Muli ngre grup pune për instagramin e Karminës 

10 Gusht 2023, 17:48Antena TEMA

Muli sot thirri me urgjencë Lelon për të ngritur një grup pune për të instagramin e Karminës.

-Duhet të fshihet çdo gjë që ka lidhje me pasuri të patundshme të Zenit, tha.

Do na hedhë në erë. Mbrëmë ishim në krizë të fortë.

Ta pranojmë, mos ta pranojmë që fle tek shtëpia e Shtufit.

Siç e di, bëmë gati dhe plan evakuimi. Por ajo nuk pranoi.

-Unë tha kam kujtime këtu, nuk mund të iki natën.

Në fund të fundit e kam marrë vet me qira.

Unë e mbaj burrin me lekë dhe shtëpi.

Unë e paguaj qiranë.

Dhe kështu doli e pranoi që fle aty.

Tani të paktën t’i fshijmë gjërat nga Instagrami.

-Nuk është aq e lehtë, tha Lelo.

Vërtet do fitojmë më shumë qetësi për Zenin, por do humbasim një blogere.

Do t’i varfërojmë asaj Instagramin.

Në fund të fundit Instagrami i saj mund të jetë justifikim më i fortë për pasuritë, se sa të ardhurat e Zenit.

-Atë e di unë, tha Muli.

Por puna është se tek Instagrami i Karminës dalin pronat e të gjithëve.

Dhe do na fusë shumë vetë në telashe.

Ndaj është më mirë t’ia pastrojmë.

Më mirë një blogere më pak, se një të burgosur më shumë.

-Po mire, të marrim këtë Lir Shtufin të na tregojë të kujt janë pronat, që t’i pastrojmë. 

-Lirit duhet t’ia tregojmë ne një here, pastaj ta marrë vesh.

Nuk është se i di të gjitha.

Duhet ta udhëheqim vet këtë punë. Na zuri ky hall.

1 Komente

  1. S
    Skerdi

    Hahahaha.. Mero Baze shyqyr qe je.

    Lini një Përgjigje