Pas deklaratave të forta politike të Luizit pro Foltores, Muli shikon një rritje të madhe të popullaritetit të PD. Është kjo arsyeja që ai sot thirri Lelon për ta diskutuar këtë çështjen e sondazheve të javës së fundit.
-Këto sondazhet e kësaj jave duhet t'i përgënjeshtrojmë tha Muli. Janë bërë para deklaratës së Luizit dhe nuk paraqesin realitetin.
-Ashtu është tha Lelo. Por ndoshta reflektohet mbështetja javën tjetër. Fjalimi i Luizit ka qenë shumë mbresëlënës. Unë takova Tit Vasilin dhe ai po qante nga gëzimi .
-Puna është të ndikonte këtë javë tha Muli. Duhet të sajojmë një fabulë që Rama i ka porositur sondazhet para se të fliste Luizi, me qëllim që të duket sikur PD nuk ka mbështetje.
-Duhet ta mendojmë tha Lelo. Është ideja që të krijojmë besim se Luizi do fitojë ngaqë e mbështet PD dhe jo se PD do fitojë ngaqë e mbështet Luizi. Se PD fiton dhe pa Luizin. Kjo ka shumë rëndësi, se ndryshe na bëhet Luizi kryetar dhe fillon prapë përçarja në krye të PD.
Madje duhet të tregojmë se vërtet PD është e ndarë mes Foltores dhe Alibashës, por ama ka një bazë të gjerë votuesish që ngrihen mbi këto mëri dhe bashkohen me Luizin.
-Është shumë e qartë tha Muli. Sondazhi real është Luizi jo këta Tv e blera nga Edi Rama. Atë se blen dot. Po fitoi ai ne e kemi të fituar. Këtë besim duhet të ngjallim.
-Atëherë e zgjidhim kështu, tha Lelo. Çdo të shtunë ne bëjmë një sondazh sa është mbështetja për Luizin në Shqipëri dhe këtë e quajmë mbështetje për Foltoren. Kështu e shtyjmë deri në zgjedhje. Nuk kanë rendësi sondazhet e tjera.
Lini një Përgjigje