Muli propozon dekoratën “Llazorja” për Evis Kokpalarin

19 Nëntor 2021, 17:55Antena TEMA

Pas angazhimeve të fundit në Foltore të veprimtares Evis Kokpalari, kundër grave të PD që nuk janë me Doktorin,

Muli i propozoi Ilir Metës dhënien e dekoratës “Llazorja”:

“Të dashur demokratë!

Sot i propozova Ilir Metës t’i japë veprimtares sonë Evis Kokpalari, dekoratën “Llazorja”, një dekoratë e cila nënkupton karakterin luftarak të gruas demokrate kundër shfaqjeve të huaja në partinë tonë.

Siç e keni vënë re, Ervis Kokpalari ka treguar vigjilencë të lartë dhe gatishmëri për t’iu përgjigjur thirrjes së Doktorit në luftë kundër grave të PD.

Këtë veti e ka pas të shquar qysh në rininë e saj të herëshme, kur shoqet e thërrisnin “Sudja” jo se merrej me piramida, por se merrte gjithnjë përsipër gjëra që nuk i kuptonte, mjafton t’i shërbente një tjetri.

Disa gojëkëqinj thonë se i thoshin Sudja ngaqë ishte e shëmtuar, por kjo nuk është e vërtetë se ka qenë gjithnjë me sharm.

Dhënia e dekoratës “Llazorja” është një inkurajim për çdo grua tjetër të Foltores, që ato gjëra që nuk i thotë Doktori, t’i thonë ato kundër grave, me qëllim që të marrin vlerësimin e duhur nga demokratët.

Tani që Foltorja ka dhe himnin e saj, ku përfshihet vec luftës me armë, dhe lufta me dhëmbë, “Llazorja” është një inkurajim dhe për luftën e madhe që na pret më 11 dhjetor, për pushtimin e selisë së PD.

Zoti Meta shprehu gatishmëri të lartë për këtë titull dhe personin që do ta merrte dhe më kërkoi leje nëse mund t’ia jap këtë dekoratë dhe Tit Vasilit, por unë i thashë që është vetëm për gra luftëtare, jo për burra”.

3 komente në “Muli propozon dekoratën “Llazorja” për Evis Kokpalarin”

  1. Dardn says:

    Kokepalara – trushpelara- Evi agjente e Agimeve te Arta.

  2. Prind says:

    Hahahaha sa e goditur, ,Sudja qe flet me theks amerikan ?,
    Edhe mbesa ime qe ka lindur ne amerike e flet me mire shqipen se kjo kokepalara.
    Sa per brockullat qe flet, titullin Llazore e ka pak- me mire do i shkoje titulli “Buça Blu”.

  3. tirona says:

    Tani patrioti me i madh i kombit shqiptare mbrohet nag dy gra njera serbe (LirIJe berishara) dhe tjetra greke (Evija kokpalara).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje