Muli xheloz që Doktori lejon Çim Pekën si agjent të lali Erit 

18 Shkurt 2023, 19:17Antena TEMA

Pas disa deklaratve publike të Doktorit, i cili në përpjekje për të bërë diversion, ka shpallur Çim Pekën ndërmjetës mes tij dhe lali Erit, Muli u bë shumë xheloz.

I mërzitur thirri Lelon se si duhet ta interpretonin këtë punë.

-E ka shkollën e vet këtë, tha Lelo. Mos i ndërhy.

Gjithë ëndrra e tij është se si të bëjë diversion brenda socialistëve.

Çim Pekën e ka zgjedhur jo se është ndërmjetës, por se dyshon vërtet që ai merr ndonjë lekë nga lali Eri.

Dhe më këtë rast me një gur vret dy zogj.

Dhe lali Erin e shpall agjent të tij, dhe Çim Pekës i lë të kuptoj se ti di horrllëqet.

-Mirë e ke ti, po demokratët tani kanë filluar besojnë më shumë tek Çim Peka, se tek unë.

Se unë u premtoj se do vijmë ndonjë ditë në pushtet dhe do t’i ndihmoj.

Kurse Çim Pekën e shikojnë si njeri me pushtet dhe shkojnë të gjithë pas tij.

-Epo ose duhet të pranojmë se i kemi idealista këta revolucionarët tanë, ose i kemi pragmatistë.

Po i kemi pragmatistë, atëherë ata i blen direkt lali Eri, s’ka pse përdor ndërmjetës Çimin.

Kështu që nuk ke pse bëhesh xheloz.

-Idealistë hiqen të gjithë, derisa nuk kanë ndonjë ofertë, tha Muli.

Puna është se tani e kanë një ofertë dhe do na bëhet Çimi kryetar partie.

Aq më tepër pastaj duket sikur Doktori e ka shitur Belon derisa komunikon me lali Erin përmes Çimit.

-S’ka problem, tha Lelo.

Ndërtojmë një fabulë që Çim Peka është mërzit me Belon se ka deklaruar që nuk ka punë me këta të ardhurit në Tiranë, se është tirons i vjetër.

Dhe për këtë arsye është me lalin Të tjerët do jenë me Belon.

-Po në partinë tonë e gjete këtë fabulë ti, tha Muli!

Po ne i kemi 70 për qind nga Mati e sipër dhe 20 për qind nga Shkumbini e poshtë. Të tjerët nga Kamza. 

Lini një Përgjigje