Danimarka dhe Eriksen kanë marrë vendim që lojtari të rikthehet sërish në fushën e lojës. Mesfushori pësoi një arrest kardiak pak ditë më parë në sfidën ndaj Finlandës, ndërsa për fat të mirë arriti ta kalonte pa pasoja të rënda.
Ditën e sotme, Kombëtarja e Danimarkës përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se mjekët e klubit pas konsultimit edhe me shumë mjek të tjetër kombëtar dhe ndërkombëtar kanë marrë vendim që lojtari të operohet dhe do të ketë një stimbulues kardiak në trup (ICD).
Një gjë e tillë është pranuar edhe nga vetë lojtari pasi nuk dëshiron që të mbyll karrierën e tij në moshën 29-vjeçare. Eriksen nuk do të jetë lojtari i vetëm që luan me një stimbulues kardiak në trup pasi një gjë të tillë ka bërë edhe Daley Blind, mbrojtësi I Hollandës dhe i Ajax që vitin e kaluar kishte probleme me zemrën.
Postimi i Danimarkës:
“Pasi Christian ka kaluar në ekzaminime të ndryshme të zemrës është vendosur që ai duhet të ketë një ICD (stimbulues zemre). Kjo pajisje është e nevojshme pas një sulmi kardiak për shkak të shqetësimeve të ritmit.
“Christian ka pranuar zgjidhjen dhe plani është konfirmuar për më tepër nga specialistë në shkallë vendi dhe ndërkombëtar të cilët rekomandojnë të gjithë të njëjtin trajtim.
“Ne inkurajojmë të gjithë që t’i japin Christian dhe familjes së tij paqe dhe privatësi herën tjetër.”
eeee tani ma hengre. Po le futbollin te la dashnorja