim, nuk kërkojnë rotacion të pushtetit.
Por, ja që “halabakë” të tipit Basha, fërkojnë duart e zgërdheshen tek shohin që shkatërrimet e djegiet, po ua “sjellin” pushtetin në tavolinë, këtij “tartufi”, këtij hipokriti, këtij të paafti pa pikë personaliteti që kërkon të bëhet Kryeministër, vetëm e vetëm se këtë e kërkon Basha. A e meriton ky “kallëp” të shkojë në familjen Rasha për ngushëllime sepse e ndjen këtë tragjedi të kësaj familje?
Po të ishte nga ata burra ky “bythec” do të kishte shkuar edhe në familjet e atyre katër vetëve që vrau kur ishte Ministër i Brendshëm, por jo vetëm nuk u shkoi atyre për ngushëllim, por asnjë qime nuk lëvizi, e jo më të jepte dorëheqjen.
Kur themi që qytetarët kërkojnë ndryshim dhe jo rotacion, miopia e Bashës, arrin deri atje sa të kërkojë që ky “Yrnek” të vijë në krye të qeverisë që Shqipëria, të eci jo me hap, por me vrap në rrugën e fatkeqësive. Ku i ka “kalanderët” e vet ky “biçim” kryeministri i ardhshëm që të dalin në podiumet e përditshme e të bëjnë thirrje të ndalojnë dhunën dhe shkatërrimet?
Nuk dalin sepse janë në unison të plotë me to dhe kjo është “vetëvrasja” më e madhe që kjo parti e djegieve dhe shkatërrimeve e ka filluar qysh përpara tridhjetë viteve. O Basha, populli kërkon ndryshim dhe jo rotacion, të kërkosh ndryshim do të thotë të ikin nga skena politike kjo shpurë politikanësh sepse këta, nuk e kanë hallin tek i riu që u vra, por tek mbrojtja e tërë atyre që kanë vjedhur. Këtë, vetëm Basha nuk e kupton.
Nga ana tjetër na del “Sufleri” i Bashës dhe thotë: “Një vrasje shtetërore mizore, mbas shpine e të riut Klodian Rasha nga kriminelët me uniformë të Edvin Kristaq Xhelatit… Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë krim të shëmtuar, dëshmi e mbushjes së narkoinstitucioneve me vrasës të paguar dhe kriminelë të rrezikshëm”. Pu, pu, pu çfarë kuje, për të vënë duart në kokë. Kush e thotë këtë?
E thotë ai që është iniciatori dhe nxitësi i dhunës, i vjedhjeve, i vrasjeve i sa e sa tragjedive, të nënave e fëmijëve të këtij vendi. Sikur të mos e njihnin qytetarët se cili është, hajde de, por të thotë këtë ky njeri që e njohin “dhëmbë e dhëmballë” se cili është, kjo është fatkeqësi.
Ky është nxitësi i përçarjes veri jug, ky është nxitësi i vjedhjes së votave, ky është i Gërdecit dhe vrasjeve në bulevard, ky është i puçit të vitit 1998 e sa e sa të tjerave që nuk numërohen. Po aq fajtor sa ky, është edhe “Rilindja” që është pajtuar me “bëmat” e tij. Duket sikur kjo periudhë e demokracisë, po na kthen në origjinë, në kohët më të errëta të primitivitetit që sidomos politikanëve, nuk u funksionon fare logjika.
Ja të marrim një politikan me funksione të larta në të kaluarën e të tashmen, një profesor doktor me grada por jo me mend, që thotë: “Të na e japin vetëm emrin e policit vrasës sepse më pas, e dimë vetë ne se çfarë do të bëjmë”! E keqja për këtë “mavri” është polici, jo njerëz si ky me grada shkencore.
Ta thotë këtë Stresi edhe i falet, por jo një intelektual me grada shkencore. Meqë më doli përpara Stresi, ky i bëri thirrje kolegut të tij Ilir Meta, që të delte në shesh e të vihej në krye të turmave, por Meta, nuk doli. Po pse vallë?
