Pas shpërthimit të Kokpalarit kundër zgjedhjeve në Kryesinë e Foltores, Muli është i shqetësuar, pasi shumë “foltoristë” mendojnë se Doktori po humbet dhe mbështetjen e Trumpit.
Reagimi i Kokpalarit kundër dy më të votuarve në Kryesi dhe mbështetja e saj e hapur për Bylykbashin dhe Shehajn, rrezikon Mulin që të marrë postin e premtuar për sekretar të Përgjithshëm.
Për këtë arsye, Muli vendosi të bëjë një sqarim për anëtarët e Këshillit Kombëtar që do votojnë më 3 qershor për organet drejtuese:
“Të dashur anëtarë të Këshillit Kombëtar!
Ditët e fundit keni vënë re se përfaqësuesja e SHBA në PD, zonja Kokpalari, ka reaguar negativisht ndaj zhvillimeve në parti dhe sidomos zgjedhjes së Kryesisë së re.
Nuk dua të hyj në gjëra personale, por duhet të bëj të qartë një vijë të kuqe, që nuk duhet ta kalojmë të gjithë.
Të gjitha këto trazira në PD dhe përçarje na kanë ardhur nga SHBA.
Deri më dje mendonim se Lul Basha, si njeri i besuar i amerikanëve, do t’i donte të mirën PD.
Po ju e patë që na nguli thikën pas shpine.
Pas Lul Bashës kjo na u shfaq si përfaqësuese e SHBA në PD.
Dakord, e pranuam dhe e besojmë që ajo është në luftë me Sorosin.
Por të mos harrojmë se në fund të fundit nga SHBA na vjen dhe agjente e tyre është.
Për të qenë të sigurtë deri në fund, ne nuk duhet të lejojmë askënd që ka lidhje me SHBA, të depërtojë në krye të PD.
Nëse në krye të PD depërtojnë njerëz të rekomanduar nga SHBA, qoftë dhe ata që hiqen si miqtë tanë, ekziston rreziku që një ditë ata të përdoren kundër Doktorit.
Ndaj sa më larg t’i mbajmë njerëz me lidhje të tilla, aq më mirë.
Zonja Kokpalari po përpiqet të krijojë një agjenturë të re amerikane në krye të PD, që ta hedhë në erë kur t’u duhet atyre.
Këtë nuk do ta lejojmë më.
Ndaj jini vigjilentë në votime dhe mos na detyroni të korrigjojmë vullnetin tuaj për hir të së ardhmes së PD.
Amerika ose do t’i bjerë në gjunjë Doktorit, ose do rrijë pas dere.
Me agjentë të futur nga dritarja nuk ecim përpara”.
Gati është Muli/ që të bëjë adetin/ PD tridhjet vite/ Korrigjon vullnetin! ... . . . P.S. @Recupero Po e lë të hapur/ Nuk po i vë fundin/ Hajde, si përherë Që të më hash mutin!