Gimçja i shpjegon Mulit skemën si rrëzohet Rama

12 Gusht 2023, 17:53Antena TEMA

Muli sot përsëri nuk ishte i qetë.

Gjithë portalet e Foltores kanë marrë në mbrojtje Ramën për kullën dhe kjo e kishte vënë në siklet.

Thirri Gimçen i mërzitur, duke menduar që i ka paguar ai.

-Po pse u kë dhënë lekë këtyre portaleve tona mo burrë, i tha.

Se këta tani na janë bërë të gjithë me Ramën.

-O byrazer. Po të kam thënë o mos e rruaj fare për këtë.

Për ata byth…at bëhesh merak ti.

Fola me Ramën, i thashë mos ki merak se flas unë me Zenin, se më tha Zeni fol me Ramën ça të bëjmë për këto portalet, dhe i thashë Zenit mos e ngatërro Ramën se e zgjidh vetë.

-Po si t’ua shpjegojmë që duke mbrojtur Ramën, i kemi punët mire?

-Po budalla je ti mo. Ja ta them.

Ne mbrojmë Ramën, mërziten këta të Ramës, pastaj ne marrim kullën bëjmë ndonjë lek, vijnë zgjedhjet e mundim Ramën, se këta janë të mërzitur.

Po e thjeshtë o byrazer, ja shpjegova dhe Doktorit, i thashë më tha Zeni kështu kështu për portalet, më tha mirë ju e dini këtë punë.

Po kështu o bëhet. 

-D.m.th, tha Muli, të bëjmë sikur jemi me Ramën thua ti?

-Po patjetër o byrazer. I thashë Ramës ata i ke me vete në çdo kohë, mos ça kokë se Shtufi është i druajtur, si thotë dot.

Më tha Zeni je i sigurtë që Rama nuk lëviz, i thashë më tha Rama gjallë në botë.

Mirë tha Zeni, që të jem i sigurtë që ti fus një të sharë për 20 për qindësin, mos të merem me lejen.

I thashë Zenit thuaj ça të duash Ramës, se kam fol me Ramën të thotë Zeni ça të dojë.

-E mora vesh, tha Muli.

Po mos fol kaq shpejt se më duket sikur më zë makina, se si mbaj dot mend.

1 Komente

  1. D
    Davidi

    Mire e ka Gimi, mos u merrni me bythqirat e Temes dhe femrat e lexuesve te rregullt te saj.

    Lini një Përgjigje