Me siguri që po të delte do të kërcente në gjunjë dhe do të formonte shqiponjën me pëllëmbë, gjë që do të binte ndesh me aktet vandale dhe nuk doli nga “kuvlia” e tij, por preferoi të qeshë atje, të fërkojë duart duke u shprehur: “Duhet të bashkohemi sepse rrugë tjetër nuk ka” dhe më tej: “Drejtësia, të marri masa për dhunuesit e protestuesve”! Dakord, për dhunuesit, por edhe për shkaktarët e dhunës si puna juaj”!
Ka një veti të çuditshme ky President që të bën për të qeshur sepse është autori më i “thekur” për përçarje dhe bën thirrje për bashkim! Ky është njeriu më tipik i atij që e ka nga injoranca dhe kjo, e pleksur me ethet e pushtetit dhe për të mos i dalë të palarat që i ka bërë këtij populli, kërkon “tymnaja” që të fshihet.
Ka edhe shumë të tjerë politikanë, por pa i përmendur të gjithë janë të të njëjtit “kallëp”! Jo pak përçajnë disa “të mençur” nëpër media vizive dhe të shkruar që po t’i dëgjosh e lexosh është pak të thuash që bëhen “zjarrvënës”! Por le ta lëmë për një herë tjetër.
Injoranca, urrejtja, egërsia, etja për pushtet po zënë vendin e dashurisë dhe tolerancës. Krahas të tjerave, vetëm opozita nuk po e kupton se si po “vetëvritet” përditë, se si po ”vetëdigjet” përditë, duke i bërë “nder” qeverisë aktuale!
Koha po u jep te drejte…Serbise dhe Greqise qe deshironin ndarjen e Shqiperise midis tyre….me argumentimin..se kjo turme primitivesh nuk civilizohet vetvetiu….por duhet dikush tjeter tju “lexoje letrar” ….sic duket paskan pasur te drejte…
Ti Pandeli me kujton nje fshqatarin tone qe qe budalla..dhe i thoshim si Pandi..Ti ne fakt je i mencur, porhiqesh ,budalla si Pandi…Hiqesh demek sikur tere klasa politike qenkan te keqij,edhe Luli,qe partia jote do qe ti zere vendin,edhe Meta,por per ate flet megjithement,qe eshte nje president, qesharak,por Salen si nuk ta nce goja, ta permendesh..hahahaTi mesiguri je i ndonje partie te re..si ajo e Astrit Patosit,,apo i Rudina Haidarit, apo,I Jozefines, por jo i Murizit, se ate se kafshoni dot..Shkurt hesapi, ti dhe ata qe te mesojne,ini kelyshe te Sali Berisha.
Saper Ramen,ti rruani leshte,se ai eshte shpresa e keti popullit…..
Faleminderit që shkruan Pandi .Sot më shumë se kurrë ka nevojë për njerëz si ti.
Gjysmë hartimi ke shkruar Pandi.
ke te drejt zotri per nivelin e disa policeve qe sic thua ti vijne nga dhite.E para te kultivosh dhi eshte tradite e mbare shqipetareve ne te kaluaren dhe besoj p qumehtin e saj nukm besoj se do beheshe aq sa je. E dyta ata te kulturuarit apo qytetaret sic ta ka enda ty nukmbegenisin te behen polic..Ahre nga do ti gjejme keta polic aq te nevojshem per ruajtjen e rendit ne vend…nga hena?…Po ke djale te kulturuar coje polic pse se con ?.. apo dhe ti je si ata qee thone policine ta beje kushe te doje une di vec kritika..
e pse je lodhur kot me gjith kete hartim , nuk e thua dot o dobiç qe fatkeqesia e shqiptareve eshte saliu dhe meta, dhe mbyllet hartimi, por po i fut te gjithe ne nje thes.
Nje nga shkrimet e pakta qe ja vlen ta lexosh.
Sikur te kemi ne udheheqje te vendit njerez si zoteria qe ka shkruar, nuk do ishim ne kete gjendje!
https://lecanton27.ch/amnnesty-international-denon-vrasjen-e-te
Po mir Saliu e Meta ne pidh te semes te shkojn, po ti harrove te birin e Kristaqit mo qe del ne Amerik si dordolec, qe ne erope heq breket qe ti hypi Turku njehere, dhe ky flliqesire do na beje shtetin.