Muli mori detyrë sot të bëjë gati grupin e punës për ngritjen e Prokurorisë speciale të Foltores.
Detyrën kryesore në këtë aspekt e ka Lelo.
-Duhet të thërrasësh Brisin, tha, dhe të rinxjerrim dhe një herë të gjitha çfare kemi thënë për inceneratorët dhe të themi që janë fakte të reja.
Për fat të mirë këtu njerëzit harrojnë çfarë kanë dëgjuar dhe mund t’ua tregosh përsëri.
-Patjetër, tha Lelo.
Ja kam bërë gati gjithë skedarët se si do përqendrohet puna dhe ku do godasim në hetimet tona publike.
-Në disa raste Brisi duhet të bëjë dhe si e penduar kur ka qenë në qeveri me “Tigrin” dhe Ramën dhe të tregojë dhe detaje konfidenciale.
-Këtë nuk ja kërkoj dot, se mund të më keqkuptojë, tha Lelo.
Por po i them të tregojë dhe ndonjë përvojë të saj.
-E bën ajo, tha Muli, se tani me PS është prish, me LSI është prish, dhe Belo i ka mbetur.
-Ke të drejtë, tha Lelo. Do të përpiqem ta bind dhe për këtë.
-Skema do të jetë e qartë. Çdo ditë do nxirret nëj fakt i ri dhe do thuhet që e kemi nga Beni.
Por këtë ta thotë Brisi, se ajo është e besueshme.
Belua vetëm të tundë kokën dhe të thotë “e shikoni çfarë kanë bërë?”
-Dakord, tha Lelo. E vetmja pikë që duhet të sqarojmë me Doktorin është që ai të flasë me Benin që të mos japë intervistë në ndonjë medie tjetër.
-Nuk ka rëndësi kjo, tha Muli.
Nuk është se Doktori ka lidhje me Benin, por ai e di që Beni nuk flet dot.
Ndaj ka zgjedhur këtë skemë.
Po foli pastaj do themi që e ka kërcënuar Lali Eri me Ramën.
Lini një Përgjigje