Muli thërret Gimçen e Kullës për konsultime 

11 Gusht 2023, 17:53Antena TEMA

Pas debateve të forta sot paradite, Muli vendosi të pijë njëherë kafe me Gimçen e kullës.

Ai është personi kyç për kullën.

Natën ri me Zenin se janë komshi tek vila, ditën me Ramën dhe është i informuar.

-Si do vej ky hall, i tha Muli?

Janë tërbuar demokratët nga kjo punë e kullës.

-Po çe rruan o byrazer atë byth..in dëgjon ti o.

Po rri bre pse merakosesh. Isha tek Rama, fola me Ramën, i thashë po ç’është ky muhabet o byrazer se i thashë dhe Zenit, e shikon ça bën o, më tha Zeni, po ça të bëjmë, është faji i Ramës që nuk ua mbledh, të mijte nuk po flasin.

Po s'bëhet kështu o byrazer, po duhet pak rregull, i thashë Ramës, më tha Zeni duhet pak rregull, pastaj i thashë Zenit më tha Rama s’kam çu bëj gazetarëve unë, më tha Zeni thuaj Ramës këto mos mi thuaj mua, pastaj më tha Rama i thuaj Zenit ç’punë kam unë me derdimenët e shtypit....

Po ça të them o byrazer, më doli fryma.

Ngela në vapë këtë, familja pret në Nisë, jahti ka dy javë s’ka dalë në det, maces së vogël i ka dalë një sëmundje tek thonjtë dhe qan tërë natën, të la pa gjumë o byrazer. Ça të them.

-Ore, ça do bëjmë për këtë kullën them?

-Po për kullën o po flas. Ngela duke i sqaruar gjërat.

Po le bre byrazer se ja fusin pordhës për Zenin.

Zenin e kam si vëlla, budalla jam unë t’i lëmë në emër të Zenit letrat, nuk i di hallet unë o.

Po vetëm Shtufin mbaje pak afër, se ai ngaqë pyet Zenin për çdo gjë dhe mund t’i ikë ndonjë llaf, po mos e ça kokën o byrazer se nuk pjerdhim për kata lapangjozët ne. 

-Po çfarë do bëjmë për kullën, si t’i sqarojmë demokratët që je ti me Shtufin, dhe jo Zeni?

-Po sqaroi bre byrazer, thuaj dhe vilat i kemi të ndara, po të ishim bashkë do t’i merrnim të ngjitura me një mur.

Ç’të të them tjetër, ja këto gjëra janë.

1 Komente

  1. S
    Sara

    fiks Gime palla

    Lini një Përgjigje