“Kam antitrupa”, kryeministri malazez, lideri i vetëm evropian që nuk u vaksinua kundër COVID

11 Nëntor 2021, 17:23Rajoni TEMA
“Kam antitrupa”, kryeministri malazez, lideri i vetëm evropian

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç deklaroi se nuk do të vaksinohet kundër koronavirusit për shkak se ka një numër të mjaftueshëm të antitrupave.

Krivokapiç është kështu i vetmi lider në Evropë që nuk e ka marrë vaksinën. “Numri im i antitrupave po rritet dhe nuk e di nga ka ardhur ky fenomen. Në momentin që numri është nën 100 do të vaksinohem”, ka thënë Krivokapiç, duke theksuar se gjithmonë do t’i ndjekë këshillat e mjekut të tij.

Krivokapiç shpesh është kritikuar nga publiku malazez për shkeljen e masave epidemiologjike, veçanërisht në tubimet fetare të Kishës Ortodokse Serbe.

Sakaq, portali Analitika i Podgoricës vuri në dukje se Mali i Zi tani është i vetmi vend në Evropë, qeveria e të cilit udhëhiqet nga një kryeministër i pavaksinuar.

2 komente në ““Kam antitrupa”, kryeministri malazez, lideri i vetëm evropian që nuk u vaksinua kundër COVID”

  1. Kalec Dega says:

    Kush mendon qe Imuniteti Natyral duhet te zevendeshet me cfaredo vaksine, duhet te mare vaksinen , sidomos ate Moderna.
    SHKENCA e Rames, Billit, Fucit dhe globalisteve qe po i kundervihen shkences se vertete.
    =

    Bravo, tregoja bagetise se Billit e Sorrosit….

  2. o te paditur says:

    antitrupat nuk luajne as nje rol ne smundjet
    qe jane te skaktuara nga virozat
    detyra e antitrupave eshte ne jnfeksjone bakterjale
    qelizat T jane ato qe jane mbrojtja kunder viruseve.
    Zoti ju falte se nuk dini cfare boni
    kur qorri prin qorrin te dy bin ne grop!
    shkoni e fusni koken si baktia ne kular

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje