Meta takohet me ministrin e Jashtëm Italian: Partner strategjik i Shqipërisë në mbështetje të integrimit në BE

2 Nëntor 2021, 11:31Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta, gjatë vizitës së tij në Itali ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë Luigi Di Maio.

Kreu i shtetit shkruan se Italia është një partner strategjik i vendit tonë, me rol proaktiv në mbështetje të perspektivës evropiane.

‘Një takim i ngrohtë në Romë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio, në punimet e Konferencës Ndërkombëtare “Rrugë të reja për t’u përkujdesuar – Bota pas Pandemisë së COVID-19″.

Italia është një partner strategjik i Shqipërisë, me rol proaktiv në mbështetje të perspektivës tonë europiane, marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale me të cilën meritojnë të fuqizohen më tej, në të gjitha fushat.

Komuniteti arbëresh dhe emigracioni shqiptar në Itali, urë e rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.’, shkruan Meta.

1 komente në “Meta takohet me ministrin e Jashtëm Italian: Partner strategjik i Shqipërisë në mbështetje të integrimit në BE”

  1. Sul Koburja says:

    Ky edhe baba aliun me taku nuk ka shprese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje