Muli bën raportin e dytë përmbledhës për përçarjen e Foltores 

2 Qershor 2022, 20:02Antena TEMA

Pas degradimit të luftës brenda Foltores dhe sidomos betejës së Kokpalarit ndaj Këlliçit, Muli u ul t’i bënte një raport të dytë Doktorit, për këtë situatë:

“Përshëndetje Doktor!

Në vazhdim të informacionit të djeshëm, ju njoftoj se situata brenda Foltores po ashpërsohet ndjeshëm.

Qysh në orët e para të mëngjesit kanë vazhduar sulmet e zonjës Kokpalari ndaj grupit të dyshuar për vjedhje votash brenda PD.

Kokpalari ka marrë 273 like në gjysmë ore, që tregon se ka mbështetës për akuzat e saj.

Këlliçi ka marrë 198 like për gjysmë ore, që tregon se votat reale të tij nuk janë ato që ka deklaruar.

Kokaplari ka zbuluar 9 agjentë të infiltruar nga Këlliçi në Këshill Kombëtar, më shumë se sa i takojnë, dhe ata janë maskuar si mbështetës trumpistë, gjë që nuk certifikohet nga Kokpalari.

Nga ana tjetër, Këlliçi ka zbuluar se kjo Kokpalari ka hyrë përmes Greqisë dhe është takuar me Mero Bazen diku nga Përmeti, në mënyrë të fshehtë.

Këtë e ka zbuluar Fundo, që monitoron pjesën juglindore të Shqipërisë.

Kjo ka ngjallur reagime të shumta brenda Foltores dhe disa prej tyre sot munguan dhe në ceremoninë e të ndjerit Nishani, pasi rrezikonin të përlesheshin me njëri- tjetrin.

I vetmi moment prekës ishte kur ju qavët gjatë ceremonisë dhe atë moment është vendosur paqja, pasi me të vërtetë ai njeri e meritonte respektin, pasi është i vetmi që të qëndroi besnik deri në vdekje.

Ne të tjerët të gjithë jemi të paragjykuar nga Luli besëpreri.

Tani situata është acaruar shumë dhe pritet nga momenti në moment që Kokpalari të lëshojë një breshëri sulmesh të reja ndaj Këlliçit.

Më njofto si të veproj.

Nuk është e vërtet që e nxis unë Kokpalarin, por po ashtu nuk është e vërtetë se ajo gënjen.

Në shumë gjëra ka të drejtë.

Pres përgjigje sa më shpejtë”.

1 Komente

  1. D
    Dhjetoristi

    Thuhet që mushka nuk pjell,këtë e konfirmon dhe shkenca,por ja që polli mulin sekretar , gomari Berisha megjithse nuk i punon,këtë radhë e qëlloj dhe mbajtsin e uturakut e gradoj. Bravo pd-ë rinovim e hapje ekselente,mjerë opozita në Shqipëri tashti simpatizantëve kur të mblidhen parrulla e ndjelljes është Muli,Muli...... tagjinë e ka Saliu , se Muli i ka duart e zëna me uturakun e bacës,aferim...

    Lini një Përgjigje